Durres, Qeveria, fonde per sistemimin e kullimit te sistemit kodrinor

Pas situatave te krijuara javet e fundit, ne vazhden edhe te projekteve te hartuara qysh me pare, qeveria duket se ka menduar seriozisht lidhur me masat urgjente ndaj rreshqitjeve ne zona te ndryshme kodrinore te Durresit, ku si shkak kane qene shirat e shumte te javeve te fundit. Qe nga muaji nentor i vitit 2010 e ne vazhdim, per shkak te shirave, jane regjistruar disa raste shkarjesh masive te dherave nga kodrat e qytetit te Durresit.

Pasoje e shkarjeve ka qene bllokimi i rrugeve si dhe paniku te banoret te cilet kane ndertuar pergjate ketij sistemi. Por nese do te funksiononte rrjeti i kanalizimeve te ujerave te larta, i cili tashme ka dale jashte perdorimi per shkak te ndertimeve pa leje mbi kanale rreziku i shkarjes se dherave dhe shembjes se shtepive do te ishte i vogel. Por ne kushtet aktuale, banoret e kodrave si dhe ato poshte tyre jetojne me panikun e shembjeve per shkak te shkarjeve.

Nje projekt per rinovimin e sistemit te kanalizimeve do te ishte shpetimi i banoreve nga shkarjet masive e dherave. Nje projekt i tille eshte hartuar 4 vjet me pare ne pamundesi per te shembur 150 banesat e ndertuara mbi kanale. Por realizimi i ketij projekti i cili parashikon ndertimin e nje kanali te madh si dhe te nje rrjeti kanalesh dytesore qe lidhen me te kerkon 10 milion dollare. Kaq ishte fondi qe ka Bashkia e Durresit per zerin e investimeve per te gjithe vitin 2010.

Nje projekt i tille mund te realizohet me fonde nga buxheti i shtetit duke qene se rreziqet nga kodrat prekin nje zone turistike, ose me kredi nga bankat e huaja. Por ne baze te projekteve qe jane parashikuar te realizohen ne vitin 2011, si dhe nga prioritetet qe ka qeveria, duket se rrjeti i kanalizimeve ne kodrat e Durresit do te mbetet vazhdimisht nje studim dhe projekt qe do te gjeje zbatim konkret.

I pyetur per problemin e shkarjeve te dherave nga kodrat dhe per rrezikun e ketij fenomeni, kreu i bashkise Vangjush Dako tha se “edhe gjate ketij viti do te vazhdojme te ndertojme prita me ane te mureve apo te rrjetave metalike te mbushura me gure, por ndihma e qeverise mbetet vendimtare”. Disa dite me pare u regjistrua rreshqitja e fundit dherave rezultat i se ciles ishte bllokimi i rruges Durres-Currila per 3 dite derisa mjetet e renda arriten qe te largojne qindra metra kub balte dhe dhera te cilat ishin plot 300 metra asfalt qe u mbulua me nje shtrese 50 cm me balte.

Nisur nga kjo situate skandaloze e krijuar nga neglizhenca e bashkise, qeveria ka menduar te mos vonoje asnje minute dhe te mos prese me nga bashkia, por te nderhyje me fondet e saj per te shmangur katastrofen e mundshme ne zonat kodrinore te qytetit te Durresit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s