Mbi 10 vite burg per drejtoret qe pengojne transparencen

MBI 10 VITE BURG PER DREJTORET QE PENGOJNE TRANSPARENCEN NE ADMINISTRATE

Te dashur qytetare te Republikes se Shqiperise, nuk mund te vazhdohet me ne Shqiperi me rryshvete dhe miq si ne kohen e qepes. Fryma Europiane po fryn edhe ne vendin tone dhe kjo duhet te perfshije edhe administraten.

Deri tani kemi pare raste ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Pra te tjera gjera thote qeveria dhe te tjera gjera ben drejtoria. Por ka ardhur koha qe emerimet ne administrate te behen me merite, me konkurs si ne cdo vend tjeter Europian.

Per fat te keq drejtoret e administratave kane fshehur vendet vakante dhe kane punesuar njerez qe kane dashur ne 4 vitet qe kaluam. Ky fenomen nuk ndalohet dot duke u munduar tu gjeni mikun drejtoreve, ju garantoj se do dilni te humbur.

Ju do te merrni ate qe ju takon vetem kur drejtoret e administratave te jene te detyruar me ligj te shpallin vendet vakante egzistente dhe ato qe do te hapen per vitin ne vazhdim. Dhe nese ndonje titullar le pas dore kte detyre ai duhet te shkarkohet menjehere dhe te denohet me mbi 10 vite burg.

Megjithate duhet te jeni vete ju qytetaret qe duhet ta kerkoni kte gje, sepse pa kte rregull juve do te jeni plotesisht nen meshiren e pushtetareve dhe konkurset e fituara nuk do te ju vlejne per asgje. Ngrini zerin. Kerkoni te merren masa ndaj cenimit te transparences, ose vuani ne heshtje vjedhjen e pushtetit.

Zgjedhja eshte e juaja, e dijeni qe nje politikan eshte vecse dallga ne det qe nuk mund te ngrihet pa ate trysnine ajrore qe shtyn nga siper e qe eshte populli. Ndersa populli flet, politikani shkruan.

Pra tregohuni te bindur qe Shqiperia do te behet, sepse drejtesia dhe ligji qendrojne siper vjedhjeve e felliqesirave njelloj sic qendron qielli me yje siper stuhive. Forca shqiptare.

Advertisements

5 Maji Dita e Deshmoreve te Atdheut

Qemal-StafaDita e njerzve te pavdekshem. 5 Maji perkujton sot dhe ne jete te jeteve deshmoret e rene ne mbrojtje te Atdheut. Nderojme 9470 deshmore te vrare ne luftim kunder pushtuesve nazifashiste, 6436 te pushkatuar nga nazifashistet dhe bashkepunetoret e tyre, 13200 te ekzekutuar nga nazifashistet ne kampet e perqendrimit, por edhe deshmoret para viteve 1912.

Kjo dite nuk eshte vetem shprehje vleresimi per figuren e deshmorit, por dhe nje perpjekje per te mbajtur gjalle brez pas brezi historine dhe shembullin e tyre, frymezimin qe buron nga heroizmi i tyre. Cdo 5 Maj kenget epike u kushtohen deshmoreve. Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane ne monumentin “Nene Shqiperi”, por edhe ne rrethet e vendit, kane qene kulti i vetem per betimet e luftetareve te lirise gjate luftrave per rezistence ndaj armiqve te fuqishem te vendit tone.

5 Maji ka mbetur ne historine shqiptare qe nga renia e Heroit te Popullit Qemal Stafa. Ai ishte nder deshmoret e pare ne fillim te (LANC) Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Ishte nje i ri aktivist qe luftoi dhe ra kunder murtajes nazifashiste qe po shembte boten.

Qemal Stafa lindi ne fshatin Zabzun Librazhd Elbasan dhe pasi iu perkushtua luftes ndaj fashisteve, me 5 Maj 1942 ai bie deshmor. Sot shume rruge, lagje dhe shkolla ne qytete te ndryshme mbajne emrin Qemal Stafa, gjithashtu nje baze ushtarake dhe stadiumi qe per shume kohe ishte me i rendesishmi ne Shqiperi mban emrin e tij.

Sot, megjithese kane kaluar shume vite, 5 Maji njihet si dite perkujtimore per deshmoret nga treva si Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe nga cdo familje dhe shtepi ku flitet shqip.

Nje Mengjes i Bukur nen Flladin e Deshperimit

happiness

Miremengjesi ti o post-universitar qe je zhytur ne dilemen e te marrit te diplomes, e cila si ta kesh si mos ta kesh nuk te vlen per asgje, pasi po vuan per te gjetur nje pune te hajrit ne profesion dhe serish je ne call center.

Pervec asaj dileme te shtohet dhe dilema qe te rrish apo mos te rrish ne Shqiperi pasi pervec arsyes se ekonomise eshte dhe arsyeja qe te gjithe miqte tuaj kane ikur dhe ke ngelur si bq vetem dhe ske me ke te pish kafen te dielen qe ke pushim.

Shtoji ketyre arsyeve nje luge gjelle “beqar” dhe dilema e jetes tende behet me e madhe, dhe menjehere fillojne te te bien si tulla ne koke gjithe mendimet e zeza qe te rrotullohen cdo dite ne koke ne kete vend te bukur, plot shprese dhe te ardhme.

Jeta eshte e veshtire or mik por mendo qe ka te tjere si ti plot, qe nuk e rruajne si ne kuptimin figurativ si ne kuptimin e pare, pasi as ata nuk kane nje te dashur, por gjithsesi ata ia dalin serish te jene te lumtur.

Do thuash ti si jane te lumtur? Epo e gjitha eshte nje menyre perceptimi dhe ja pse nje shkrimtar i vjeter Franz Kafka(te cilin disa e quanin Franci Eccobetit ose Kafka i 1-2 ) thoshte qe :

“Nese cdo gje ne jeten tuaj nuk po shkon sic duhet ose ashtu sic doni ju te shkoje, mos u merzzisni por vazhdoni te synoni ate qe doni sepse rruga per te arritur endrrat eshte e veshtire por jo e pamundur. Ne te kundert ja perse eshte shpikur kumari dhe alkoli, qe ti harroni te gjitha dhe te vdisni i ri por ama i lumtur dhe ne perpjekje per tu bere i lumtur…”

Si nje Co-Founder i Eccobetit nuk do doja tju percillja mesazhin qe luani bixhoz pasi une per vete nuk luaj por doja tju thoja qe gjithmone mund ta gjeni dicka ku te fokusoheni per te arritur dicka. Prandaj nese zgjidhni nje jete me te mire apo nje ndeshje me te sigurt, ajo gjithmone do jete nje zgjedhje e juaj, e cila e gabuar apo e drejte qofte do jete gjithmone zgjedhja juaj dhe ju do jeni te lumtur me ate.

Pandi Walker (Nese skedinat do me vrasin ndonje dite,ti mos qaj sepse une isha duke share nga robt) (Idiokracia)

Thashethemaxhia

Le te perkufizojme thashethemaxhien:
Thashethemaxhia eshte nje person qe diskuton punet e Xhevries me nje pasion sikur punet e saj te kishin vlera te medha historike, shkencore apo artistike.

Le te pershkruajme thashethemaxhien:
Thashethemaxhia eshte person pa te meta, nuk gabon kurre si gjithe njerzit e tjere, keshtu qe eshte aq e ndjeshme ndaj mangesive te te tjereve, sa qe eshte e gatshme qe per gabimin me te vogel te te denoje me internim te perjetshem.

Nga dallon thashethemaxhia prej njerzve serioze?
Nderkohe qe njerzit serioze e humbin kohen me njohuri kulturore apo profesionale qe mund ti hyjne ne pune vetem per te bere pune, apo diskutime te kota serioze, thashethemaxhia e shfrytezon kohen ne maksimum me muhabete aq te nxehta sa qe i kenaqin shpirtin edhe te vdekurve ne varreza.

Si duhet ta gjykojme thashethemaxhien?
Perderisa ajo na kritikon dhe gjykon neve te gjitheve mengjes, dreke dhe darke, kush jemi ne te gjykojme nje qenie kaq brilante dhe perfekte?

Krijo nje vjershe per thashethemaxhien:

zz
Ah sikur te kisha dy dhambe si te tuat,
t’ia ngulja thashethemaxhies mu ne qafe,
Ta dije dhe ajo se cdo me thane njeri,
cdo me thane ndikim dhe goja ne shoqeri.

Postime te ngjashme:

7 arsye pse duhen meshiruar ata qe te gjykojne keq

Pse jane te demshme thashethemet

Cfare e shkakton kuriozitetin e tepruar

Nje Krahasim i Bibles me Kuranin

wwwwwwwwwTe dy librat pohojne njezeri se Zoti eshte Nje. Te dy librat e therrasin Zotin Elah dhe Elohim (Allah dhe Allahumme).

 
Te dy librat e pershkruajne Njeshmerine e Zotit me fjalen Ehad, si ne hebraisht dhe ne arabisht ka te njejtin kuptim, Njeshmeri absolute si ne person si ne qualitet.

 
Te dy librat permendin se Jezusi eshte si Adami, dhe se ai eshte krishti (mesia).

 
Te dy librat vertetojne 10 urdheresat qe i zbriten Moisiut si ligje per te rregulluar shoqerine njerezore.

 
Te dy librat japin shembuj adhurimi duke lare kembet dhe duart dhe pastaj te biesh permbys me koke ne toke.

 
Te dy librat sugjerojne qe femrat duhet ta ruajne veten duke u mbuluar me shami ose dhe me teper ne varesi te kultures kohes dhe vendit ku jetojne dhe ne baze te faktit nese jane beqare apo te martuara. Beqaret mund te rrine pak me zbuluar.

 
Te dy librat e thone qarte qe eshte besimi ne Nje Zot dhe veprat qe kane rendesi dhe jo feja qe ndjek.

 
Te dyja fete e pranojne mundesine e ndermjetesimit te Jezusit tek Zoti, pra qe ai ti kerkoje Zotit qe te meshiroje disa persona.

 
Zoti nuk te braktis asnjehere, qofsh i krishtere e qofsh musliman, Ai eshte afer teje per te ndihmuar kur ti i lutesh. E crendesi ka forma e lutjes e lloji i fese para sinqeritetit ne besim?

 
Nuk po shpik as nje fe te re dhe as nje forme besimi te ri, por po theksoj ate qe cdo fe e ka te perbashket: Zoti vlereson besimin, Zoti eshte Nje, Zoti fal cdo gje per te cilen pendohesh sinqerisht, Zoti te ka dhuruar ligje dhe rregulla per te te mbajtur larg konflikteve nga motive te ndryshme.

 
Zoti te sjell evidenca, sepse te ka premtuar qe do te ta beje mese te qarte egzistencen e Tij deri sa ti te bindesh, eshte pikerisht ky kujdes qe Ai ka ndaj teje, ne cdo hap te jetes tende, qe ti do ta ndjesh ne momente te ndryshme te jetes, do e kuptosh qarte qe Ai te mbron, te furnizon, te mbeshtet.

Mesuese Alketa i Pergjigjet Lindita Nikolles

wwwPergjigja dinjtoze e mesueses dhene ndrikull Nikolles per letren e saj elektorale, te neveritshme, hipokrite, me dashuri e perqafime, qe nuk shkruhej as gjate diktatures. Duke pergezuar mesuesen dinjitoze ju ftoj te dashur miq te lexoni leter pergjigjen e Zonjes Alketa. sb
Ja si i pergjigjet mesuesja nga Fieri, letres se ministres Nikolla drejtuar mesuesve:

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla me rastin e festave te fundvitit i ka derguar nje leter pershendetese dhe falenderimi te gjithe mesuesve te arsimit shqiptar duke vleresuar rolin dhe kontributin e tyre ne rritjen e nivelit te mesimedhenies ne shkolla por njekohesisht ka marr persiper edhe difektet dhe pergjegjesite per permirsimin e arsimit ne te ardhmen. Teksti i letres eshte i njejte per te gjithe porndryshon vetem emri qe i eshte drejtuar letra , por pas kesaj kane nisur dhe reagimet ne rrjetet sociale duke e quajtur ministren te deshtuar

Letra e Ministres Lindita Nikolla:

Me poshte pergjigja qe i jep nje mesuese nga Fieri Ministres
Në përgjigje të letrës “personale” (lexo: joprofesionale ) të zonjës ministre të arsimit:

“Së pari, do të dëshiroja të më drejtoheshit me “zonja Alketa” dhe aspak “e dashur Alketa” , sepse në këto tre-katër vite, “reformat” tuaja arsimore, jo vetëm nuk më kanë qenë të afërta dhe të kujdesshme sa komunikimi ynë të ishte i llojit personal e shoqëror, por përveç stresit që më kanë sjellë (siç e pohoni edhe vetë), më kanë zvjerdhur përfundimisht shpresën se në këtë vend mendon dikush për të vlerësuar moralisht e materialisht profesionistët dhe intelektualët.

Ju mburreni se keni larguar 600 tekste me probleme të rënda dhe keni futur tekste të standardeve europiane dhe harroni të theksoni se thjesht latë në qarkullim një pjesë të teksteve që ishin dhe çliruat prej konkurrencës dhe favorizuat disa shtëpi botuese të privilegjuara. Harruat se këtë vit mësimor, vetëm për tekstin e gjuhë-letërsisë për klasat e dhjeta u imponua “Albass” si alternativa e vetme në përzgjedhje ?!

Ju, zonja ministre mburreni se iu kundërvutë ndikimit të politikës dhe të korrupsionit në emërimet në arsim; por mund t’ju ketë zënë amnezia nëse nuk kujtoheni se “konkurset” tuaja për drejtorë shkollash, nëndrejtorë etj “i fituan” anëtarët e kryesive dhe eksponentë të ps dhe lsi ; dhe se pavarësisht testimit kombëtar, për një vend pune si mësues, fituesve të këtij testimi u duhet të kalojnë nëpër “dyer” të tjera .

Së fundi, më thoni se vitin që vjen do të më rrisni pagën me 10 %, por nuk më qani hallin se kjo shtesë nuk më indekson as inflacionin e katër viteve të qeverisjes suaj, as më zëvendëson pagën e 13-të që më premtuat, madje as 10 mijë lekëshin shpërblim në fund të vitit, që e kisha dhe ju ma vodhët ….

Në vend të përshëndetjes, doja t’ju uroja që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t’i kaloni me mbetjet e një page mujore prej 45 mijë lekësh të reja !

Mirë u dëgjofshim në 18 qershor 2017 !”

Lexo gjithashtu: Mesues per Shqiperine 2016-17