Kuriozitete te ndryshme nga bota

Qeni qe pi 4 litra vere cdo dite

Roxy, labradori 2-vjeçar është mësuar të pijë bashkë me të zonjën çdo ditë, por jo në masën e saj. E zonja e Roxy, Ann e mësoi zakonin e keq të qenit kur një pasdite nuk ndodhej në shtëpi dhe kur erdhi kuptoi se qeni kishte konsumuar kutinë me katër litra verë. Roxy, duke qenë se është qen, mendoi se kutia e bardhë me siguri do të kishte ushqim, por i doli verë. Që nga ajo ditë ai qan dhe kërkon medoemos racionin e përditshëm të verës. “Pasi pi, fle gjumë dhe gërhet. Kur e kuptova, e çova tek veterineri, i cili më tha se ishte i dehur”, thotë Ann.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

Rruga mban rekord per puseta, 85 cope cdo 200 metraNovember 19, 2008 nga admin

Planifikuesi i kësaj rruge në një qytet të Japonisë duhet t’i ketë dashur shumë shumë, por vërtet shumë pusetat. Kjo rrugë duhet të ishte parajsa e hajdutëve të kapakëve nëse do të ndodhej në Shqipëri. Kjo rrugë e qytetit Setagaya mban rekordin e rrugës me më shumë puseta në botë. Po cila të ketë qenë arsyeja? Planifikim i varfër? Inxhinieri e gabuar? Dekorim jo shumë praktik? Cilido qoftë justifikimi, kjo rrugë e qetë rezidenciale mburret me densitetin e pusetave. Në të do të gjeni 85 për çdo 200 metra rrugë.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

 I shpeton burgut se i bleu cokollata policit qe goditi

Një grua që goditi një polici, shpëtoi nga burgu kur gjykatësi dëgjoi se i kishte blerë atij një kuti me çokollata për t’i kërkuar falje. Kylie Fisk, 20-vjeçare, u tërbua kur policët ndërhynë të zgjidhin zënkën jashtë shtëpisë së saj në Ipswich, në të cilën ajo ishte e përfshirë. Ajo bërtiti me të madhe, goditi makinën e një polici, goditi rreshterin Alistair Livingstone në buzë dhe i la shenja në fytyrë. Por ndaj saj u tregua mëshirë nga gjykatësi David Copper, pasi ai i tha se ajo i kishte blerë një kuti çokollatash “Nestle”, për 3.10 paund.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

Menyra e gabuar per tu paraqitur ne gjykate

Në gjyqin për grabitjen e një makine, si do të shkonit në gjykatë? Policia në San Anselmo, Kaliforni, akuzon Tony Van për grabitjen e makinës me të cilën shkoi në gjyqin e tij. Policia thotë se po hetonte për një fuoristradë, pasi disa persona raportuan se disa qen ishin lënë në rrugë. Van akuzohet edhe për mizori ndaj kafshëve, pasi i nxori ata nga makina që grabiti dhe i la në rrugë. Përveç gjyqit të parë, ai po hetohet edhe për grabitjen e makinës me të cilën shkoi në gjykatë, një “Porsche Carrera”. Berberi nga San Fransisco u gjykua edhe për makinën e dytë.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

Shet 3 shpella ne internet per 900 mije dollare

Kërkoni ndonjë shpellë ku të kaloni ditët më të qeta të jetës suaj? Një pronar shpellash në Arkansas do të shesë 3 shpellat që zotëron. Rush, 49-vjeçar, ka nxjerrë në ankand shpellat “Mistike” në kodrat e maleve Ozark, në “eBay”. Prona prej 28 akrash në Arkansas përfshin një dyqan dhuratash dhe tre shpella, dy prej të cilave janë mjaft të sigurta për vizitorët. Oferta nis me 899,999 dollarë, nga çmimi fillestar prej 1.2 milionë dollarësh. Rush e bleu këtë pronë në vitin 1988 dhe organizoi xhiro turistike deri në vitin 1992. Këto shpella kanë gati 15 mijë vizitorë çdo vit.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

    Kerkoni kuptimin e jetes? Njoftoni filozofin 24 ore ne sherbim

As që mund t’i imagjinoni të gjitha shërbimet që ju ofron bota sot. Shërbimi më i fundit duket si antidoti i përkryer për mërzinë që na pushton gjatë ditës: një filozof që punon 24 orë në shërbim të njerëzve, të cilin mund ta njoftoni kurdoherë që të doni. Ky shërbim jetësor ofrohet nga një burrë me flokë gri që udhëton në rrugët e Britanisë. Në fillim duket si furgoni i ndonjë hidrauliku apo elektricisti, por emri i kompanisë “Grey Matters” ka një qëllim të lartë. Poshtë numrit të telefonit shkruhet: “As mos u mendoni dy herë, na thërrisni ne”.

