Ndotja e mjedisit shkakton 3 – 4 mijë të prekur në vit nga tumoret

”Problem, çlirimi i gazrave në natyrë”. Arsyet e shtimit të sëmundjes që shkakton humbjen e jetës për dhjetëra persona.

Ndotja e mjedisit nga faktorë të ndryshëm është bërë shkak për shtimin e tumoreve. Specialistët shprehen se vitet e fundit është vënë re shtimi i tumoreve, i cili ka arritur në shifra të frikshme, ku çdo vit preken 3 deri në 4 mijë persona. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve shkaktohen nga ndotja e tepërt e ajrit. Specialisti Skënder Skënderaj, sqaroi se tumoret shkaktohen nga ajri i ndotur që në përmbajtjen e tij ka benzen dhe dioksid azoti. Shkak për rritjen e sasisë së benzenit në ajër është bërë djegia e plastikës, e produkteve të gëlqeres etj. Specialisti Skënderaj, shprehet se qytetet që kanë ajër më të ndotur janë Kruja, Elbasani etj. Në këto qytete zhvillohen aktivitete të shumta të djegies së gëlqeres apo përpunimit të hekurit, ku procesi i djegies së lëndëve rrit sasinë e benzenit në atmosferë.
Ajri
Ajri i ndotur është evidentuar në të gjithë qytetet e mëdha të vendit, ku lëvizjet e makinave apo aktivitetet industriale janë më të mëdha. Prandaj, shtimi i sëmundjeve është më i madh në këto qytete, të cilat zgjohen me ajrin e ndotur. Tumoret nuk janë e vetmja sëmundje nga e cila vuajnë një pjesë e madhe e popullsisë, por ndotja e ajrit shkakton një numër të madh sëmundjesh që përhapen në forma të ndryshme. Për shkak grimcave të ndotura që qarkullojnë në atmosferë është rritur sëmundshmëria tek fëmijët e vegjël. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e strukturave shtetërore për ndërhyrjen e menjëhershme dhe shmangien e çështjes së ndotjes së ajrit.
Ndotja
Studimi i fundit i ISHP-së, i kryer në disa rrethe të vendit, ka renditur qytetet që kanë probleme me ndotjen e ajrit. Specialistët e ISHP-së kanë bërë matje të gazrave në ajër, të NO2 dhe Benzenit, të cilat kanë rezultuar tepër të larta, 30 për qind mbi normat e lejuara nga BE-ja. Sipas rezultateve të nxjerra nga ky laborator, Tirana është problem kryesor për përmbajtjen e grimcave në ajër dhe sidomos të NO2. Vërehet se dioksidi i azotit (NO2) grimca të tjera të dëmshme, ka vlera të konsiderueshme në shumicën e pikave të Tiranës dhe në disa qytete të tjera kryesore të vendit. Përmbajtja e grimcave të ngurta (LNP e PM 10) në ajrin e qytetit të Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Fierit, Vlorës dhe Korçës në mënyrë të qëndrueshme tejkalon në masën 2-4.5 herë normat e lejuara të vendeve të BE-së. Dioksidi i azotit NO2 është në rritje të vazhdueshme brenda pesë viteve të fundit. Po kështu edhe benzeni C6H6 pritet të jetë problem i madh në të ardhmen. Këto gazra shkarkohen kryesisht nga trafiku që në shkallë kombëtare përbën një problem shëndetësor e mjedisor. Niveli i lartë i ndotjes ndikon në uljen e jetëgjatësisë së shqiptarëve. Këta elementë merren nëpërmjet ajrit dhe janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, pasi përmbajnë elemente kancerogjene. Jeta e shqiptarëve rrezikohet të shkurtohet nga 1,5 deri në dy vjet më pak. Në 6 qytetet kryesore janë analizuar dhe janë gjetur me tepricë në ajër këto lëndë: LNP, PM 10, SO2, NO2, C6H6, etj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s