Shkencetaret zbulojne si te fshehin nje ngjarje ne hapesire dhe kohe

Shkencëtarët krijojnë pajisjen “e fshehjes” së përkohshme

Shumica e racës njerëzore nuk kanë ndonjë problem për ta bërë kohën të zhduket – por shkencëtarët kanë zbërthyer një mënyrë shumë hi-tech për ta bërë saktësisht këtë.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje për “fshehje të përkohshme” që mund të fshehë ngjarjet nga pamja.

Demonstrimi “ka fshehur” ngjarjet për 40 të triliontat e sekondës – ose 40 pikosekonda -duke shpejtuar apo ngadalësuar pjesë të ndryshme të rrezes së dritës.

Pjesë të ndryshme të rrezes së dritës pastaj u bashkuan përsëri që vëzhguesit apo shikuesit të mos munden të kuptojnë se çfarë ka ndodhur gjatë kohës “së fshehur”.

Informata thjesht nuk është aty për t’u lexuar apo për t’u rikonstruktuar.

Deri tani teknika punon vetëm në periudhat prej 0.00012 të sekondës – kështu që policia me siguri mund të flejë e qetë, pasi që keqbërësit do të duhet të lëvizin shumë më shpejt se sa kanë mundur qeniet njerëzore ndonjëherë ‘për t’i fshehur’ veprimet e tyre.

Si alternativë, fraksionet “e fshehura” të sekondës mund të përdoren për komunikime ultra të sigurta.

Shkencëtarët mendojnë që teknika madje mund të kombinohet me përparimet e fundit në “fshehjen” optike – për të fshehur një ngjarje në hapësirë dhe në kohë.

Profesor Robert Boyd dhe dr. Zhimin Shi, nga Universiteti Rochester në New York, kanë recensuar studimin për gazetën dhe kanë thënë që “sikur ideja për pajisjen që e bën një objekt të duket i padukshëm nuk ishte mjaft konfuze, edhe tani hulumtuesit kanë demonstruar një sistem që mund të fshehë një ngjarje në kohë.

“Pasi që fshehja hapësinore dhe kohore veprojnë në dimensione të ndryshme fizike – hapësirë dhe kohë, respektivisht – nuk ka arsye fondamentale pse dy teknikat nuk mund të kombinohen ashtu që fshehja hapësinore – e përkohshme të ndizet dhe të fiket kurdo që dëshiron dikush.

‘Megjithatë, atë që e kanë demonstruar Fridman dhe të tjerët si pajisjen e parë të fshehjes së përkohshme njëdrejtimëshe tashmë mund të përdoret në disa aplikime, siç është rritja e sigurisë së komunikimit në sistemet me fije optike.

“Drejtimet e ardhshme mund të përfshijnë rritjen e kohës së fshehjes drejt mikrosekondave dhe milisekondave dhe të ndërtojnë një pajisje e cila mund të punojë njëkohësisht për dritën e rastësishme që vjen nga drejtime të ndryshme’.

Teorikisht, çdo gjë që ndodhë në atë boshllëk të imët do të jetë e padukshme dhe e pavërejtur, sepse nuk do të ekzistonte në perceptimin tonë të kohës.

Pajisja mund të përdoret për komunikime ultra të sigurta – ose, në një film fantastik, madje mund të kombinohet me një pajisje optike të padukshmërisë, duke fshehur shfrytëzuesin nga hapësira dhe koha, thanë hulumtuesit.

Efekti është arritur duke përdorur thjerrëza-kohe për ndarje që ndajnë dritën në “komponent” më të ngadalshëm dhe më të shpejtë – duke krijuar në këtë mënyrë një hapësirë të vogël të përkohshme.

Ndryshe nga pajisjet e tjera të fshehjes që punojnë duke e lakuar dritën rreth objekteve, kjo vepron duke e kompresuar dritën e cila kalon nëpër kabllon e fijeve optike me thjerrëz speciale e cila bën që disa të shpejtojnë dhe disa të ngadalësohen.

Kjo i bën valët të ndahen dhe një thjerrëz tjetër më tutje në kabllo pastaj e bën dritën që të bashkohet përsëri.

Rezultati është drita e cila del nga fundi i kabllos dhe që duket të jetë e pandryshuar çka do të thotë për hapësirën në mes thjerrëzave gjërat kanë apo kanë mundur të ndodhin – pa u vënë re që ka ndodhur kjo.

Profesori Moti Fridman, nga Cornell University në New York, dhe kolegët thanë që “vrima e kohës” në rrezen testuese fsheh ndodhinë e ngjarjes nga vëzhguesi.

“Kjo qasje është e bazuar në përshpejtimin e pjesës së përparme të rrezes së dritës dhe ngadalësimin e pjesës së pasme për të krijuar një vrimë apo zbrazësi të përkohshme të kontrolluar – brenda së cilës ndodhin ngjarjet – ashtu që rrezja nuk modifikohet në asnjë mënyrë nga ngjarja apo veprimi”, thanë ata.

“Rrezja pastaj merr përsëri formën e saj origjinale nga manipulimi i kundërt i dispersionit. Në përmbledhje ne kemi prezantuar demonstrimin e parë eksperimental të fshehjes së përkohshme që në mënyrë të suksesshme fsheh një ndodhi nga rrezja në fushën e kohës. Rezultatet tona paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën për të arritur një pajisje të fshehjes hapësinore-kohore”.

Fizikanët tashmë kanë gjetur mënyra për të bërë vello të padukshmërisë, duke ndërruar fushat elektromagnetike dhe manovruar dritën rreth vëllimit të hapësirës që në thelb, çdo gjë brenda kësaj hapësire të jetë e padukshme.

Hulumtuesit e profesorit Fridman ishin të aftë të çonin këtë ide një hap më tej dhe të fshehin me vello kohën.

Ata ndërtuan një pajisje që ka dy thjerrëza të quajtura modulator elektro-optik. Pastaj, ata dërguan një rreze të dritës përmes thjerrëzave. Thjerrëza e parë e kompreson dritën, ndërsa e dyta e dekompreson, duke lënë një zbrazëti apo vrimë, në kohën kur çdo ngjarje ka kaluar pa u vënë re.

Për syrin, drita që vjen nga thjerrëza kohore e dytë është dukur e pandërprerë, sikur nuk ka ndodhur asnjë shtrembërim.

Në esencë, në mes dy thjerrëzave ekziston një boshllëk hapësirë-kohë që fsheh çdo ndryshim që ndodh për një periudhë të shkurtër të kohës që nevojitet që drita të kalojë nëpër të dy thjerrëzat.

Nëse mesazhet e koduara mund të fshihen në një varg të këtyre fshehjeve, do të ishte shumë e vështirë për “t’i kapur”– duke i bërë ato shumë të sigurta për komunikime.

Në anën tjetër, nëse një interval apo vonesë e tillë kohore e fshehur mund të bëhet për të pulsuar ON dhe OFF do të mund të përdorej për “të kapur” të dhënat që kalojnë pa pasur ndonjë regjistrim të tyre fare.

Dhe nëse teknologjia mund të zgjerohet, në teori do të mund të ndaleshim në mes dy thjerrëzave dhe të bënim çfarëdo që të dëshironim dhe asnjëherë nuk do të regjistrohej në kohë – për pjesën tjetër të botës kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Por hulumtuesit, zbulimi i të cilëve është raportuar në “Nature”, nuk presin që teknika të prodhojë një zbrazëtirë që zgjat më shumë se e 0.00012 e sekondës – që nuk është kohë e mjaftueshme për të bërë diçka që ia vlen të fshihet.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

%d bloggers like this: