Energjia alternative

Me energji alternative kuptojme zevendesimin e burimit te energjise qe perdoren sot si benzina dhe derivatet e saj,  ne burime te tjera te perhershme qe na i jep natyra dhe te cilat nuk shkaktojne ndotje ne mjedis. Kjo lloj energjie e perftuar ne kte menyre quhet edhe energji e paster. Nje avantazh i perdorimit te kesaj energjie eshte se nuk mbaron ndonjehere, nderkohe qe rezervat e naftes dhe derivateve te saj jane duke u pakesuar gjithnje e me shume. Shume vende te zhvilluara jane duke shfrytezuar kto burime te pastra per prodhimin e energjise si energjine diellore, eren, etanolin, hidrogjenin, etj.

Njerezit jane zgjuar tashme dhe kane filluar te kuptojne se planeti yne po shkaterrohet perdite nga papergjegjshmeria dhe dhe nje mbipopullim i cili gjithnje e me shume po ndikon ne ndotje me perdorimin e teknologjive vetevrasese.

Shume vende si Gjermania, Amerika, kane filluar te perdorine energjine diellore si prodhues te elektricitetit, nderkohe qe vende si Brazili, Amerika jugore po shkojne drejt perdorimit te etanolit, duke u varur gjithnje e me pak nga gazi.

Energjia diellore

Energjia diellore eshte nje burim qe merret me shume ne konsiderate nga shkencetaret. Energjia diellore qe hyn ne toke prej diellit ne nje minute, mund te plotesoje nevojat e energjise elektrike te njerezimit per nje vit. Sigurisht ky eshte vec potenciali pasi mbetet akoma per te bere mbi ndertimin dhe popullarizimin e paneleve diellore si ne nivele vendore dhe ne shtepite e njerezve.

Aktualisht kjo menyre e perftimit te energjise mund te aplikohet ne 4 kategori, si per industrine, per banesat ne zonat rurale, per rrjetet e gjera, per konsumin shtepiak. Praktika industriale ka shfaqur kerkesen me te madhe per perdorimin e energjise diellore ne kto 30 vjetet e fundit Telekomunikacioni, kompanite e naftes, shume mire mund te mbeshteten ne energjine diellore dhe me nje perdorim me te mire se me energjite e tjera. Kabinat e telefonit, semaforet rrugore mund ta perdorin gjithashtu duke mos u varur me nga lidhjet kabllore dhe nga gjeneratoret me nafte per elektricitetin. Gjithashtu mund te perdoret ne zonat rurale duke filluar qe nga shtepite, shkollat, fshatrat, klinikat, fermat, por edhe per pajisjet individuale te vogla. Gjithashtu mund te ngrihen rrjete te lidhura te cilat nepermjet energjise solare mund te furnizojne nje pjese te madhe te vendit me energji, ose dhe thjesht per disa familje. Ne shtepite mund te perdoret lehte per pajisje si radiot, kompjuterat etj. Ne disa vende si Gjermania po perdoren panela diellore dhe per ngrohjen e ujit.

Teknologjite kryesore per prodhimin e energjise termike dhe elektrike nga dielli jane:

1 – Paneli Diellor Termik

2 – Paneli Diellor me perqendrim

3 – Paneli fotovoltaik

Energjia nepermjet eres

Era ka qene e shfrytezuar historikisht nga njerezimi. Ajo mund te shfrytezohet si per prodhimin e elektricitetit, me nje dobishmeri shume te madhe, por edhe per pompa te cilat shtyjne ujin drejt shtepive nepermjet shume mullinjve te eres. Psh ne 1999 kapaciteti i energjise se eres ishte baras me 10000 megavat, te cilat mund te furnizonin me energji elektrime 5 qytete si Miami. Vendet qe e perdorin me gjere energjine e eres jane Gjermania, Amerika, Spanja, Danimarka dhe India.

Hidrogjeni

Alternativa e perdorimit te hidrogjenit si burim alternativ energjie ka filluar te merret ne konsiderate tani qe CO2 eshte rrituar ne atmosfere. Hidrogjeni ka avantazh nga hidrokarburet pasi ai krijohet thjesht me eletrolize dhe jo nga lende fosile, gjithashtu nuk shkakton ndotje ne mjedis. Mendohet te perdoret per te vene ne levizje automobilat duke qene se kta jane dhe ndotesit me te medhenj.

30 mendime mbi “Energjia alternative

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s