Mjedisi dhe shendeti

“Mbeturinat urbane” jane plehrat qe dalin nga aktivitetet shtepiake te bahceve,objektet e teperta,mbeturinat industriale me te njejten perberje,mbeturinat e krijuara ne zyra,magazina,hotele,restorante si dhe plehrat e mbledhura neper rruge dhe ne kazane qe merren ne ngarkim ne pjesen me te madhe nga sherbimi komunal i pastrimit.

Vellimi dhe pesha e mbeturinave urbane te grumbulluara gjate viteve te fundit eshte rritur mjaft dhe krahasimi i raportit vellim/peshe, tregon se perberja e mbeturinave ne ditet e sotme ka ndyshuar ne krahasim me ato te shume viteve me pare.Ne fakt nuk jane ndryshimet e dukshme ato qe krijojne shqetesim por te padukshmet sic jane substancat kimike dhe ato ndotese te mbeturinave permbajtja e te cilave eshte gjithmone ne rritje.

Mbeturinat urbane ,problem global

Ne kujtojme se plehrat zhduken pasi makina qe i mbledh ka kaluar ujerat tona te ndotura harrohen pasi ato kane kaluar tubacione shkarkimi.
Por fatkeqsisht jo! Mbeturinat tona vijne duke u akumuluar ne jeten tone te perditshme ato ndotin ajrin qe ne thithim,ujin qe ne pime,ushqimet qe ne hame.E gjithe kjo sepse ne ende besojme se mund te jetojme pa respektuar rregullat e natyres.

Mbeturinat urbane ne qytetet e vendit tone
Ne qytete grumbullimi dhe heqja e mbeturinave nga hapesirat e jetes kolektive,kryhet nga ana e nderrmarjes komunale dhe private te cilat angazhojne mjete per heqjen e tyre.Mbeturinat mblidhen ne kazane kolektiv me vellim prej 1.1 m₃ tË llogaritur 240 banore per cope.

Tendenca aktuale e migrimit drejt qyteteve u shoqerua me anarki dhe kaos ne fushen e ndertimit dhe njohuri te pakta te popullsise ne lidhje me problemet ambientale.Rreth 1.5 milion banore u larguan nga zonat rurale per t’u vendosur ne qytete ne menyre me te pakonrolluar dhe pa siguruar standartet me minimale ambientale te jeteses per veten e tyre.

Prodhimi aktual i mbeturinave te ngurta urbane qe tashme eshte rreth 0,8 kg/dite per person dhe tenton te arrije nivelin e 1 kg/dite per person qe eshte tipike e vendeve te Europes Perendimore.Vetem ne Tirane prodhohen rreth 116.000 ton mbetje urbane qe perbejne edhe 22.0 % te mbetjeve ne shkalle vendi, skema.1.Ritmi vjetor i prodhimit te mbeturinave urbane ne kete 10 vjecar eshte rreth 8-10 %.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s