Konventa Aarhus

Palët në këtë Konventë, Duke patur parasysh parimin 1 të Deklaratës së Stokholmit mbi Mjedisin Human Njerëzor, Duke patur parasysh parimin 10 të Deklaratës së Rio-s mbi Mjedisin dhe Zhvillimin Duke patur parasysh më tej Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme 37/7 të 28 Tetor 1982 në lidhje me Kartën Botërore për Natyrën dhe 45/94 të 14 Dhjetor 1990, mbi nevojën e sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm për mirëqënien e individëve, Duke patur parasysh Kartën Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, të miratuar në Konferencën e Parë Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Frankfurt, Gjermani, më 8 dhjetor 1989,

Duke pohuar nevojën për të mbrojtur, ruajtur dhe përmirësuar gjendjen e mjedisit dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin, Duke pranuar që mbrojtja e duhur e mjedisit është thelbësore për mirëqënien e njerëzve dhe ushtrimin e të drejtave bazë njerëzore, duke përfshirë vetë të drejtën për të jetuar, Duke pranuar që çdo person ka të drejtë të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe detyrën si individ dhe në shoqëri, që të mbrojë dhe përmirësojë mjedisin për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Duke marrë parasysh se, në mënyrë që të jetë e mundur që qytetarët të mbrojnë këtë të drejtë dhe të respektojnë këtë detyrë, ata duhet të informohen për mjedisin, të lejohen të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për mjedisin, të kenë të drejtë për t’iu drejtuar gjykatës dhe duke pranuar se në lidhje me sa më sipër, qytetarëve mund t’u nevojitet ndihmë për të ushtruar të drejtat e tyre, Duke pranuar që, në fushën e mjedisit, përmirësimi i të drejtës për informacion dhe pjesëmarrjes publike në vendim marrje nxit rritjen e cilësisë dhe zbatimin e vendimeve, kontribuon në ndërgjegjësimin e publikut për problemet e mjedisit, i jep publikut mundësitë për të shprehur shqetësimet e tij dhe i detyron autoritetet publike për t’i marrë ato në konsideratë, Duke synuar thellimin e përgjegjësisë dhe transparencës në procesin e vendim marrjes dhe fuqizimin e mbështetjes publike për vendimet për mjedisin, Duke pranuar dëshirën për transparencë në të gjitha sektorët e qeverisë duke ftuar edhe organet ligjvënëse, në zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në procedurat e tyre, Duke pranuar gjithashtu që publiku ka nevojë të jetë i ndërgjegjshëm për procedurat e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve për mjedisin, të ushtrojë lirisht të drejtën e pjesëmarrjes dhe të dijë si t’i përdorë ato. Duke pranuar më tej rolet e rëndësishme që mund të luajnë përkatësisht qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sektori privat për mbrojtjen e mjedisit,

Duke dëshiruar që të promovohet edukimi mjedisor për të thelluar kuptimin e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për të inkurajuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, pjesëmarrjen e tij në vendimet që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, Duke parë në këtë kontekst, rëndësinë e përdorimit të medias, formave elektronike ose formave të tjera të komunikimit, si edhe formave të ardhshme të komunikimit, Duke pranuar rëndësinë e integrimit të plotë të konsideratave mjedisore në vendim marrjen e qeverisë dhe nevojën që kanë për pasojë autoritetet publike, për të poseduar informacion të saktë, të gjithanshëm dhe bashkëkohor për mjedisin, Duke pranuar që autoritetet publike e posedojnë informacionin mjedisor në interes të publikut,

Duke dashur që institucionet e edukimit të inkurajojnë kuptimin e mëtejshëm të mjedisit dhe zhvillimit, veçanërisht nga fëmijët, për shembull duke siguruar programe të veçanta dhe trainime për tema të tilla dhe duke inkurajuar ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen në vendime që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin, Të shqetësuar që mekanizmat juridikë efektive të jenë të hapur për publikun, duke përfshirë edhe organizatat, në mënyrë që interesat e tyre legjitime të mbrohen dhe ligji të zbatohet, Duke parë rëndësinë e dhënies së informacionit të duhur mbi produktet për konsumatorët, me qëllim që ata të aftësohen për të kryer zgjedhje të informuara mjedisore, Duke pranuar shqetësimin e publikut për çlirimin e qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht në mjedis dhe nevojën për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrje më të madhe të publikut në vendim marrjen në këtë fushë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s