Parku kombetar i Korabit

Territori i propozuar për t’u përfshirë në Parkun Kombëtar të Korabit në Shqipëri përfshin komunat e Bushtricës, Kalasë së Dodës dhe një pjesë të territoreve të komunave në Sllovë, Fushë-Çidhen, Kastriot, Tomin, Melan dhe Maqellarë. Territori i propozuar shtrihet në lindje të Dibrës në kufirin shtetëror midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.Mali i Korabit, prej nga ka marrë emrin zona e propozuar për tu shpallur Park Kombëtar, është maja më e lartë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me një lartësi prej 2751 m mbi nivelin e detit. Territori i zonës që propozohet të shpallet zonë e mbrojtur karakterizohet nga një shumëllojshmëri formash të relievit të shoqëruara me formacione të mëdha shkëmbore, pjesa më interesante e të cilave janë formacionet e gipsit mbi të cilat rritet bimësia pyjore në kushte relativisht të vështira, duke krijuar në këtë mënyrë një ansambël magjepsës natyror me efekte të mëdha panoramike. Sipërfaqja e propozuar për të qenë Zonë e Mbrojtur paraqet një larmi formash të terrenit me shpate të thepisura, lugina dhe hone të thella, me formacione gipsesh dhe rrafshnalta të vogla të pasura me vegjetaction barishtor e bimë shumëngjyrëshe. Lartësia minimale është 850 m mbi nivelin e detit dhe ajo maksimale 2764 m që përfaqësohet nga maja e Korabit. Relievi i shumëllojshëm është i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor dhe alpin, çka nxjerr nevojën e hartimit të planeve të menaxhimit pas shpalljes së territorit si Zonë e Mbrojtur. Pjesa e propozuar për t’u shpallur Zonë e Mbrojtur përfshin një pjesë të territorit jug-lindor të rrethit të Kukësit, që kufizohet me kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës, duke zbritur më në jug përgjatë kufirit lindor që ndan Republikën e Shqipërisë me atë të Maqedonisë dhe duke vazhduar me vargmalet e Deshatit, deri në pikën kufitare të Bllatës. Variacioni i madh i këtij territori për sa i përket lartësisë mbi nivelin e detit i ka dhënë jetë një bimësie të pasur pyjore. Në zonën e sipërme të bimësisë hasen zonat fitoklimatike të ahut (fagetum), të hormoqit (picetum) dhe zona e kullotave alpine (alpinetum). Në këtë zonë gjenden ato lloje që këtu gjejnë kushte të përshtatshme klimatike dhe tokësore për zhvillimin e tyre, si ahu (Fagus sylvatica), bredhi i bardhë (Abies alba), pisha e zezë (Pinus nigra), rrobulli (Pinus heldreichi), arneni (Pinus peuce), vërriu i zi (Alnus glutinosa), lajthia (Corylus avellana), dhe akacia (Robinia pseudoacacia). Llojet kryesore që përmenden më sipër, në zonën e nën-pyllit shoqërohen me lloje të tjera, si murrizi (Crataegus monogina), dëllinja (Juniperus oxycedrus), thana (Cornus mas), etj. Falë niveleve jashtëzakonisht të larta të biodiversitetit, kombinuar me bukurinë e peizazhit dhe me rëndësinë historike e shkencore që paraqesin, zonat pyjore rrotull Liqenit të Mavrovës u shpallën Park Kombëtar në vitin 1949. Me një sipërfaqe prej 73,088 ha, ky park është më i madhi ndër tre parqet kombëtare që ka Maqedonia.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s