Barcoleta ( pikante )

Barcoleta

Na ishte nje here nje bjonde qe donte te shkonte ne Angli me avion dhe hipen ne vendin e pare, por atje nuk lejohej.

Dhe i thote kamarierja qe te ulet ne fund, por ajo nuk donte dhe bertiste: ne bjondet jemi te bukura dhe te zgjuara nuk ulem ne fund.

Dhe kamarieria vete tek piloti dhe i thote se kemi nje problem me nje bjonde, piloti i thote: ma ler mua kte pune.

Vete piloti dhe i thote nje fjale tek veshi dhe bjondja merr canten dhe vete ne fund. Kamarierja cuditet dhe i thote: cfare i the?

- asgje, i thashe se gjysma e avionit shkon per ne Angli, tjetra per ne Amerike!! :))))))))))

 

Barcoleta

Njehere Buba i thot shefit te saj se ishte shume e njohur ne bote. Shefi nuk e beson, dhe Buba atehere i thote: Me thuaj dike dhe ne do shkojme ta takojme.

Shefi: Po mire , Bred Pitin. Buba: Hajde shkojme ne Hoollivud tani. Kur shkon prane shtepise se Bred Pitit, e shohin ate ne rruge. Piti: Hej Buba ckemi, ja sa do vija te te takoja.

Atehere shefi i thote: Hajde te takojme Barak Obamen. Buba: Po mire shkojme tek shtepia e bardhe. Kur shkojn atje, Obama i del perpara dhe i thote: O Buba ckemi, sa do te merrja ne tel.

Atehere shefi i thote: Do shkojme takojme Papen. Buba: Po mire shkojme ne Vadikan. Kur shkojne atje Buba i thote: Ti me prit ketu dhe une do dal ne ballkon me Papen. Kur kthehet e gjen shefin ne shesh, pa ndjenja dhe e pyet se cfare ndodhi. Shefi: Kur dole atje ne ballkon me Papen, nje burre qe ishte ketu tha: Kush eshte ai burri qe ka dal ne ballkon me Buben?? :))))))))))))

 

Barcoleta

Vendosin nje dite dy sherbimet sekrete me te fuqishme te botes, CIA dhe KGB.., si dhe SHIK-u shqiptar, qe te zhvillonin nje loje per te krahasuar aftesite e tyre te inteligjences se zbulimit. Loja konsistonte ne leshimin e nje lepuri ne nje pyll teper te dendur. Ai sherbim sekret qe do te “peshkonte” lepurin dhe do ta sillte ne baze ne kohen me te shkurter, do ishte fituesi. Sherbimet informative bien dakord, leshojne lepurin dhe fillojne lojen.

Te paret hyjne ne pyll agjentet e CIA-s, te perfaqesuar denjesisht nga zoterinjte Anderson, Smith dhe Morgan. Mbas nje kohe teper te shkurter prej 18 min. e 02 sec., CIA kthehet ne baze me lepurin prej veshesh.

E leshojne perseri lepurin, dhe te dytet qe i pervishen punes jane spiunet e kuq te KGB-se te perfaqesuar nga shoket Karpov, Ilic dhe Aleksandrov. Ata e kthejne lepurin ne baze mbas 18 min. e 11 sec., pra 9 sec, me vone se amerikanet.

Dhe se fundi perveshin menget shqiponjat e SHIK-ut, Osmoni, Njaziu ene Hysa. Futen keta ne pyll, edhe harrojn me ardhe. Ne baze po prisnin; 1 ore, 2 ore 3 ore; s’po behej njeri i gjalle. Atehere CIA dhe KGB-ja vendosin te hyjne vete ne pyll qe te gjejne shqiptaret.

Pas rreth 20 min. kerkim, diku ne thellesi te pyllit degjojne ca klithma. Nisen per ne ate drejtim dhe gjejne tre zullapet e SHIK-ut qe kishin gjet nji majmun ne pyll, ene fut e bjer majmunit…; “Trego ku o lepri!” Majmuni i shkrete, banor paqesor i atij pylli qe s’kish provuar ndonjehere ndershkim te tille qese kish lindur, dukej i tromaksur, kurse ata… ku te dhemb e ku te djeg…; “Trego ku o lepri!”

Menjehere agjentet e CIA-s dhe KGB-se, sapo pane ate skene te tmerrshme, u munduan me kembe e duar tu ndalnin vrullin prej budallai tre shqiptareve.

-Po c’dreqin patet, qe iu hyri ne bark shpirti i shejtanit ne kete fare feje?? C’keni me majmunin e shkrete? Ai s’ka bere gje, -nderhyri i lemerisur dhe i cuditur agjenti Anderson.
-Jo mer daje jo se e din ai, po z’don me tregu! -ia kthen gjithe zemerim Hysa. -Tego ku o lepri, mer mut! (i hakerrohet majmunit).
-Po mire mor vlla, une nje gje s’mar vesh?! -pyet gjithe habi agjenti rus Karpov, -c’prisni te mesoni nga nje majmun i shkrete? Edhe sikur ta dinte ai, ku dine kafshet te flasin??
-Ca majmuni re, pare Zotin? “Majmuni” thot ky. Ai o lepri re lepri, po osh masku si majmun. -ia kthen Njazja prese me prese, flake i kuq nga nervat. -Po s’qe lepri ai, un i pres bolet!

Jep e merr, me ne fund agjentet e CIA-s dhe KGB-se arrijne ti bindin gjytrymet shqiptare qe ai eshte vetem nje cope majmun i pafajshem qe nuk ka te beje fare me lepurin. Ose te pakten, ata menduan se i binden, po a thua u mbushej rradakja shqiptareve?

Nejse, ruset duke perfituar nga kjo ndodhi, u ankohen amerikaneve dhe pretendojne se loja nuk qe zhvilluar e rregullt, sepse shqiptaret kishin kapur nje majmun ne vend te lepurit. Kuptohet, ata donin te perserisnin lojen, dhe te fitonin. Amerikanet nuk mund te terhiqeshin, keshtu qe.. u vendos, loja do te perseritej.

RRegulla nr. 1 ishte qe te mos kapej as edhe nje kafshe tjeter pervec lepurit. Te tre palet rane dakord. U futen per te dyten here amerikanet, dhe u kthyen me lepurin ne nje kohe rekord prej 12 min. e 03 sec. Te dytet hidhen ne sulm ruset dhe e kthejne lepurin ne baze mbas 12 min. e 05 sec., vetem 2 sec. me vone se CIA.

Te tretet hapin krahet per fluturim shqiponjat SHIK-se shqiptare, hyjne ne pyll si vetetima, dhe kthehen ne baze si bubllima pas 4 min. e 08 sec. me …… majmunin (majmuni i mjere gjithe gjak nga turinjte e me nje sy te nxjerre). Agjenteve te CIA-s dhe KGB-se sa nuk u iken truri. Agjenti Morgan gjithe terbim u hakerrohet shqiptareve:
-Morpo c’beni keshtu? A iu a thame shkoqur qe keni pune vetem me lepurin?? C’me veni e me sillni majmunin??…
Ne ato momente Osmoni ngrys vetullat dhe i hedh nje veshtrim majmunit te gjore, sikur te donte ta perpinte te gjalle. Per cudine e te gjitheve, edhe te vete Nenes Natyre, majmuni nga sikleti, hapi gojen dhe foli:
-Caa re? Un majmun e? JO MER PLAK SE UN JOM LEPRI!! :))))))))

About these ads

3 mendime mbi “Barcoleta ( pikante )

  1. Festi Shkurt 2, 2012 te 10:54 am Reply

    Kot fare!

  2. I paemër Tetor 1, 2012 te 11:54 am Reply

    Gjithe kjo histori, e ne fund asnje gje !!! VL

  3. I paemër Korrik 1, 2013 te 7:21 pm Reply

    Në shtëpi, gjatë ngrënies së darkës, gruaja e pyet burrin që kishte drejtor: -Dëgjova se të ka ardhur një sekretare e re?
    – Po, e re është.
    -Po si është ajo?
    -E zakonshme.
    -E bukur?
    -Grua si të tjerat.
    -Po më thuaj të paktën, si vishet?
    -O ooo vishet shumë shpejt!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: