Riciklimi i mbetjeve, për një zhvillim të qëndrueshëm

Në vitet e fundit, Tirana është kthyer në një metropol,
me një rritje dramatike të popullsisë.
Me 700 mijë banorëte saj, kryeqyteti prodhon deri më sot, për çdo ditë, 750 ton mbetje, ose ndryshe 0.8 kg/banor në ditë mbetje, të
cilat kualifikohen si mbetje të ngurta bashkiake. Pikat
e grumbullimit të mbetjeve të shumëllojshme, të cilat
depozitohen çdo ditë në këto mjedise, jo vetëm nga
familjet qytetare, por edhe nga bizneset e ndryshme, janë
një problem mjaft i dukshëm dhe shqetësues për të gjithë
komunitetin e kryeqytetit.
Nuk mund të lihet pa përmendur fakti që, ndërgjegja
qytetare për rëndësinë e mbajtjes pastër të qytetit është
ende shumë e ulët. Riciklimi, për të mos folur më tej për
reduktim dhe ripërdorim të mbetjeve, është sporadik dhe
krejtësisht i paorganizuar. Këtu nuk bëjnë përjashtim as
mbetjet metalike (kanaçet), mungesa e seleksionimit të tyre
në pikat e grumbullimit rëndon gjendjen e mjedisit përreth
kontenierëve të grumbullimit të mbetjeve. Për pasojë,
efekti social–ekonomik, i shkaktuar nga ky problem,
si dhe ndikimi që ka në cilësinë e jetës së qytetarëve të
Shqipërisë në përgjithësi, dhe të Tiranës në veçanti, është
shumë i madh.
Duke dashur të kontribuojmë në realizimin e
objektivave të Strategjisë për një Mjedis të Shëndetshëm në
kryeqytet, Qendra EDEN, në bashkëpunim me Bashkinë
e Tiranës, shoqata të ndryshme, shkollat e përfshira në
projektin pilot dhe firmat ricikluese, realizoi një projekt
pilot me titull: “Ne riciklojmë për një shkollë të pastër dhe
të shëndetshme” në 22 shkolla 9-vjeçare të Tiranës. Qëllimi
ishte sensibilizimi i fëmijëve mbi rëndësinë e ndarjes dhe të
riciklimit të letrës, por edhe ndërgjegjësimin dhe motivimin
e personelit pedagogjik të shkollave respektive për fillimin
dhe ecurinë e procesit të ndarjes dhe të riciklimit të letrës.
Kjo do të krijojë mjedise më të pastra dhe të shëndetshme
në shkollat pilote.

Advertisements

Autor: GL Albania

S'kemi lindur per te qene perfekt, por per te qene me te mire se te tjeret.

Një mendim te “Riciklimi i mbetjeve, për një zhvillim të qëndrueshëm”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s