Edukimi eshte themeli per nje jete te shendetshme

Zhvillimet intensive të dhjetëvjeçarëve të fundit në Shqipëri dhe në mbarë botën, lidhur me ndikimin që dëmtimi dhe ndotja e mjedisit kanë
në shëndetin e njerëzve, kanë rritur dukshëm ndërgjegjësimin e njerëzve rreth pasojave të vëzhguara apo të pritshme. Në vendin tonë, procesi i njohjes dhe i të kuptuarit në këtë fushë është ndeshur edhe me presionin e ushtruar nga faktorë të tjerë, si ata socialë dhe ekonomikë, duke mos e konsideruar mjedisin një forcë drejtuese në zhvillimet e shoqërisë së sotme shqiptare. Për rrjedhojë, edhe përpjekjet në procesin e formimit dhe të edukimit mjedisor kanë qenë sporadike dhe në konkurrencë me shumë fusha të tjera relativisht të reja, si ato të edukimit shëndetësor për sëmundjet seksualisht të trashëgueshme dhe HIV/AIDS, të drejtat e njeriut etj.

Ndonëse shkolla luan një rol parësor në futjen e koncepteve dhe të
sjelljeve të reja, familja mbetet njësia ku fëmija formohet dhe bën të vetat sjellje të mira, më parë se shkolla të fillojë procesin e saj të edukimit. Në këtë këndvështrim, ndryshimet në sjelljen dhe në qëndrimet e anëtarëve të familjes janë ndikimi më i thellë dhe më i shpejtë në ndryshimet e sjelljeve të të gjithë shoqërisë për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë.
Për standardin e jetës në shoqërinë tonë, shpesh shohim se një sjellje e
mirë ndaj mjedisit kufizohet vetëm në mbajtjen pastër të tij, por lë mënjanë aspekte të tjera shumë të rëndësishme, si, për shembull, përdorimi i kursyer i burimeve natyrore dhe i lëndëve të tjera brenda familjes dhe në komunitet. Këto dy njësi të shoqërisë, familja dhe
komuniteti, përbëjnë një fushë të gjerë gati tërësisht të paprekur për edukimin mjedisor, që deri tani ka ecur në mënyrë kaotike, bazuar vetëm në ndikime të dobëta të medias, të disa organizatave jofitimprurëse apo të intuitës së disa prindërve më të arsimuar.Në këtë kuadër, REC Shqipëri, organizoi në 19 Mars 2009, seminarin shkencor me temë:“Shëndeti – Mjedisi – Edukimi”. I organizuar në tre sesione të
veçanta, diskutimet u përqendruan në lidhjen e pashmangshme të shëndetit të njeriut dhe mjedisit ku ai jeton, duke vënë theksin n rëndësinë që merr edukimi që në shkollë për të patur një mjedis sa më të
pastër e të shëndetshëm. Në seminar ishin të ftuar dy ekspertë
nga Universiteti i Jenës, Gjermani, të cilët në referimet e tyre u ndalën, në veçanti te rreziku potencial që kanë organizmat e modifikuar gjenetikisht për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe arritjet nëpërmjet terapisë së gjeneve në kurimin e sëmundjeve gjenetike.Ekspertët shqiptarë, në fushën e shëndetësisë dhe edukimit, u përqëndruan në elementin e mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe edukimin e tyre për një mjedis sa më të pastër e të qëndrueshëm për mirërritjen e tyre.
Dhjetëvjeçari 2005-2015, i njohur si dhjetëvjeçari i edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm nën kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përbën një nxitës të rëndësishëm, me trajtimin më të programuar dhe cilësor të edukimit mjedisor dhe të atij shëndetësor në
sistemin arsimor shqiptar, si dhe në edukimin komunitar për gjithsecilin.

Një mendim mbi “Edukimi eshte themeli per nje jete te shendetshme

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s