Parku eolik, 36 ha nga Llogaraja te Karaburuni

Qeveria jep rreth 36 ha toke per firmen “Enpower Energy”, duke hequr ngastra me pyje e kullota, me qellim vendosjen e anemometrave te nenstacioneve per infrastrukturen lidhese elektrike per aerogjeneratoret. Parku Eolik parashikon te marre toka te konsiderueshme ne nje nga perlat e Shqiperise, qe nis nga Parku i Llogarase dhe perfundon ne zonen e Karaburunit.
Ne vendimin e marre me 3 nentor te ketij viti, qeveria vendosi qe “Per siperfaqet e fondit pyjor dhe kullosor kombetar, qe do te perdoren nga shoqeria “Enpower Albania” sh.p.k, per ndertimin e centralit te prodhimit te energjise prej eres, te veprohet, si me poshte vijon:
a) Te hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor kombetar dhe te çregjistrohen nga zeri kadastral “Pyje dhe kullota”, siperfaqet qe do te perdoren nga shoqeria “Enpower Albania” sh.p.k, per ndertimin e themeleve mbajtese te kullave te aerogjeneratoreve, nenstacioneve elektrike TM/TL 30 kV/220kV, kabinave nyje te komutimit TM/TM 30kV/30kV, themeleve mbajtese te kullave vrojtuese anemometrike, si dhe shtyllat mbajtese te linjes se tensionit te larte, prej 10,664 hektare fond kullosor, qe bejne pjese ne ekonomite kullosore: Karaburun, Dukat-Tragjas- Shashice, Shashice-Gumenice, Ana e Detit, si dhe 0.563 hektare fond pyjor, qe bejne pjese ne ekonomite pyjore: Brinjat e Fushes-Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palas, Parku pyjor kombetar Llogara, me siperfaqe te pergjithshme 11.227 hektare”. Gjithashtu, kesaj kompanie i jepen ne perdorim siperfaqet e fondit kullosor deri ne 24 hektare toke. “Te jepen ne perdorim siperfaqet e fondit pyjor dhe kullosor kombetar prej 24.093 hektare fond kullosor dhe 1.302 hektare fond pyjor, qe do te perdoren si sheshe te perkohshme per ndertimin e objekteve. Te jepen ne perdorim, sipas legjislacionit ne fuqi dhe te mbeten ne fondin pyjor dhe kullosor kombetar siperfaqet per ndertimin e rrjetit rrugor rreth 134 km, i cili shtrihet ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 178.067 hektaresh, fond pyjor dhe kullosor”, thuhet ne kete vendim. Nderkohe qe ne vendimin qe mban firmen e kryeministrit Sali Berisha, shoqeria “Enpower Albania”, sh.p.k duhet te permiresoje 10.664 hektare kullota, si dhe te pyllezoje 0.563 hektare me pyje brenda 2 viteve, nga fillimi i punimeve te ndertimit te centralit, sipas ngastrave te percaktuara nga drejtoria perkatese e sherbimit pyjor. “Shoqeria te rehabilitoje dhe te rivegjetoje brenda 2 viteve, pas perfundimit te ndertimit te centralit te prodhimit te energjise prej eres, siperfaqet e lira, te cilat nuk do te jene te perdorshme prej centralit elektrik me ere, gjithsej 25.395 hektare, siperfaqet e perdorura per sheshe te perkohshme te vendosjes se makinerive, gjate ndertimit te themeleve e kullave te aerogjeneratoreve, anemometrave, shtyllat e tensionit te larte, nenstacionet elektrike, kabinat nyje te komutimit dhe gjithe komponenteve te tjere te centralit elektrik. Te rehabilitoje brenda 2 viteve, pas perfundimit te ndertimit te infrastruktures rrugore lidhese e aerogjeneratoreve me komponentet e centralit elektrik, nje siperfaqe te fondit pyjor dhe kullosor, te barabarte me ate qe do te zere ndertimi i infrastruktures se rrugeve lidhese, sipas ngastrave te percaktuara nga drejtoria perkatese e sherbimit pyjor, si dhe te rehabilitoje te gjitha siperfaqet e skarpateve te infrastruktures rrugore qe do te ndertohet, duke i veshur ato me bimesi autoktone”, thuhet ne vendimin e qeverise. Gjate muajit nentor ka pasur protesta nga ana e banoreve te Dukatit, Orikumit dhe Tragjasit, te cilet kane kerkuar nga ana e qeverise qe te kompensoje pronat e tyre. Keto protesta u shoqeruan dhe me konflikte ndermjet banoreve dhe policise.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s