Si te besh per vete nje vajze/djale

Eshte krijuar pershtypja sikur dashuria lind vetvetiu dhe ne nuk mund ta kontrollojme ate. Por si cdo iluzion tjeter edhe ky mendim duhet te hiqet nga koka pasi eshte shume i demshem dhe na ben te jetojme te pavetedijshem per ate qe po ndodh dhe arrijme atje ku te na coje rastesia dhe veprimete tona te pamenduara. E pra duhet ta dini asgje nuk ndodh vete, jemi ne qe i bejme gjerat te ndodhin me sjelljet tona, me menyren si reagojme dhe paraqitemi. Atehere cilat jane menyrat e sjelljes te dikujt qe na bejne te biem ne dashuri? Dua te shpjegoj menyren se si ekspertet e reklamave veprojne per te terhequr vemendjen e publikut qe te blejne nje produkt te caktuar. Ata ne fillim percaktojne se cnevoja ka publiku dhe kur e dine kete ata reklamojne pikerisht ate produkt qe plotson nevojat e tyre. Po keshtu ne kemi nevojat tona te paplotesuara ku ne jemi bleresi dhe njeriu qe ne dashurojme eshte produkti qe pikerisht ne kemi nevoje. (Lexo: Si te impresionosh dike?)

Nevojat e meshkujve ndryshojne nga ato te femrave. Ne pergjithesi nevoja me e madhe e femrave eshte te ndihen te mbrojtura dhe te sigurta, kurse nevoja me e madhe e shumices se meshkujve eshte te ndihen te pranuar ashtu sic jane dhe te ndihen te pushtetshem. Shumica e femrave ndihen te mbrojtura dhe te sigurta ne prani te meshkujve te suksesshem me status te larte social dhe financiar. Prandaj po te dini ta tregoni veten keshtu duke nxjerre ne tavoline celsat e nje BMV je shume te shtrenjte, do te dukeni shume terheqes ne syte e nje femre sepse do ti beni ato te ndihen te mbrojtura.

Por edhe ata qe nuk kane para apo status shume te larte ne shoqeri mund ta bejne nje vajze te ndihet e mbrojtur duke e treguar veten njeri ambicioz, te forte, te shkathet, me besim ne vetvete, sepse keto tipare morale tregojne qe nje dite do te kesh shume para dhe do te arrish te behesh dikush ne shoqeri. (Lexo: Joshja e femrave, 5 gabimet e meshkujve.) Por menyra si duhen treguar keto cilesi eshte duke mbajt nje qendrim trupor te hijshem dhe me sjellje, jo duke ia thene drejtperdrejt me fjale qe une jam keshtu. Pra nese silleni ne ate menyre qe ta tregoni veten me besim ne vetvete, ambicioz, te shkathet, atehere do ti beni vajzat te ndihen te mbrojtura ne pranine tuaj dhe automatikisht ato do te ndjejne terheqje per ju. Menyrat sesi mund te leme tek te tjeret pershtypjen qe duam ne do ti shpjegoj ne temen si te pozicionojme vetveten.

Doja te flisja edhe per cfare duhet ta tregojne veten vajzat ne menyre qe ti bejne meshkujt te ndihen mire dhe te pranuar ne prani te tyre dhe keshtu ata te ndjejne terheqje per to. Meshkujt ndihen mire ne prani te nje femre qe eshte origjinale, pra vetvetja, ne prani te nje femre qe di te kujdeset per aparencen e saj dhe di te vishet, jo domosdoshmerisht me trup shume te bukur, pasi shpesh e bukura na ben ta shohim por jo ta dashurojme. Femrat duhet te tregojne qe jane te ndjeshme, por me nje ndjeshmeri delikate dhe shume femerore. Duhet te tregoje nje humor te gezuar dhe te pelqyeshem, psh duke qeshur me shakate qe i ben nje djale ajo mund ta tregoje veten keshtu. Megjithate do te flas ne temen tjeter se nga cfare varet pershtypja qe leme tek te tjeret, keshtu do te mund te kontrolloni mendimin qe kane te tjeret per ju. Keto informacione jane me baze nga realiteti, dmth shkencore dhe jepen prej meje ne nje forme shume te qarte dhe te kuptueshme. Une nuk mbaj pergjegjesi mbi menyren se si ju i perdorni kto te dhena, por do tju keshilloja te mos i perdorni per lojra dhe aventura, por vetem per te fituar ate qe dashuroni me te vertete. (Lexo: Shenjat qe tregojne se dikush te pelqen.)

#dashuria, #dashuria-e-vertet, #dashuria-vertet, #si-te-besh-per-vete