Rrezikohet fauna e plazhit te Florides

Rjedhja e naftes ne gjirin e Meksikes ka dhene efektet e saj.

image

FLORIDA – Shteti i Florides ka 1 mije e 300 kilometra plazhe, dhe zyrtaret jane te shqetesuar se e gjithe kjo hapesire eshte e rrezikuar nga rrjedhja e naftes e Gjirit te Meksikes. Zyrtare te ushtrise dhe te ruajtjes se faunes se zones po kontrollojne ne gjithe shtetin per shenja nafte.

Puna per patrullimin e ujrave te Florides per shenja nafte fillon ne qiell. Tre here ne dite, ekipe fluturimi nisen nga stacioni i Rojes Bregdetare ne Clearwater per te kontrolluar per nafte. Avioni C-130 do te vezhgoje 2 mije e 400 kilometra, duke u perqendruar ne ujrat prane Pensakoles. Komandanti Skot Merfi drejton ekuipazhin. “Sot per here te pare kemi qiell te paster pa re dhe rreze shikimi prej 24 kilometrash. Diten e pare kishte shi”. Ekuipazhet vezhgojne per shtresa nafte. Ata gjithashtu perdorin radaret qe te mund te dallojne naften nen siperfaqen e ujit.

Zyrtaret krahasojne vezhgimet nga fluturimet e Rojes Bregdetare me te dhenat nga satelitet apo mjetet lundruese. Rezultatet ndihmojne per te krijuar nje harte te rrjedhjes se naftes dhe perhapjes se saj.
Rreth 50 kilometra prane brigjeve te Pensakoles, ekuipazhet dallojne dicka ne uje. Sfida eshte qe te dallosh naften nga shenja te tjera ne ngjyre te erret, si hije te shkaktuara nga rete apo leshterike.

“Kur fluturon pese kilometra ne minute mund te jete e veshtire te dallosh me qartesi. Ne zakonisht njoftojme per keto pozicione, u themi se cfare shohim, qe mund te behet fjale per leshterike dhe qe mund te dergojne nje mjet lundrues per te konrfirmuar”, thote Merfi. Ne toke, perfundimet e vezhgimeve i dergohen nje grupi pune qe studion rrjedhjen. Eshte e veshtire qe te dallosh se deri ku eshte perhapur nafta, thote piloti Brajen Boland.

“Ne fluturuam per dy ore dhe tani duhet te kalojne 24 ore para se ta bejme perseri. Dhe eshte e pamundur ta dish nese rrjedha ose era ose dallget ose cfaredo tjeter t’ia ndryshoje drejtimin”. Nafta ka arritur brigjet e plazhit te Pensakoles. Ekuipazhet e pastrimit punuar gjate fundjaves se festes se 4 korrikut, zakonisht nje kohe kur turistet shkojne ne plazh. Ekspertet thone se pastrimi i plazhit eshte relativisht dicka e thjeshte.

Do te ishte shume e veshtire ne terrene te brishta kenetore si ne Key Largo. Zyrtaret e faunes patrullojne vazhdimisht keto ujra, nje zone ku banojne shume peshq dhe kafshe te tjera uji. Eskpertet druhen se nafta mund te shkaterroje bimesine dhe te vere ne rrezik te gjitha burimet e ushqimit. Roja i parkut kombetar Dan Kiger thote se nafta paraqet nje rrezik te vecante per bimet ujore. “Keto bime jane shume te rendesishme. Ato filtrojne ujin, e mbajne te paster. Breshkat e detit dhe kafshet e tjera te detit i hane ato”.

Deri tani, nuk eshte gjetur nafte nga rrjedhja e Gjirit te Meksikes prane Florisa Keys. Eskpertet thone se rreziku eshte i ulet, pjeserisht sepse sistemet e motit e kane mbajtur naften larg. Xhon Hant eshte me Komisionin e Florides per Ruajtjen e faunes. Ai thote se deri tani kjo zone ka qene me fat.
“Nuk dua qe te perdor fjalen fat per nje rrjedhje nafte, sepse zona te tjera jane prekur dhe ambjenti eshte demtuar. Por nga perspektiva e Florides se Jugut, apo edhe ku ndodhi, ne ishim disi me fat”.
Ndersa pastrimi vazhdon ne Luiziana, Alabama dhe Misisipi, zyrtaret ne Florida po perpiqen te mbrohen nga demi i naftes edhe ketu.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s