Hollandë, një fëmijë në ankand. Prindërit e shesin online

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur. Në ëebsite e shitjeve e-bay, ka dalë në shtije një fëmijë. Prindërit e ti belg e kanë shitur tek një çift belg, me motvacionin “gjendja e veshtire ekonomike”.

Një fëmijë katër vjeçar është “blere” në internet nëpërmjet rrjetit e-bay nga një çift në Hollandë, shkruante sot media e këtij shteti. Ngjarja është investiguar dhe botuar nga një gazetar holandez.

Sipas tij, fëmija ishte vënë në shitje përpara se te lindte, nga prindërit e tij, një çift belg që kishte edhe një fëmijë tjetër. Shkak sipas tyre, ishte gjendja e vështirë ekonomike.

Menjëherë pas lindjes foshnja i është dhënë prindërve të rinj në këmbim të parave. Autoritetet kane filluar hetimet për ngjarjen, ndërkohë që fëmija deri ne perfundimin e tyre do te qendrojë me prinderit “adoptues”.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

Udhëtari humbet në aeroport për një javë

Një udhëtar i hutuar grek humbi në një aeroport të vogël në Gjermani për një javë të tërë. Christianos Kaklamanis, 38-vjeçar, i cili u raportua i humbur në vendin e tij të lindjes, shëtiti nëpër aeroportin Hanover në Gjermani për shtatë ditë para se një agjent udhëtimesh ta vinte dhe të njoftonte policinë. Autoritetet e aeroportit, të cilët nisën hetimet për faktin se si pasagjeri mundi të “humbasë” për një javë, kontaktuan familjen e tij dhe e dërguan pushuesin përsëri në Athinë, Greqi. Agjenti i udhëtimeve thotë: “E pashë disa herë dhe në fillim mendova se ikte e vinte, por pastaj kuptova se kishte qëndruar atje gjatë gjithë kohës”.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

  Duhanpiresve nuk u lejohet te biresojnë femije

Një këshill në Londër, Britani, është i pari që vendos që duhanpirësit të mos lejohen të birësojnë fëmijë. Kabineti i Këshillit në Redbridge, ra dakord të ndalojë prindërit që pinë duhan të vizitojnë shtëpitë e fëmijëve. Atyre i lejohet vetëm në raste të veçanta. Autoriteti vendor në verilindje të Londrës thotë se vendimi, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2010, është krijuar që të mbrojë fëmijët nga “efektet dëmtuese të duhanpirjes pasive”. Edhe bashki të tjera në të gjithë vendin kanë vënë masa të tilla, veçanërisht në lidhje me fëmijët e vegjël, por ligji në Redbridge përfshin të gjitha moshat e fëmijëve.

Kuriozitete te ndryshme nga bota

  Policia arreston regjisoret e filmit ne skenen me arme

Katër regjisorë filmash në Australi u arrestuan, sepse fqinjët e ngatërruan skenën e regjistrimit me një histori të vërtetë. Policia rrethoi apartamentin në një ndërtesë në Melbourn, pasi një grua i tha policisë se ajo kishte parë një person me armë. “Policia shkoi në bllokun e apartamentit në Canning St. Dhe pa burrin që drejtoi një armë zjarri prapa kokës së një tjetri”, thotë zëdhënësi i policisë, Wayne Wilson. Regjisorët kanë vendosur që për momentin t’i lënë regjistrimet e skenave të rrezikshme në film. Zëdhënësi i policisë thotë se arrestimi ishte i pashmangshëm, pasi më parë duhen njoftuar autoritetet.
   Burimi: Tirana Observer

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: