Si te pozicionosh veten ne mendjen e te tjereve

Cfare eshte pozicionimi?

Cila eshte fjala e pare qe te vjen ndermend kur dikush permemd BMW ne? Me shume mundesi fjala qe do tju vije ndermend do te jete luks, elegance, para. Cila eshte fjala e pare qe ju vjen ndermend kur dikush permend Volvo? Shume personave do ti vije ndermend fjala ‘e sigurte’.

Tani ti mund te jesh duke u cuditur se c’lidhje kane keto me menyren si te leme pershtypjen qe duam tek te tjeret. Ne fakt lidhja eshte shume me e forte nga sa ti mendon. E ke pyetur ndonjehere veten: Cila eshte fjala e pare qe njerezve i vjen ndermend kur permendet emri im? Eshte fjala ‘iforte’? Fjala ‘ i sigurte ne vetevete’?  Apo eshte fjala ‘deshtak’? Cilado te jete fjala nuk ka asgje per tu shqetesuar sepse ti tani mund te kontrollosh se cfare mendimi do te kene njerzit per ty.

Si te pozicionosh veten.

Tani qe ti e di rendesine e pozicionimit te vetes ne mendjet e te tjereve le te flasim mbi menyren se si duhet bere kjo gje.

  1. Pershtypja e pare.  Eshte shume e rendesishme pershtypja qe ti le qe ne fillim tek dikush. Edhe me perpara se ti te kesh folur ndonje fjale, njerezit mundohen te krijojne nje mendim dhe pershtypje per ty. Prandaj kur takon dike per here te pare mundohu te ruash nje kontakt te forte shikimi sy me sy. Kjo do te tregoje per ty qe je i respektueshem, ke vetebesim, tregon interes dhe qe nuk je i druajtur. Ky vetebesim qe ti do te shfaqesh mbase mund te te beje te dukesh pak i ftohte, prandaj pervec kesaj  duhet ti shtosh fytyres tende nje buzeqeshje te sinqerte. Kjo buzeqeshje jo vetem qe do ti beje te tjeret qe jane me ty qe te mendojne se ti ke nje sens humori, por gjitashtu do ti beje te ndihen me rehat ne shoqerine tende.
  2. Hobi dhe interesat qe ti ke. Cfare do te mendoje per nje person te cilin e takon per here te pare dhe meson se ai ka brezin e zi ne karate? Ti mund te ndertosh imazhin se ai ka nje fizik te forte. Dhe nese ti do te takosh nje person qe eshte i terhequr nga arti dhe piktura, do te mendosh se ai eshte nje person kreativ dhe i ndjeshem. Sic e shikon interesate tua perfaqesojne nje pjese te rendesishme te pozicionimit tend. Sigurisht une nuk po te kerkoj qe te gjesh nje hobi te ri vetem qe te pozicionohesh me mire. Por po them qe te flasesh per interesa te ndryshme kur je me njerez te ndryshem, sipas imazhit qe ti do te krijosh ne mendjen e tyre.
  3. Psikologjia e ngjyrave. Cdo ngjyre e veshjeve te tua, le nje pershtypje te caktuar ne mendjen e atyre qe te shikojne. Keshtu bluja te tregon te besueshem dhe besnik . Kjo mund te jete e rendesishme kur takoni dike qe porsa e ka tradhetuar i dashuri, pasi ne ato momente cdo njeri do te ndjente nje terheqje te forte per personat e besueshem dhe besnik. Gjithashtu ky mendim eshte shume i rendesishem kur kerkoni nje pune, pasi preferohen me shume njerezit e besueshem sesa ata qe jane me te kualifikuar. Veshja me te zeza do tju tregonte shume autoritar. Me njerez te cilet vdesin qe te shoqerohen me persona autoritare dhe me status te larte ne shoqeri, ti duke u veshur me te zeza do te rrisesh mundesine ti dukesh keshtu dhe ti terheqesh. E kuqja te tregon me energjik dhe me besim ne vetevete, ngjyra vjollce gjithashtu ju tregon njeri te fuqishem dhe energjik.
  4. Qendrimi i trupit. Njihet si “Bodylanguage” ne anglisht dhe ju mund te gjeni plot informacione. Njerzit ndertojne pershtypjen per ty ne baze te:  Qendrimi i trupit dhe levizjet (55% e pershtypjes vjen nga kjo), 38% nga toni i zerit tend, vetem 7% nga ajo qe ti thua. Prandaj pjesen me te madhe te pershtypjes ti e le thjesht duke manipuluar qendrimin tend dhe pa thene asnje fjale. Nje kurriz i drejte, kembet dhe duart jo te kryqezuara, te mos tregosh nervozitet me levizje te shpeshta mekanike dhe me tike qesharake, duart perpara ne stomak etj, te gjitha keto do te lene nje pershtypje pozitive per ty.
  5. Toni i zerit. Toni i zerit mund tju beje te dukeni energjitik dhe me vetebesim, mund tju beje te dukeni i ndjeshem, ose edhe te druajtur. Prandaj meqe ka nje perqindje te madhe ne pershtypjen qe leme tek te tjeret duhet permiresuar qe te tregoje ate qe me te vertete jemi.
  6. Faktore te tjere. Muzika qe ti degjon, fjalet qe thua, gjerat qe ti ben, lloji i makines qe ke, zilja e celularit qe ke vendosur dhe shume gjera  te tjera si keto kane nje pjese te vogel ne pozicionim.

Artikuj te ngjashem

Pse biem ne dashuri

Një mendim mbi “Si te pozicionosh veten ne mendjen e te tjereve

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s