Masaker ne liqenin e Ohrit, shfaroset ilegalisht korani

Ne liqenin e Pogradecit po ndodh nje masaker e vertete me gjuetine e koranit, qe nuk ka ndodhur as ne trazirat e vitit 1997. Nje urdher i ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu, i dates 11 nentor 2010, kerkon ndalimin ne menyre kategorike te gjuetise se peshkut koran ne liqen dhe njeherazi grumbullimin e vezeve te tij per inkubim nga institucionet e linjes.

Ky grumbullim duhet te filloje nga data 1 janar deri ne daten 1 mars dhe duhet te grumbullohen jo me pak se 150 kg veze peshku, per prodhimin e 1 milion rasateve ne qendren e inkubatorit ne Lin. Nderkohe, gjuetia e koranit dhe e belushkes eshte ndaluar qe nga data 1 nentor.

Por, tre drejtues te shoqates se peshkimit, kryetari Adriatik Dokollari, nenkryetari Thoma Simaku dhe nje anetar i bordit te pergjithshem te peshkimit, Edmond Bardhi, kerkojne ndihme nga “Gazeta Shqiptare”, pasi ne te gjithe komunen e Hudenishtit po vazhdon gjuetia e koranit ne liqen dhe kjo, me urdher te kryetarit te Komunes, Nexhmi Dokollari. Ne pergjigje te interesimit te GSH, kryekomunari tha se ka nje detyrim ndaj ketyre peshkatareve, 17 prej te cileve, me gjithe varkat e tyre, shkuan ne ndihme te Shkodres pak dite me pare.

Adriatik Dokollari thekson se “ky lloj korani, qe po kapet ne menyre te kundraligjshme me urdhrin e nje kryetari komune, del nje here ne shtate vjet dhe eshte i destinuar vetem per vezet e riprodhimit. Pasojat do te jene katastrofike, mund te cojne ne zhdukjen e tij”, shton ai duke vene ne dukje se, nese vazhdon kjo gjueti pa kontroll, nuk do te arrihet te mblidhen 150 kg veze korani per inkubatorin e Linit, nga ku hidhen cdo vit 1 milion rasate korani ne liqen, sipas nje marreveshjeje dypaleshe me Maqedonine. “Ky veprim, padyshim, do te kete neser nje kosto shume te madhe dhe do te conte ne zhdukjen e nje specieje te rralle, ne rast se nuk nderhyhet menjehere nga shteti”, – vijon ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s