2010 vit i biodiversitetit

Kombet e Bashkuara e caktuan 2010-en si Viti Nderkombetar i Biodiversitetit, duke e pershkruar si “kremtim i jetes ne toke dhe i vleres se biodiversitetit per jetet tona”. Gjate tere vitit, bota eshte ftuar te ndermarre veprime per te mbrojtur larmine e jetes ne toke dhe te rrise vetedijen e publikut per rendesine e biodiversitetit. Sipas te dhenave te OKB-se, tri specie po zhduken per cdo ore. Ekspertet besojne se mund te kete 6 deri ne 12 milione specie te kafsheve dhe bimeve ende te panjohura per shkencen. Zhan-Kristof Vie, nga Unioni Nderkombetar per Konservimin e Natyres ne Gjeneve, i tha Radios Evropa e Lire se koha po kalon dhe ka deshmi shkencore per krize serioze te zhdukjes se specieve. “Ne ditet e sotme, shkalla e zhdukjes eshte 1 mije here me e larte sesa ishte para perhapjes se njeriut ne toke. Pra, kemi te bejme me krize te zhdukjes. Shume specie jane kercenuar ne te gjitha grupet qe i kemi studiuar”.

“Nje e treta e korealeve, nje e treta e amfibieve, bretkosave dhe salamandereve, 22 perqind e te gjithe gjitareve ne bote jane te rrezikuar. Ndersa ne, deri tani, kemi studiuar vetem nje pjese te vogel te biodiversitetit”, tha Vie.

Ne fjalimin e hapjes, kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmeroi se bota do te perballet me “kosto enorme” nese nuk ndermerren veprime kunder ndryshimeve klimatike dhe sigurimit te biodiversitetit. Merkel tha se vendet duhet te investojne me shume ne mbrojtjen e specieve dhe te krijojne rrjete te zonave te mbrojtura per kafshet e egra. Ajo gjithashtu propozoi formimin e nje trupi nderkombetar qe do te merrej me shkencen e biodiversitetit dhe argumentet shkencore per ruajtjen e specieve.

Sistemet natyrore, si pyjet dhe tokat nen uje, i ofrojne shoqerise njerezore nje varg dobish, si ushqim, fibra, uje te pijshem, ajer te paster, toke te shendoshe, mbrojtje nga kushtet ekstreme te motit dhe shume te tjera. “Me shume se gjysma e njerezimit tash jetojne ne qytete, keshtu qe nuk e bejne dot lidhjen ndermjet jetes se perditshme dhe biodiversitetit. Por, gjithcka qe hame apo pime, vjen nga biodiversiteti”.

“Uji prodhohet dhe pastrohet nga biodiversiteti. Druri eshte produkt i biodiversitetit. Shume njerez ne bote perdorin bime mjekesore. Peshqit kryesisht prodhohen ne natyre. Te lashtat polenizohen nga bletet dhe fluturat”, tha Vie.

Ne Azine Qendrore, Iran apo Afganistan, shkaterrimi i pyjeve qe behet per te siguruar ngrohje, shkakton degradim te tokes, rreshqitje te dheut dhe vershime. Vie propozoi qe qeverite te percaktojne synime per te mbrojtur speciet e rrezikuara, duke vendosur taksa ndaj aktiviteteve qe demtojne biodiversitetin. “Ne presim qe disa vende te caktuara te adoptojne programe ambicioze. Deshirojme nje kornize te madhe, qe do te mund ta vezhgonim. Por, ketu na duhet edhe mbeshtetja e qeverive per t’i arritur synimet e tilla”, pohoi eksperti Vie.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s