Parqet kombetare te Amerikes

Disa nga bukuritë e rralla të Amerikës gjenden në parqet e saj natyrore që përbëjnë një pasuri kombëtare.

Parku Zion në shtetin Jutah dallon për kanionet e thella dhe madhështore
Këto kanione janë formuar nga shkëmbinj me ngjyra magjepëse që krijojnë një kontrast madhoshtor me pejsazhin shkretinor

Parku Mesa Verde ose Tavolina e Gjelbër
Parku Mesa Verde ofron një udhëtim të mrekullueshëm në jetën e banorëve pueblo, të cilët jetuan këtu për mbi 700 vjet

Grand Titon në Uajoming, një pejsazh mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë tejet të pasur
Formacionet glaciale të epokës së akullit u dhanë majave të malit formën e katedraleve dhe gërryen kanione të thella nën to

Parqet kombëtare të Kalifonisë Lugina e Vdekjes dhe Pema Xhashua
Në shkretëtirat e gjera të Kalifornisë këto dy parqe tërheqin dhe mahnisin vizitorëtë shumtë

Parku Olimpik, një kompleks shkrepash të thepisur, shkëmbinjsh të rrumbullakët dhe përplasje dallgësh
Kjo mrekulli e natyrës me lloje të shumta drurësh të egër duket si një vend i ngrirë në kohë

Parku kombëtar Grand Keniën në Arizona
Ky është një kanion i gdhendur nga Lumi Kolorado, një pamje që i kalon kufijtë e imagjinatës, me formacione gjeologjike miliarda vjeçare

Mali Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave
Ekspeditat amerikane që përgatiren për t’iu ngjitur Malit Everest stërviten në Malin Reinier

Sekuoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada, dëshmi të madhështisë së natyrës
Druri më i madh mes gjithë sekuojave mban emrin e Gjeneralit Sherman të Luftës Civile
Evërgleidz në Florida tërheq mbi një milion vizitorë në vit
Evërgleidz është një lumë, ndoshta më i pazakonti në Tokë, me një gjatësi mbi 1500 kilometra

Lasëni vullkanik në Kaliforninë veriore
Pamja më dominuse është maja Lasën, krateri më i madh vullkanik në botë dhe vullkani i skajit më jugor të Vargmalit të Kaskadave

Jellouston, parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara
Emri vjen nga Lumi Jellouston, por nuk dihet nëse vjen nga gurrët sulfurorë nën Kanionin e Madh apo nga bankinat e tij të rërës

Hot Springs, banjat e famshme termale në shtetin jugor Arkansa
Presidenti Tomas Xheferson i përfshiu Hot Springs në teritorin amerikan me Blerjen e famshme të Luizianës në vitin 1803

Gjiri Glacial, pejsazh mahnitës dhe laborator shkencor për qindra natyralistë
Mes masiveve të akullit dhe fjordeve piktoreskë, shkencëtarët mbledhin informacion për forcat e natyrës që i kanë dhënë formë Tokës

Pylli i ngurosur i Arizonës
Ky pejsazh është si një ekspozite tejet e madhe natyrore me fosile mbi 200 milionë vjeçare

Bryce Canyon, shpellë pa tavan apo pyll thepash shkëmbore?
Një cikël i pandërprerë erozioni dhe sedimentimi brejnë dhe ndërtojnë figurat shumëngjyrëshe shkëmbore

Big Bend, parku ku gjen male, shkretëtira, pllaja të gjelbëruara e burime ujore
Një orë udhëtim me makinë të çon nga brigjet e Lumit Rio Grande në majën malore rreth 1500 metra mbi të

“Dry Tortugas”, e kaluara e tij ushtarake, fauna e pasur dhe legjendat e piratëve
Ishte pikërisht ky vend, 100 kilometra nga brigjet e Floridës, ku ushtria e Unionit dërgonte ata që dezertonin nga radhët e saj

Tymnajat e famshme në kufirin mes Karolinës së Veriut dhe Tenesit
Në vitin 1983, parku u shpall nga UNESCO vend i trashëgimisë së botërore

Kanionlends, pejsazh mbresëlënës formacionesh shkëmbore dhe lumenjsh
Parku është i ndarë në katër pjesë: Ishulli Qiellor, Gjilpërat, Labirinthi dhe Lumenjtë

Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore
I njohur edhe si Strofkulla e Arriut, parku kombëtar Kulla e Djajve është një vend i shenjtë për shumë indianë të Amerikës

Shpellat Karlsbad, mrekulli e natyrës në shtetet Nju Meksiko dhe Teksas
Nga më shumë se 300 shpella të formacioneve gëlqerore në këtë zonë, 116 gjenden në parkun kombëtar Carlsbad Caverns

Okifenoki, mjedis që të tremb dhe të huton, por edhe të argëton
Me shtrirje prej 65 kilometrash, këneta ushqen nga 10 mijë në 20 mijë krokodilë

Kaktuset gjigande në parkun kombëtar Sahuaro të Arizonës
Ky park ka disa nga pyjet më mbresëlënëse të këtij gjigandi subtropikal në kufijtë e qytetit modern Tuson

Haliákala në Havai, shprehje e lidhjes së ngushtë të tokës me njerëzit
Ky vend mahnitës pasqyron histori të kulturës antike dhe moderne të Havait

Olimpik, parku kombëtar amerikan në brigjet e Paqësorit
Plazhet, majat me akull të maleve, gjallesat e shumta, të gjitha këto në Olimpik

Shenandoah dhe Rruga e Qiellit në Virxhinia
Secila nga 66 pikat e qendrimit përgjatë rrugës ofron pamje nga më të ndryshmet, sa piktoreske aq edhe frymëzuese

Kaskadat mahnitëse të Veriut
Majat me thepa të maleve, luginat e thella, ujvarat dhe mbi 300 shkëmbenj glacialë zbukurojnë kompleksin e Kaskadave të Veriut

Mali Rainier i krijuar nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial
Park me synime miqësore për mjedisin, në vitin 2016 i pastruar plotësisht nga dioksidi i karbonit

Shpella e Mamuthit në Kentaki
Vargu më i gjatë i shpellave nëntokësore me gjatësi të eksploruar prej rreth 450 kilometrash

Badlands, pejsazh kodrash të rrumbullakta dhe lëndinash me bar
Vizitorët e sotëm mbeten shpesh të mahnitur se fosilet e kuajve, krokodilëve dhe breshkave të detit janë pjesë e këtij pejsazhi

Liqeni i Kraterit, liqeni më i thellë në SHBA
Me një thellësi prej rreth 600 metrash, ai është liqeni i shtatë, më i thelli në botë

Liqenet e Mëdha, ndër bukuritë natyrore përgjatë kufirit SHBA-Kanada
Liqenet Superior, Huron, Michigan, Ontario dhe Erie mbulojnë sipërfaqen më të madhe të ujrave të brendëshme në SHBA dhe në botë

Roki Mauntën në Kolorado
Me një faunë tepër të pasur, pamje mahnitëse malore dhe aktivitete të shumta në natyrë

Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Çdo vit, rreth gjashtë milion vizitorë shkojnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të parë fuqinë bubulluese të Katar

Glacier në Montana, nje kopësht skulpturash akulli
Parku është në vetvete si një koleksion veprash arti, te gdhendura nga disa Mikelanxhelo mistikë

Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit amerikan
Përgjatë brigjeve të tij janë ndërtuar qytete të mëdha, ferma pjellore dhe monumente historike

Grand Titon dhe historia e tij
Vargmali Titon ngrihet i thepisur mbi luginat glaciale që strehojnë liqene të kthjellët të paprekur dhe Lumin Sneik.

Akadia në lindje të Misisipit
Në Mount Desert Island në brigjet e Maine-t, dielli ngrihet më herët në horizont dhe prek brigjet e Sheteve të Bashkuara

Uji, arkitekti i rreth 2000 harqeve natyrore në parkun kombëtar “Arches”
Pejsazh me kontraste të theksuara ngjyrash vezulluese, relievesh dhe formash si në asnjë vend tjetër

Liqeni i Kraterit, legjenda, historia dhe pejsazhi i tij piktoresk
Në vitin 1902, Kongresi i Shteteve të Bashkuara krijoi Parkun Kombëtar Crater Lake

Jellouston, parku me gejzerët dhe burimet termale më të shumta në gjithë botën
Vizitorët vinë në Jellouston për t’i shprehur nderimin tempullit të vjetër të besimit dhe për të parë ujvarat mahnitëse

Gjethet e Vjeshtës
Gjethet shumëngjyrëshe në stinën e vjeshtës krijojnë pamjen e nje pikture të mrekullueshme klasike

Biskejën dhe Evërglejds në jug të Floridës
Biskejën një nga pikat turistike më të vizituara në Amerikë, Evërglejds mburojë natyrore e ekosistemit të zonës subtropikale

Josemiti në Kaliforni
Me një shtrirje sa shteti Rhode Island, parku kombëtar Yosemite ka disa nga mrekullitë natyrore që thyejnë rekordet botërore

Grejt Smoki Mauntëns mes Karolinës së Veriut dhe Tenesit
Parku Kombëtar i “Grejt Smoki” ka më shumë drurë autoktonë se sa gjithë Evropa Veriore

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s