Dhjete vitet qe ndryshuan Token

1999-2009, kur dora e njeriut është treguar shumë e ashpër me natyrën

Një ishull formohet, një liqen thahet, pyjet mund të zhduken: NASA ka dokumentuar në internet pamje se si ka ndryshuar Toka në dhjetëvjeçarin e fundit, me një sërë fotosh satelitore, të pabesueshme dhe të tmerrshme në të njëjtën kohë.

Dhjetë vjet ndryshime

Me rastin e dhjetëvjetorit të “Nasa Earth Observatory”, organizata që merret me publikimin e fotove për NASA-n, në faqen e internetit të saj janë bërë publike pamje të dhjetë viteve të fundit të aktiviteteve të “EOS”, sistem i agjencisë ajrore amerikane të satelitëve që kontrollojnë sipërfaqen e globit. Faqja e internetit ka dokumentuar kështu rezultatet e kërkimit mbi klimën dhe ka treguar efektet e katastrofave natyrale. Për këtë përvjetor, shkencëtarët kanë publikuar edhe një projekt special, të quajtur “World of  Change”. Të ndara vit pas viti, nga viti 1998 e deri më sot, imazhet satelitore tregojnë se si ndërhyrjet e njeriut kanë ndryshuar rrënjësisht natyrën dhe për rrjedhojë edhe “fytyrën” e planetit tonë.

Liqeni i tharë

Një nga shembujt më drastikë të propozuar nga NASA është ai që dokumenton tharjen e ujërave në Liqenin Aral, mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit, i konsideruar dikur si liqeni i katërt më i madh në botë, me një sipërfaqe prej 68 mijë km2 Sot, nga ai liqen ka mbetur shumë pak. Që kur .në vitet ‘60, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm filloi të shfrytëzonte degët më të rëndësishme, mes të tjerash për të ujitur plantacione gjigande pambuku, niveli i ujit të këtij liqeni gjigand ka rënë vazhdimisht në mënyrë drastike.

Diga në Las Vegas

Në mesin e viteve ‘60, Liqeni Kolorado në veri të Las Vegasit u prish. Rezultati ishte Liqeni Pauell: një basen i madh ujëmbledhës që furnizon me ujë të pijshëm disa pjesë të Utah, Arizonës, madje edhe të Kalifornisë. Ndërkaq, është vend i famshëm edhe për stabilimentet turistike dhe sportive që gjenden aty. Në një foto të satelitit të NASA-s, “Landsat 5”, në vitin 1999, duket akoma një liqen i thellë dhe i begatë. Vetëm shtatë vjet më vonë, situata ka ndryshuar dukshëm. Për shkak të tërheqjeve, niveli i ujit ka rënë në mënyrë dramatike.

Zhdukja e Amazonës

Se sa shpejt njeriu mund ta ndryshojë Tokën, është shumë e dukshme në fotot satelitore, në pyjet e dendura të Amazonës, në provincën braziliane të Rondonias. Procesi i shpyllëzimit duket i pandalshëm, i nxitur në një pjesë të mirë nga rritësit e kafshëve dhe nga kompanitë shumëkombëshe të sektorit agro-ushqimor. Në 30 vitet e fundit, sipas asaj që kanë treguar kërkuesit e NASA-s, janë prerë në total më shumë se 67.764 km2 pyje.

Palma në Dubai

Një tjetër shembull i asaj se si njeriu e ka deformuar planetin gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, vjen edhe me fotot e bëra në Dubai. Në fakt, që prej disa vitesh është në ndërtim e sipër ishulli i famshëm në formë palme: Jumeira Palm Island, i pari nga tre të tillë të parashikuar në projekt. Sekuencat e propozuara nga fotot satelitore tregojnë se nga viti 2000 e deri më sot, mund të lindë një ishull artificial superluksoz, që është njëkohësisht edhe ishulli më i madh në botë i ndërtuar nga dora e njeriut.

Advertisements

Autor: GL Albania

S'kemi lindur per te qene perfekt, por per te qene me te mire se te tjeret.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s