Zbulim i ri mbi parashikimin e fisit Maja

Mban të njëjtën datë, ishte groposur në dhomën sekrete të tempullit.

Thellë, në një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një tempulli guri në Meksikë, është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme. Kështu besojnë mbështetësit e teorisë së fundit të botës.

Vendosjet astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund të gabojnë: më 21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalipsi i parashikuar 5125 vjet më parë nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund. Majat, një civilizim i famshëm dhe i avancuar, kanë tërhequr sërish vëmendjen në shtetin meksikan, Yucatan dhe në Guatemala. Deri tani provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të vetme guri të gjetur në Amerikën Qendrore në një tempull të Majave, e cila e përshkruante kalendarin e Tokës deri më 21 dhjetor 2012.

Me gjithë skeptikët e kësaj teorie, mbetet fakt që Majat kanë qenë vëzhgues e njohës astronomikë të jashtëzakonshëm dhe të pasur me njohuri të përparuara matematike. Dhe nëse ata kanë menduar se kalendari nuk duhej të shkruhej përtej vitit 2012, duhet të ketë pasur ndonjë arsye.

Kjo çështje e ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut, sa edhe NASA ka një sektor që i dedikohet teorisë së fundit të botës. Ndonëse referimet për këtë ishin vendosur mbi pllakën e gurit të gjetur në Tortuguero, Meksikën jugore në vitet ’60, pak ditë më parë në tempullin e Comalcalcos u gjet një tjetër pllakë, e groposur thellë në dhomën sekrete të tij, e cila mbante të njëjtat shifra që parashikonin fundin e botës.

Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë. Pllaka e dytë daton e gdhendur 1300 vjet më parë dhe tani po mbahet në Institutin Nacional të Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë. Fakti se faqja e pllakës ishte mbuluar me një lloj stukoje, gjë që tregon se data është mbajtur sekrete dhe për vetë popullin Maja që vizitonte tempullin, ka shtuar akoma më shumë frikën për fundin e botës.

Mijëra amerikanë po telefonojnë NASA-n, duke e pyetur nëse duhet të vrasin veten përpara kësaj dite. Shkencëtarët thonë se nuk ka një kërcënim të vërtetë në horizont, ndërsa ekspertët e majave nuk e mohojnë rëndësinë e kalendarit të këtij fisi, por thonë se shifrat e tij mund të jenë keqinterpretuar.

About these ads

Të etiketuara:,

8 thoughts on “Zbulim i ri mbi parashikimin e fisit Maja

  1. esja Mars 13, 2012 te 3:34 pm Reply

    kjo eshte nje genjeshter e madhe subhanallah kush mund te dije me shume se Zoti nuk mund ta dije askush se kur do te ndodh kijameti Allahu i meshiroft majanet

    • gazmend mexhaj Prill 17, 2012 te 6:29 pm Reply

      nese jan majat mbi zotin atehere te permbyset toka .zoti esht aj qe na qon ne rrugen e shpetimit dhe deshires me jetu ne paqe

  2. I paemër Mars 21, 2012 te 4:39 pm Reply

    te nesermen dicka qe e di vetem ai larte

  3. nassss Mars 21, 2012 te 4:40 pm Reply

    te nesermen diqka qe e di vetem ai lart

  4. gazmend mexhaj Prill 17, 2012 te 6:39 pm Reply

    ky esht nje parashikim qe qon boten drej krizes shpirterore e friges .po kurr nuk do ket nje parashikim mbi zotin qe krioj universin, dhe botes nuk i dihet fillimi” e as fundi nuk do xhendet kurr, bota do jettoi ne paqe;

  5. I paemër Maj 8, 2012 te 8:05 am Reply

    e nese nuk ndodh kjo gje ne daten e parashikuar, pra me 25 dhjetor? Cfare do te bejne keta persona qe e shpiken kete teori? Ku do te futen?

  6. Un e besoj Maj 31, 2012 te 7:29 pm Reply

    Lexojeni

  7. I paemër Dhjetor 5, 2012 te 1:54 pm Reply

    katastof do kete ne vitetet qe vijojn dhe do jete katastrof natyrore por jo qe do vi flak nga qielli e budalliqe qe trembin njerzit per daten 21 12 12

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: