Joshja e femrave, 5gabimet e meshkujve

Joshja ka 5 hapa kryesore dhe keto hapa duhet te ndiqen sipas radhes, ose do te refuzoheni totalisht nga nje femer. Hapi i pare eshte te hysh ne kontakt me vajzen ose grupin e vajzave. Hapi i dyte eshte te krijoni vlere shoqerore ne syte e vajzes. Nderkohe qe ka rene ne sy vlera juaj shoqerore vjen hapi i trete ku ju e testoni vajzen qe ta njihni me mire dhe ta pranoni ate. Kur ta keni pranuar ate hidheni tek hapi i katert, izolimi i saj prej shoqeve. Dhe ne fund duhet te krijoni lidhje intime me te duke krijuar muhabete te thella, ti hapeni plotesisht njeri tjetrit. Keto hapa duhet te ndiqen me rradhe nese nuk doni te shkoni i vetem ne shtepi dhe te kaloni kohen duke pare televizor. Nese do te dini ti beni do te keni cdo dite nga nje te dashur per te kaluar naten. Ja se cdo tju ndodhe nese nuk ndiqni keto hapa te joshjes.

Gabimi nr 1. Te mos afrohesh me vajzen.

Nese ti nuk afron askend, atehere rri i ulur vetem duke shpresuar se nje vajze do te vije tek ti te te afroje. Pritja eshte humbje kohe dhe ti duhet te ngrihesh dhe te shkosh ti flasesh nje vajze. Edhe nese do te thoje jo mos e prish gjakun por kalo tek tjetra.

Gabimi nr 2. Te mos krijosh vlere shoqerore.

Gabimi me i madh i meshkujve eshte qe kalojne direkt nga afrimi i vajzes tek krijimi i lidhjes intime pa ndertuar me pare nje vlere shoqerore ne syte e saj. Kjo do te perfundoje duke mbetur te dy thjesht shoke dhe pa perfituar asnje marredhenie seksuale me te. Nese deshiron thjesht marredhenie shoqerore me ate femer atehere me plot kuptimin e fjales lere fare kete hap. Por nese je nje mashkull i vertete atehere duhet ta besh kete hap mbasi e ke afruar vajzen. Nese do te shkosh direkt ne muhabete intime ajo do ta ndjeje veten te lidhur me ty por nuk do te ndjeje ate terheqje qe e josh ate. Ajo do te jete me ty per tu shoqeruar dhe per te folur me ty, por per asgje tjeter.

Psh nese ti ke humbur ne nje qytet te madh dhe nuk di si te kthehesh mbrapsht tek rruga kryesore dhe te vjen nje i pastrehe dhe te flet vete dhe te tregon rrugen per tu kthyer pa e pyetur fare. Ai mund te te duket njeri i mire po nuk do te kete asnje vlere shoqerore per ty. Ti me shume mundesi as nuk do ta falenderosh fare ate, as nuk do ta marresh me vete tia prezantosh shoqerise apo familjes, as nuk do ta strehosh ne shtepine tende per ja nje jave. Ai thjesht eshte nje njeri i mire dhe ti do ti japesh pak lemoshe. Edhe femrat ndjejne po te njejten gje per meshkujt te cilet e anullojne hapin e te ndertuarit te vleres shoqerore dhe hidhen direkt tek krijimi i konfidencave te thella. Ajo do te mendoje se ju keni qellime te keqija me te dhe nuk do tju besoje aq sa te shohe njehere se cilat jane motivet tuaja te verteta me te.

Nese vajza i pergjigjet pozitivisht lidhjes intime pa te pare si me vlere shoqerore, atehere duhet ta dini qe nuk eshte lidhja intime qe dini te beni ju qe ajo po e pranon kete. Ajo thjesht po i pergjigjet sharmit tuaj seksual truperor dhe me shume gjasa ne ato momente duhet ti jete ndezur llampa e kuqe per seks. Megjithate shumica e vajzave nuk ju pergjigjen pozitivisht ne ate forme per shkak te numrit te madh te djemve qe kalojne nga fjala ckemi ne fjale shume konfidenciale.

Gabimi nr 3. Te mos e njohesh mire e te mos e pranosh.

Gabimi tjeter me i shpeshte eshte te mos testosh vajzen dhe te mos e pranoshate. Ata kalojne nga krijimi i vleres shoqerore ne izolimin e vajzes nga grupi per te krijuar marredhenie konfidenciale me te. Shumica e djemve nuk shohin se ka ndonje problem me kete. Por ajo do te filloje te cuditet pse nje djale kaq i mire dhe me vlere po fillon ti flase asaj dhe te krijoje konfidenca te thella me te. Edhe ketu do te filloje te dyshoje per qellime te ulta dhe do te mendoje se ai e do vetem perte bere nje here seks. Mendon qe edhe nese do te beje seks me ju, ju do ta hidhni ate pastaj sepse ajo nuk e ka kuptuar aspak pse ju zgjodhet pikerisht ate.

Prandaj eshte kaq e rendesishme qe ta pranoni ne fillim ate. Duhet ti jepni asaj ate qe ajo ka nevoje, te ndihet e mirepritur dhe e respektuar nga ju. Kur ajo ndihet e pranuar, ajo krijon nje ide pse ju e keni zgjedhur ate dhe nuk behet fjala per thjesht seks. Ajo do ta ndjeje veten ne te njejten vlere shoqerore me ju dhe do te behet me pranuese dhe me propozimet tuaja, sepse thelle ne brendesi ajo e ndjen se ka fituar te drejten per te qene me ju.

Gabimi nr 4. Te mos e ndani vajzen nga grupi.

Nese ju do te mundoheni te krijoni lidhje shume konfidenciale ne prani te shoqerise se saj atehere xhelozia e tyre tani qe sjane me ne qender te vemendjes do tju prishe shume pune. Ato do te mundohen ta shkepusin vajzen prej teje dhe te ikin ose nuk do te tolerojne muhabetet intime qe ju do te filloni me te.

Gabimi nr 5. Te mos krijosh lidhje te thelle.

Nese pas ketyre hapave nuk do te krijosh lidhje te thelle ti je i destinuarta humbesh ate. Nese ti do te kalosh direkt nga izolimi prej grupit ne seks, ti do te humbesh mundesine e krijimit te nje lidhjeje me te. Megjithese ajo do te ndjeje terheqje per ty, aty nuk ka asnje lidhje, dhe ajo nuk do te ndjeje te njejten gje per ty pa kte hap. Edhe nese do te pranoje te fleje me ty ajo do ta ndjeje veten ne faj per kete. Vajzat sigurisht duan seks, por ate jane te lumtura per kete vetem kur e bejne me nje person qe e ndjejne veten shume te lidhur. Prandaj edhe per kete gabim shume vajza nuk do tju pergjigjen pozitivisht hapit te fundit, seksit.

6 mendime mbi “Joshja e femrave, 5gabimet e meshkujve

  1. Faleminderit shume akademiku, megjithese do mundohem te fus vetem esencen e ketyre temave qe e plotesojne te teren, megjithate kto informacione do te mbeten vetem per njerez inteligjente, me pasione dhe qellime te larta. Nuk ka kompliment me te madh se vemendja e ketyre personave.

    Pëlqejeni

  2. Pershendetje dhe pergezime per artikujt thjesht fantastike qe keni ketu. Eshte hera e pare qe erdha ketu nga faqja juaj ne FB dhe thjesht kam hapur nja 30 tabe ne browser, me artikujt tuaj qe pres ti lexoj tani🙂
    Kam rreth 1 ore ketu dhe vertet qe nuk eshte aspak kohe e humbur. Me le pa fjale menyra e thjeshte dhe e qarte e shpjegimit te gjerave ketu, dhe shumica e mendimeve tuaja pothuajse perputhen plotesisht me bindjet e mia te kahershme. Se fundmi doja te thoja qe ky blog me kujtoi nje tjeter blog shume te suksesshem qe e kam disa muaj me pare rastesisht: http://www.stevepavlina.com/blog/
    mbase mund te ndikoje per mire tek ndonje nga lexuesit🙂
    Suksese gjithmone😉

    Pëlqejeni

  3. Informacione shume terheqese keni zgjedhur per te shtjelluar nje teme e cila eshte nje nga me perhapurat kohet e fundit !!! Jane hapat qe ndjek dhe unE !!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s