Zbulimet e medha gjeografike

Arsyet

Deri në fund të shek.XV evropianët, përveç Evropës dinin edhe për Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe për disa pjesë të Azisë dhe Afrikës.

Mbanin lidhje të mira tregtare me vendet aziatike Indinë dhe Kinën. Prej andej në Evropë sillnin erëza dhe mëlmesa me të cilat ushqimet i bënin më të shijshme, pastaj mëndafsh, gurë të cmueshëm, parfume, ngjyra etj. Megjithatë, me pushtimin e Ballkanit dhe të Azisë së Vogel nga osmanet dhe me asgjësimin e Perandorisë Biznatine(1453), u ndërprenë rrugët tregtare tokësore kah vendet lindore. Tani, malli nga vendet lindore që vinte në Evropë nëpërmjet tregtareve arabë u bë shum i shtrenjtë (8 deri në 10 herë më i shtrenjtë!). Për këtë arsye, evropianët filluan të kërkojnë rrugë të reja detare kah vendet lindore, që solli deri te zbulimi i vendeve të reja.

Për blerjen e mallrave nga vendet lindore harxhoheshin shumë para, prandaj në Evropë filloi të ndjehet mungesa e metaleve të çmueshme (ae, argjend) prej të cilave priteshin monedhat. Vecanërisht njehej mungesa e monedhave të arta. Në Evropë në atë kohë, nuk ishte e mundur që të shuhet etja e shtuar për ar, prandaj evropianët filluan të kërkojnë ar jasht kufijve të saj.

Zbulimet e reja teknike

Në të njëjtën kohë, duke iu falëndëruar shkences dhe teknikës, (në shek. XIV dhe XV) u gjetën shumë zbulime të reja teknike, si: Busulla, harta gjeografike, astrolabi, arma e zjarrtë etj., të cilat më së shumti kontribuan për zhvillimin e detarisë dhe tregtisë. Filluan të ndërtohen anije me vela më të mëdha dhe më të forta, të quajtura karavela. Ata mundnin të merrnin më tepër njerëz dhe ngarkesë, ishin shumë më të shpejta dhe më të rezistueshme ndaj dallgeve të mëdha të detit. Lundrimi me to ishte më i sigurt dhe mundej të lundrohet shumë më larg nga bregu.

Zbulimi i Amerikës dhe e rugës detare për ne Indi

Potugezët të parët filluan të ndërmarrin ekspedita detare, duke e kërkuar rrugën për në Indi dhe për në vendet tjera të pasura lindore. Lundërtari Bartolome Dias, duke lundruar në jug, afër bregut perëndimor të Afrikës, në vitet 1486/1487 arriti deri te pjesa më jugore e saj, kepi, i cili u quajt Kepi i shpresës së mirë. Pasi u vërtetua se bregu më tutje shtrihet në drejtim verilindor dhe se, në fakt, e ka anashkaluar bregun afrikan, Diasi u kthye në Portugali.

Në të njëjtën kohë edhe Spanjolët ndërmorën ekspedita, duke e kërkuar rrugën detare për në Indi. Lundërtari Kristofor Kolumbo, me prejardhje nga Gjenova(Itali) ishe i bindur se duke lundruar në perëndim do të arrij në Indi. Mbreti spanjoll Ferdinandi dhe mbretëresha Izabella u pajtuan ta financojnë planin e Kolumbos. Në fillim të gushtit të vitit 1492, Kolumbo, me tri karavela dhe me rreth 120 marinarë, lundroi nga limani Palos. Pas dy muaj lundrimi në drejtim perëndimor, më 12 tetor të njëjtin vit, Kolumbo u bind se ka arritur në bregun perëndimor të Indisë, prandaj banorët e atjeshëm u quajtën Indianë. Kur u kthye në Spanjë, u prit me nderime të larta, si lundërtari i parë i cili e zbuloi rrugën detare për në Indi.

Në vitet e ardhshme Kolumbo ndërmori edhe tre udhëtime, zbuloi ishuj të ri dhe arriti deri në brigjet e Amerikës së Mesme, megjithatë, nuk gjeti as ar as erëza. Për këtë arsye fama e tij filloi të bjerë dhe vdiq në mjerime(1506), i harruar nga të gjithë, pa e ditur se ka zbuluar kontinent të ri.

Në fillim të shek. XVI lundërtari Amerigo Vespuçi(nga Firenca), në shënimet e tij nga udhëtimet në vendet e reja, e parashtroi paramendimin se vendet që zbuloi Kolumbo nuk janë pjesë e Indisë, por kontinent i ri. Kjo u dha shkas gjeografëve evropianë që kontinentin e ri ta quajnë Terra America (Toka e Amerikës), respektivisht Amerikë

Përderisa Kolumbo i zbuloi vendet e reja në perëndim, portugezët arritën ta gjejnë rrugën detare për në Indi. Lavdia i takoi lundërtarit Vasko de Gama. Me tre anije, në vitin 1497 ai u nis rrugës së Diasit, e anashkaloi Afrikën dhe në maj të vitit 1498 arriti në bregun e Indisë. Për meritat e tija, Vasko de Gama e emerua “admiral i Detit Indian”.

Ferdinando Magelani ishte një Spanjoll u nis drejt skajit më jugor të Amerikës së Jugut.Pasi kaloi qetësisht Amerikën e Jugut arriti në Filipinë dhe atje u vra nga banorët vendas.Megjithatë, udhëtimin e vazhduan shokët e tij.Ky ishte udhëtimi i parë përeth botës.

About these ads

Të etiketuara:,

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: