Ngrohja globale shkaqet natyrore

Ngrohja globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem behet gjithnjë e me shqetësues nga dita në dite. Ndryshimet e klimës janë të verteta dhe sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S’ka aspak dyshim që ne kemi krijuar ndryshime te atmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave. Evidenca e ngrohjes globale është e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:
Që në fillim të shekullit te 20′te temperatura e sipërfaqes kryesore të tokës është rritur rreth 0,6 °C.
Gjate 40 viteve të fundit temperatura është rritur rreth 0,2-0,3 °C.

Ngrohja në shekullin e 20′te është më e madhe nga të gjitha kohërat e 400-600 vitet e fundit.
7 nga 10 vitet më të ngrohta të shekullit te 20′te janë ato të 90′tes.

Malet e akullta të poleve janë në levizje.

Akujt në polin e veriut kanë humbur rreth 40 % te trashësisë së tyre gjate 4 dekadave të fundit.
Niveli global i detarëve është rritur pothuajse 3 herë më shpejt në krahasim me 3000 vitet e fundit.
Studimet e shumta tregojnë se bimët dhe kafshët ndryshojnë numrin dhe sjelljen e tyre në bazë të ndryshimeve klimatike.

Ashtu siç Bota vazhdon të ngrohet, rritet dhe rreziku që klima do ndryshoje në mënyre të tillë saqë mund të dëmtoje në mënyre serioze jetën tone. Ndërkohe që një pjesë mesatare e vendeve të globit do bëhet më e ngrohtë disa zona individuale do përjetojnë tjetër lloj ndryshimesh të klimës, me rrjedhoja të dryshme për ambientin lokal.

Disa nga keto jane:

Rritje e shpejte e nivelit te detit. Më tepër vale të ngrohta dhe thatësirë që rezulton në shumë e më shumë konflikte në burimet e ujërave. Më tepër mote ekstreme që krijojnë përmbytje dhe shkatërrime banesash.

Një potencial të madh në sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me nxehtësinë, gjithashtu një shtrirje më të gjerë te infeksioneve dhe sëmundjeve që transmetohet nga insekte dhe mikrobe në zona në të cilat më parë nuk kanë ekzistuar.

Sipas shkencetarit te njohur te NASA-s James Hansen:
“ I kemi kaluar pikat e majes, por nuk e kemi kaluar piken prej se ciles nuk ka kthim.Ende mund ti kthejme gjerat,por kjo kerkon nderrimin e drejtimit shume shpejte ”
—James Hansen

Nëse ndotja kimike vazhdon pa u marrë masa kundër saj, ngrohja globale do kërcënoje shëndetin, qytetet, bregdetet, dhe të gjithat bukuritë natyrore apo krijimet e njeriut.

Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta.

Kushtet e motit, në çdo lloj vendi ndryshojnë nga dita në ditë e nga viti në vit por në përgjithësi qëndrojnë ne parametra të caktuar për një kohë tepër të gjatë. Këto parametra njeriu i quan “Klime”. Kur mendojmë mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshherë ne i referohemi termit Greenhouse Effect (Greenhouse Effect është ngritja e temperaturës në sipërfaqen e tokës si rezultat i energjisë së nxehte të mbyllur mes gazerash në hapësirë. Kur rrezet e diellit kalojnë nëpërmes atmosferës së tokës një pjesë e energjisë pengohet po ama një pjese tjetër kalon nëpërmes atmosferës). Edhe pse është e lehte për ta menduar si të tillë po efekti i Greenhouse është faktikisht diçka e mirë.

Sidoqoftë problemi qëndron se ne po ndryshojmë elementet e Greenhouse Effect.

Greenhouse Effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokës (gazerat e Greenhouse) lejojnë që ne të marrim më tepër ngrohtësi nga dielli sesa ajo pjesë ngrohtësie që humbet në hapësirë. Kjo e bën sipërfaqen e tokës 30-35 °C më të ngrohte se sa faktikisht duhet të jete, gjë që e kthen atë në një planet të papërshtatshme për njeriun. Problemi është se niveli i gazerave që kryejnë Greenhouse Effect janë në ndryshim e sipër.

Evidenca e saj mund te shikohet në ngritjen e temperaturës globale. Kjo ka sjellë si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave të dëborës. Mund të ketë pasur kohëra tepër të nxehta miliona vite më parë po kjo është ngritja më e shpejte e temperaturës qysh nga koha e akullit.

Konkluzionet janë se dioksidi i karbonit kontribuon në ndryshimet më të mëdha në gazerat e Greenhouse. Te tjera gazara të Greenhouse janë methane, CFCs dhe ozoni. Problemi është se këta gazera nuk mund të qëndrojnë në atmosferë për dekada të tëra. Nga djegia e lendeve nafte, gaz, benzine e vajra të tjera nga industritë e rënda, transporti etj, largimi i këtyre gazerave është rritur.

Disa organizata kanë përdorur modelime klimatike duke u munduar të parashikojnë se ç’fare do të ndikojnë këta ndryshime ne të ardhmen e planetit. Disa parashikime sugjerojnë se temperatura globale do rritet nga 3 °C gjate 100 viteve të ardhshme dhe niveli i detit do vazhdojë të ngrihet. Implikimet dhe çrregullimet janë fenomenale.

Realiteti dhe urgjenca e ngrohjes globale

Një pjesë tepër e madhe e publikut Amerikan përkrah idenë se ngrohja globale është e vërtete dhe është problem serioz, dhe një pjesë tjetër (ana kundërshtuese) argumenton që marrja e masave kundër saj është tepër e vështire nga ana ekonomike. Kjo pjese përqendrohet në dy pika : nëse problemi është urgjent dhe duhet të bëhen hape që kushtojnë shumë apo ky problem mund të eliminohet gradualisht duke bërë hapa me kosto të ulet. Politikanet që janë në favor të marrjes së masave kundrejt ngrohjes globale shikohen në mënyre më të favorshme. Padijenia është e madhe për ngrohjen globale por jo procesi që rrethon Kyoto Treaty.

Pjesa më e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale

Modelet klimatike elaborati nga IPCC ftojnë një aumento i madh e temperaturës, durante shekullin XXI, compreso tra 1,4 e 5,8 °C.

Virtualisht në të gjitha sondazhet që janë bërë, një pjesë tepër e madhe beson se ngrohja globale është një problem i vërtete. Vetëm një pjesë tepër e vogël e publikut (me pak se çereku) dyshon në realitetin e ngrohjes globale. Sidoqoftë qysh nga fillimi i administrimit nga Bush përqindja e pjesës që dyshon është rritur.

Një pjesë e vogël kundërshton ngrohjen globale.
Në shtator 2002, 74 % është thëne të “besoje që përhapja e gazerave si dioksidi i karbonit po shkakton rritjen e temperaturës globale” ndërsa 23 % nuk besonte (Time/CNN)

Në Gusht 2002 Harris sondazh, 72 % thuhet se besojnë teorinë e ngrohjes globale ndërkohe që 20 % thuhet të mos e besojnë. Nga Dhjetori 1997 në përgjigje të të njëjtës pyetje 67 % thuhet të besojnë dhe 21 % jo.
Në Korrik 1999 NBC News/Wall Street Jurnal sondazh, vetëm 11 % qëndruan në pozicionin që “Shqetësimi për ngrohjen globale është i pajustifikueshëm.

Në Shtator 1998 Wirthlin sondazh, 74 % shprehen besimin se ngrohja globale është e vërtete ndërkohe që 22 % thonë se nuk besojnë.

Në Tetor 1997 Universiteti i Ohio’s të pyetur mbi idenë e temperaturës së globit të ngritur në mënyre graduale gjate 100 viteve e fundit rezultoi në 77 % e tyre të besojë së ky proces është i mundur të jetë zhvilluar ndërkohë që 22 % e tyre thonë se mbase jo. Kështu që 74 % mendon se temperatura mesatare e globit të jetë në ngritje gjatë të ardhmes ndërkohë që 22 % mendon se nuk mundet.

Kur PIPA në 1998 dhe 2000 ofroj një reagim në tre pozicione të mundshme të ngrohjes globale, me një nga variantet që ngrohja globale është e vërtete por nuk kërkon aktivizim me kosto të larte, më tepër se 80 % zgjodhën variantin që deklaron realitetin e ngrohjes globale (Shiko më poshtë). Dhe kjo të bën të mendosh se disa pjesëmarrjes në sondazhet e tjera të cilët nuk kanë përkrahur realitetin e ngrohjes globale faktikisht janë munduar ti shmangen variantit e kostos së lartë dhe nuk kanë votuar besimin e tyre mbi ngrohjen globale.

Pjesa më e madhe po ashtu beson se shkaku i ngrohjes globale ka lidhje me aktivitetin e njeriut. Në Mars 2001, Gallup shtroi një pyetje mbi rritjen e ngrohjes globale dhe pastaj arsyet e saj. 61 % besonin se rritja e temperaturës globale gjatë shekullit të fundit është më tepër rezultat i aktiviteteve të njeriut ndërkohë që 33 % besonin se ngrohja globale është më tepër rezultat i ndryshimeve natyrale të ambientit dhe jo rezultat i akteve të njeriut. Në mënyre të gjasshme muajin tjetër Los Angelos Time pyet 86 % te atyre që kanë njohuri apo lexuar mbi ngrohjen globale se ç’mendojnë mbi shkakun ? 60 % e tyre mendojnë se është shkaktuar nga aktivitetet e njeriut si psh ngjarja e makinave, djegia e lendeve kimike etj, ndërkohe që vetëm 20 % e tyre mendonin se është shkaktuar nga ndryshimet natyrale të klimës. Pjesa tjetër 15 % zgjodhën të dyja variantet.

Përqindja e atyre që mendojnë se ngrohja globale është problem serioz është e lartë. Duket sikur është rritur nga fundi i 90′tes është stabilizuar dhe tani rreth tre çereku i Amerikaneve. Shumica mendon se media nuk po ekzagjeron seriozitetin e ngrohjes globale. Kur Gallup (Mars 2001) shtroi pyetjen se çfarë mendonin nga të dhënat në lajme, vetëm 30 % mendonin se serioziteti i ngrohjes globale është në përgjithësi i ekzagjeruar. Dy te tretat mendonin se pamja e medias mbi seriozitetin e ngrohjes globale është në përgjithësi korrekte (34 %) apo në përgjithësi e nënvleftësuar (32 %).

Pjesa më e madhe beson se ekziston koncensus midis shkencëtareve mbi realitetin e ngrohjes globale, edhe pse ky besim është konsoliduar kohet e fundit. Në ditët e sotme, 61 % mendon se “Shkencëtaret besojnë se ngrohja globale po zhvillohet (30 % mendon se shumica e shkencëtareve nuk është e sigurte).

Shumica e Amerikaneve nuk janë të bindur nga argumentimet se marrja e masave për të ulur ngrohjen globale mund të behet subjekt i një kostoje ekonomike të papranueshme. Duke u kërkuar të zgjedhin midis dy deklaratave në Janar 1999 Zogby sondazh vetëm 24 % voton në tae që “US duhet ti shmanget çdo” reagimi mbi NG (NGROHJE GLOBALE) që e zhyt US në disavantazhe konkurruese. Hedhja e hapave të mëdha mbi uljen e e përhapjes së ndotjes nga lendet vajgurore mund të jetë negative për ekonominë dhe mënyrën e jetesës. Pjesa më e mirë, 63 % voton për argumentin më të fortë që “NG është një kërcenim serioz. Ne duhet të marrim të gjitha masat e domosdoshme për të ndaluar përhapjen e ndotjes nga lendet vajgurore dhe duhet të bashkëbisedojmë me nacionalitetet e tjera për realizimin e saj.

Sidoqoftë, duket sikur ekziston një tendence në drejtimin e dhënies se ekonomisë një prioritet më të madh, mase nga konditat e papranueshme ekonomike apo ofertat e ulëta të Bushit në administrimin për ambientin krahasim me ekonominë. Ne Janar 2000, 70 % thotë se mbrojtjes së ambientit i duhet dhëne prioritet, qoftë dhe pse rrezikohet rritja ekonomisë dhe vetëm 23 % mendon se ekonomisë i duhet dhëne një prioritet më i lartë.

About these ads

Të etiketuara:, ,

2 mendime mbi “Ngrohja globale shkaqet natyrore

  1. I paemër Shkurt 23, 2012 te 3:57 pm Reply

    mund te shktuani dhe zilat jane shkqet e ngrohjes globale

  2. I paemër Shkurt 23, 2012 te 3:59 pm Reply

    mund te shkruani se cilat jane shkaqet e ngrohjes globale ??????? :(

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

%d bloggers like this: