Ndotja dhe demtimi i mjedisit urban

Rritja e theksuar e games dhe e sasise se artikujve te konsumit te perditshem e te mallrave ushqimore te importuara ka bere qe te rritet ne menyre te theksuar edhe sasia e plehrave nga keto produkte, vecanerisht nga ambalazhet prej qelqi, lendesh plastike, kartoni e metali.

Nga ana tjeter, mungon nje sistem adekuat per grumbullimin e transportin e plehrave, duke nisur me mungesat ne kontejnerat e plehrave, me demtimet ose zhdukjen e tyre e te pikave prej betoni e deri te moslargimi i plehrave nga mjediset midis blloqeve te banimit, duke perfshire ketu edhe mbeturinat e ndertimeve tashme te shumefishuara. Gjithashtu ne vend ende nuk eshte perpunuar nje politike e strategji per plehrat urbane, duke perfshire ketu teknologjite bashkekohore per trajtimin e riqarkullimin e tyre. Te gjitha keto mangesi kane krijuar situata te jashtezakonshme ne qytetet e qendrat urbane, e vecanerisht ne kryeqytet, situata te cilat vene perpara pergjegjesise dikasteret perkatese dhe organet e pushtetit lokal. Keto, ndonese jane deklaruar e angazhuar disa here per zgjidhjen e problemit, jane ende shume larg zoterimit te gjendjes.

Asnje qytet ne Shqiperi nuk e ka te zgjidhur plotesisht grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e mbeturinave urbane. E njejta tabllo eshte edhe per ujerat e zeza te cilave ju shtohen edhe strehimet nen banesa te groposura, te cilat ne shumicen e rasteve jane mbushur me ujra te ndenjur, mbeturina te ndryshme etj.

Demtimet dhe carjet ne rrjetin e ujit te pijshem, furnizimi me nderprerje, rrjedhjet e ujerave te zeza krijojne nje rrezik te vazhduar te infektimit te ujit te pishem nga ujerat e zeza per nje pjese te qyteteve.

Ndertimet e reja vecanerisht ne periferite e qyteteve nuk po shoqerohen me rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza, dukuri qe do te keqesoje me teper situaten mjedisore ne zonat urbane po qe se nuk akordohen urgjentisht fonde per ndertimin e rrjeteve te kanalizimeve.

Aktualisht shumica e venddepozitimit te mbeturinave urbane jane terrene te papershtatshme per kete qellim, madje edhe prane shtreterve te lumenjve duke ndotur ne menyre konstante ujerat e tyre dhe duke rrezikuar seriozisht cilesine e ujerave nentokesore te cilat ne shumicen e rasteve jane burime te ujit te pijshem.

Per t’u paraprire investimeve ne kete sektor gjate vitit 1995 me mbeshtetjen financiare te programit PHARE do te kryhet studimi mbi administrimin e mbeturinave urbane dhe industriale dhe mbi bazen e kritereve teknike bashkekohore do te percaktohen sheshet e pershtatshme per depozitimin dhe perpunimin e ketyre lloj mbeturinave ne tetë qytete kryesore.

Demtime te ndjeshme u jane shkaktuar parqeve e lulishteve brenda e prane qyteteve per shkak te ndertimeve te shumta ne vecanti te bareve e kioskave, ne kundershtim flagrant me kriteret urbanistike e te ruajtjes se mjedisit e peisazhit natyror.

Ne menyre te vecante kritike eshte gjendja e krijuar ne disa qytete kryesore ku po realizohen ndertime relativisht te medha brenda siperfaqeve te gjelbra duke demtuar dhe pakesuar me tej ato.

Fenomen i ndertimerve te jashteligjshme eshte i pranishem edhe ne mjafte rajone te tjera te vendit sidomos ne zonen bregdetare dhe me teper ne zonat ekologjikisht te mbrojtura ose me vlera te vecanta per zhvillimin e turizmit si Karavastaja, Golemi, Ksamili etj.

Mungesa e plote e impianteve te trajtimit te ujerave te zeza komunale ne qytetet tona, si per shembull, Tirane, Durres, Vlore, Pogradec etj. ka nxjerre probleme te mprehta te ndotjes se mjedisit e te rrezikimit te shendetit te popullsise, te cilat duhen trajtuar me perparesi, vecanerisht ne zonat perspektive per zhvillimin e turizmit. Nje fillim i mire per zgjidhjen e kesaj gjendjeje perben perfshirja, ne kuadrin e Programit PHARE, e hartimit te dy projekteve per impiantet e trajtimit te ujerave te zeza te Qyteteve Vlore dhe Pogradec si dhe disa ndermarrje ne bashkepunim me Banken Boterore apo organizata te tjera per te permiresuar rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza.

Advertisements

Autor: GL Albania

S'kemi lindur per te qene perfekt, por per te qene me te mire se te tjeret.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s