Arkiva Etiketash: Kuriozitete te cuditshme

Heq dorë nga coca-cola, dobësohet 85 kg

Një grua britanike humbi 85 kilogramë pasi hoqi dorë nga coca-cola, pije nga e cila konsumonte të paktën katër kilogramë në ditë.

36-vjeçarja nga Suindon, Britani, arriti të peshonte deri në 170 kilogramë në maksimumin e saj, raportoi “The Sun”,

Kryebashkiaku: Uji i ndotur po i bën meshkujt homoseksualë

Duhet të ketë diçka në ujin e një qyteti në Peru- pasi kryebashkiaku thotë se ai po i kthen meshkujt në homoseksualë. Kryebashkiaku Josi Benmtez tha se në ujë është gjetur metali stroncium. “Për fat të keq stronciumi redukton hormonet mashkullore dhe po rrit përqindjen e homoseksualëve. Tani jemi bërë si Tabalosos,” tha kryebashkiaku i Huarmey-t.

Shkencëtarët nga ana e tyre thonë se nuk ka ndonjë studim që e lidh stronciumin me sjelljen seksuale. Ata thonë se stronciumi mund të shkaktojë kancer në kocka, anemi e komplikacione kardiovaskulare nëse është në doza vërtet shumë të mëdha. Vazhdoni leximin

I dhuron gruas nje iPhone 4S, zbulon tradhetine

Sapo iPhone 4S dolen ne treg, nje amerikan i cili e donte aq shume te shoqen, nxitoi qe te blinte nje te tille dha t’ja dhuronte asaj sa me pare.

Mirpo burri sa i dashur ishte edhe po aq xheloz dhe dyshues per gruan e tij, dhe fshehurazi asaj implementoi edhe nje funksionalitet brenda shume programeve te tjera te iPhone 4S.

Aplikimi Find Friends mundesonte qe ai te ishte ne dijeni te vendndodhjes se gruas, e cila me ta marre dhuraten njoftoi se do te shkonte te takonte nje shoqen e saj. Vazhdoni leximin

I Pret Penisin Të Birit: “Jeta Është Me E Thjeshtë Për Vajzat”

Jeta e meshkujve është shumë e vështirë dhe kështu një nënë e re në Kinë ka vendosur ta bëjë më të lehtë jetën e djalit të saj vetëm pesë muajsh. Për ti siguruar një të ardhme të mirë, gruaja i ka prerë atij penisin.

Tani asaj i duhet të përballet me pesë vjet burg, siç ka vendosur gjykata në Sheyang, provincë e Jiangsu në Kinën Lindore.

Të justifikonte veten, ajo i tha policisë se djemtë duhet të mësojnë për të punuar e më pas të marrin një pozicion, pastaj të gjejnë dhe të mbajnë një grua. Me pak fjalë, një përpjekje që nëna ka kërkuar për të shpëtuar fëmijën e saj.

Për fat të mirë, mjekët kanë qenë në gjendje t’ia ngjisin dhe kanë deklaruar se fëmija nuk do të ketë probleme të funksionimit në të ardhmen.

“Varfëria” e miliarderëve

Sipas “Forbes”-it, në vitin 2008, njëqind njerëzit më të pasur të Rusisë vlenin të gjithë së bashku 520 miliardë dollarë, ndërsa sot nuk shkojnë më shumë se 140. Ja se si ka ndryshuar pozita e pasanikëve rusë…

Në kioskën e shitjes së revistave, numri i fundit i edicionit rus të revistës “Forbes” është e mbështjellë me një letër ngjyrë kafe. Pikërisht kjo revistë prestigjioze është zgjedhur për t’u prezantuar lexuesve jetën, vdekjen dhe mrekullitë e asaj që ngelet nga oligarkia më e “ndritur” në botë.

Në kopertinë, mes fytyrave të manjatëve më të famshëm rusë, “Forbes” shkruan se ka bërë llogaritjet për humbjet e secilit prej tyre. Rezultati është me të vërtetë tronditës. Sipas të dhënave, mendohet se oligarkët rusë kanë humbur një total prej 378 miliardë dollarësh. Nëse në vitin 2008, shuma e pasurisë së 100 njerëzve më të pasur të Rusisë shkonte në 520 miliardë dollarë, vetëm tre vjet më pas kjo shifër nuk shkon më shumë se 140 miliardë. Vazhdoni leximin

7 parashikimet tronditëse që kanë dalë të vërteta

Hoy parashikon sulmin në Oklahoma

Amerikanja Hana Hoy është një medium që pretendon se jo vetëm i dëgjon shpirtrat por sheh edhe prezencën e tyre fizike. Në vitin 1995, Hoy ishte në një program live në radio, kur parashikoi një sulm terrorist ndaj një ndërtese në Oklahoma. Vetëm 90 minuta më vonë, tragjedia përfshiu godinën federale “Alfred p. Murray” dhe u bë sulmi më i egër terrorist në SHBA para 11 shtatorit të 2001-shit. Hoy ia kishte dërguar parashikimin e saj FBI-së disa muaj para ngjarjes.

Jeffrey Palmer parashikon shpërthimin e vullkanit, cunamet dhe uraganin Katrina

Australiani Jeffry R. Palmer ka bërë një sërë parashikimesh, disa prej të cilave rezultuan të vërteta më vonë e disa jo. Palmer parashkoi vullkanin në Oqeanin Indian në 26 dhjetor të Vazhdoni leximin

Hitleri nuk u vra në Berlin, vdiq në Argjentinë më 1962

Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit por ka vdekur në Argjentinë. Është ky informacioni më i ri që është publikuar në lidhje më vdekjen e Hitlerit nga një autorë britanikë.

Gazetari britanik Gerrard Uilliams dhe bashkëautori i tij, Simon Dunstan në publikimin e librit të tyre të titulluar “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit), shkruan se udhëheqësi gjerman fashist nuk ishte vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945, por ai ishte arratisur në Argjentinë, ku kishte jetuar deri në vdekje në vitin 1962. “Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, ka theksuar Uilliams për Sky news.

Sipas tij, nuk ka dëshmi t ligjshme për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e dëshmitarëve okularë për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe vështirë për tu përgënjeshtruar. Vazhdoni leximin

%d bloggers like this: