Kur duam dike vetem pasi sigurohemi qe na do

Do preferoja me mire ta shpjegoja kete teme duke analizuar disa raste nga jeta e nje shoqes time. Para tre vjetesh ìshte dashuruar marrezìsht me nje djale dhe qendroi e lidhur me te per gjashte muaj. Por ai nuk e deshi kurre seriozisht prandaj u nda me te pasi e kuptoi mire kete. Ne mendjen e saj u krijua ideja se nuk mund te kishte dot asnje tjeter, sepse derisa nuk e dònte ai edhe te tjeret nuk do ta donin. Sidomos kur kjo te ndodh nga dikush qe e konsideron shume te rendesishem, te duket sikur ta ka bere e gjithe bota dhe jo nje person i vetem.

Nderkohe njohu nje djale tjeter shume te mire, te sjellshem, shume inteligjent dhe te afte. Shoqerohej me te gjithmone, por asnjehere nuk i shkonte ne mendje te kisha dicka me shume me te. Pas disa kohesh shoqerie ky djale filloi ti jepte sinjale interesi per me shume se shoqeri. Keto sinjale vazhduan dhe per disa kohe dhe nje dite ajo e gjeti veten te dashuruar me kte djale.

Spo e kuptoja se cfare ndodhi. Si u shnderrua ne mendjen e saj ai qe ajo e mendonte shok te ngushte ne njeriun qe ajo e donte? Nuk po e kuptoja pse nuk ra me pare ne dashuri kur nuk i kishte thene akoma se e donte dhe se do e donte gjithmone, kur faktikisht ishte po i njejti person si atehere dhe sot. Pse tani e pelqente per te dashur dhe me pare jo?

Me vone e kuptova se eksperienca e saj e meparshme kishte ngulitur nje mesazh te forte ne subkoshiencen e saj. Dhe mesazhi ishte qe nese do te donte dike qe nuk mund ta kishte do te perjetoja vuajtje. Kjo eshte dicka e ngjashme me ate qe te pengon ty te bish ne dashuri me Britny Spears. Ti e di shume mire qe nuk mund ta kesh ate dhe subkoshienca jote perpiqet te te mbroje ty nga vuajtjet duke mos te lejuar  qe te bish ne dashuri me te. E njejta gje i kishte ndodhur edhe shoqes time. Mendja e saj perpiqej ta mbronte nga vuajtjet duke mos e lejuar ta donte ate. Por mbasi ai e bindi qarte se do ta donte gjithmone, atehere nuk kishte me arsye pse te mbroheshe dhe asgje nuk e pengonte me ta shihte ate si te dashur.

Sic ishte shoqja ime ne ate kohe jam e sigurt qe edhe shume njerez sot ndihen njesoj. Dhe nje person inteligjent duhet ti marre ne konsiderate keto te dhena nese do te kete te beje me nje njeri te zhgenjyer me pare. Thjesht duhet te fillosh duke e bindur se e do dhe jo te habitesh pse nuk tregon interes per ty nderkohe qe i ke shpalosur anet e tua me te mira. Te kujtoj gjithashtu te mos keqperdoresh informacionet qe gjen ketu per aventura .

Artikuj te ngjashem

Si te harrojme dike qe nuk mund ta kemi

Si fillojme ta kemi fiksim dike

Pse biem ne dashuri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s