Dhuna ne familje rezultat i diskriminimit gjinor.

Dhuna ne familje

Dhuna ne familje shihet nga nje pjese e mire e popullsise si nje gje normale e cila eshte pjese e jetes se perditshme. Por vetem ata qe e provojne ne kurriz te tyre e kuptojne ne kurriz te saj. Keta e dine se cbudallallek eshte shprehja kush te rreh te do.

Nuk ka cicerone e orator qe ta argumentoje miredashjen kur dhunuesi zbraz gjithe zemerimin e tij ne grushta, shqelma dhe goditje me cfare ti kape dora. Ketu jo miredashje qe nuk ka, por nuk ka as mendje te shendetshme e gjykim normal.

Ka vec nje vetedije te semure ten je superioriteti iluzor. Realisht gruaja mund te jete ajo qe profesionalisht dhe intelektualisht mund t ejete me e afte se burri. Ne kete rast nese ky mendon se eshte me superior se ajo vetem per faktin se eshte mashkull, atehere veshtire te besohet se eshte burre i vertete, por eshte thjesht nje burracak qe i shkrepet ne koke t engreje dore kunder nje krijese shume here me te vlefshme dhe me te dobishme se ai, por qe eshte femer.

Per fat te keq burracak te tille ka kudo. Mentaliteti i tyre patriarchal dhe paragjykimi gjinor qe ata kane I ben te besojne se kane te drejte te ushtrojne dhunen.

Viktime eshte e gjithe familja. Gruaja e dhunuar demtohet psikologjikisht, vetevlersimi ulet deri ne pike te fundit.

Cfare eshte familja

Vete familja perkufizohet nga sociologet si grup individesh I lidhur nga gjaku ose nga martesa, qe jetojne bashke, bashkepunojne ekonomikisht dhe ndajne pergjegjesite per te rritur femijet e perbashket.

Familja eshte gjithashtu nje grupim privat individesh, marredheniet dhe sjelljet e te cileve jane te padukshme per te tjeret, nje organizim social konpleks qe konsiston ne shumellojshmeri rolesh dhe statusesh. Dhe se fundmi marredheniet ndermjet anetareve te nje familje jane me intime, me emocionale dhe me te ndjeshme.

Jane hapur fjale se familja eshte vendi me I qete per grate dhe femijet. Eshte vendi ku ata kane me shume siguri. Por kete qetesi dhe siguri e kercenojne gjithmone sjelljet devijante, dhuna, konfliktet per hicgje, braktisja etj.

Format e dhunes ne familje

Dhuna ne familje ushtrohet ne disa forma.

Forma me trashanike eshte dhuna fizike ku perfshihen shtyrjet, goditjet, gervishtjet, kercenim me thike apo me arme, refuzim per ta ndihmuar gruan kur ajo eshte shtatzene ose e semure, tentative per vrasje apo vrasje.

Po ketu futen edhe kontrolli I tepert per levizjet e gruas. Viktima te formave me ekstremeve te dhunes shpesh jane ato gra qe dyshohen se nuk jane korrekte ne marredheniet bashkeshortore.

Me keto gra dhuna arrin deri aty sa I fiken cigare ne trup, terhiqen zvarre, lidhen me litar dhe rrihen.

Kuptohet se dhunuesit jane testues te mire te artit te tyre primitive. Ata fillojne me forma te lehta te dhunes dhe e rrisin ate gradualisht nese gruaja nuk e kundershton prere.

Ata here bejne rolin e dhunuesit, here bejne rolin e te penduarit duke perdorur justifikime te ndryshme. Shpesh esht evete dhuna qe behet shkak per dhune ne familjet e ardhshme.

Forma te tjera te dhunes jane dhe dhuna psikologjike/emocionale qe perfshin talljet, kercenimet, ndjekjet, ndalimi per te dale vetem, kritikat, sharjet, fajesimin per cdo gje etj.

Dhuna ekonomike perfshin kontrollin e parave qe mos ti lihet gruas mundesia per te marre vendime per ceshtje ekonomike, mohimi qe pasuria te jete dhe ne emer te gruas.

Te gjitha keto forma ushtrohen shpesh ne shoqerine tone dhe kudo. Disa prej ketyre formave jane beret e zakonshme tek te gjithe. Kjo tregon se te drejtat e njeriut jane shkruar mire e bukur neper ligje por askush nuk I respekton ato.

Dhuna ne familje rezultat i diskriminimit gjinor

Djemte qe behen deshmitare te kesaj dhune jane me te prirur te mendojne se kane te drejten e tyre absolute te rrahin grate e tyre kur te martohen.

Dhe vajzat deshmitare te dhunes u jepet mesazh nga nena e tyre se burrat duhen duruar duke bere keshtu qe edhe vajzat e tyre te behenviktima te dhunes ne te ardhmen.

Kjo dhune eshte gjithashtu nje tregues shume I mire I paragjykimeve gjinore qe has gruaja ne familje, ku tradicionalish burri ka te drejten e tij qe te kete epersi ndaj gruas.

Kjo tradite patriarkale ben qe shoqeria te mbizoterohet nga meshkujt dhe femrat te kene gjithmone te drejta dytesore. Shume njerez nuk pranojne as teorikisht se grate kane te drejta te barabarta me burrat.

Kjo epersi e burrave ne familje shihet si vlere familjare, dhe aty ku prishet ky kod zakonor thuhet se familja ka degjeneruar.

Parandalimi i dhunes ne familje

Dhuna ne familje mund te parandalohet vetem nese do tu tregohen burrave rastet kur bejne shkelje ndaj te drejtave te grave. Grave ska shume nevoje tu predikohet se e dine kur dhunohen, cfare pasojash ka kjo dhune tek ajo dhe tek familja.

Mbi te gjitha parandalimi duhet te behet qe ne bankat e shkolles. Pra te parandalohet tek femijet renia ne rrjeten e mentalitetit patriarchal duke u treguar nxenesve vleren dhe rendesine e femres ne familje dhe ne edukimin e femijeve.
Karta e te drejtave te njeriut thote: “ Te gjitha qeniet njerezore lindin te lire dhe te barabarte ne dinjitet dhe te drejta”.

Neni 18 thote:

1. “ Te gjithe jane te barabarte para ligjit”.

2. “ Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, rraca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, ose perkatesia gjinore.

Ne kodin civil nuk behet asnje dallim ne te drejten trashegimore per shkak seksi. Diskriminimet e lartepermendura denohen sipas Nenit 40 dhe te Nenit 253 te kodit penal me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.

Por sa te forta jane keto ligje perballe ligjeve zakonore qe diskriminojne, qe thone se gruaja, vajza duhet te jene te nenshtruara dhe ne nje pozite me inferior se e burrave.

Duket qarte se ato ligje te hartuara nuk kane asnje pushtet ne mentalitetin e njerezve. Nuk mund ta godasin ate mentalitet diskriminues qe eshte shkak I sa e sa krimeve ne familje, I sa e sa tmerreve dhe vuajtjeve.

Prandaj nuk mjafton vetem qe te njihen te drejtat e njeriut, pavarsisht se edhe kjo nuk eshte bere sic duhet me poullsine. Thelbesore eshte ndergjegjesimi I burrave dhe grave per pasojat e dhune dhe diskriminimit dhe njohja e aftesive reale te femrave. Duke bere keshtu ndrrimin e mentalitetit frenues ne nje mentalitet te dobishem.

Kjo eshte e rendesishme me qene se faktori kryesor I shtimit te dhunes ne familje eshte diskriminimi gjinor. Pabarazia gjinore ben qe dhuna te shihet sig je normale.

Ne botimin “ Grate viktima te shume abuzimeve” thuhet: “ Dhuna ne familje favorizohet nga funksioni patriarchal I shoqerise”.

Pra favorizohet prej mendesise se superioritetit mashkullor, vlerave kulturore qe tolerojne dhunen ndaj gruas, mungesa e respektit dhe vleresimit per grate.

Ligji dhe dhuna ne familje

Por edhe mungesa e kuadrit ligjor mbi kete problem ka fajin e vete. Kjo vlen sidomos per vendin tone ku edhe dhuna ndaj gruas konsiderohet komplet ceshtje private e cila nuk ka asnje arsye pse te dale jashte dyerve te shtepise.

Jo vetem kaq por edhe kur ndodh ajo eshte gjithmone e justifikueshme dhe nuk perfundon ne denimin e dhunuesit. Kjo natyrisht ben qe burrat te mos kene frike te kryejne as xheste makabre kunder grave te tyre, sepse e dine qe nuk do te mbajne pergjegjesi per kete.
Ligji shqiptar eshte i pafuqishem perballe ketyre situatave jo per shkak se mungojne Nenet por sepse asnje institucion nuk ja ka konceptin dhunes ne familje dhe nuk e merr seriozisht ate. Ne vend te kesaj gjykatat marrin seriozisht justifikimet e dhunuesit.

Baballare qe vrasin vajzen e tyre 16 vjecare sepse u vonua ne mbremje per te ardhur ne shtepi. Keta denohen vetem 1 ose 2 vjet burg sepse babai thote se ka qene shume i tronditur nga xhesti i vajzes se tij dhe kjo e ka bere qe te humbi kontrollin e vetvetes.

Megjithe dobesine e kesaj arsyeje per te justifikuar nje veprim si vrasja, perseri ajo u mor parasysh dhe perfundimisht denimi i tij u ul ne nje denim simbolik.
Sa e sa raste te tille perseriten ne Shqiperi si ky. Dhe te gjithe marrin mesazhin se mund te justifikohen per nje krim te tille dhe mund te shpetojne pa u lagur ashtu sic shpetuan te tjeret.

Nje arsye me teper per te mos u frikesuar.

Kuptohet nga kjo se te gjitha rastet e tjera si dhune fizike ndaj vajzes se ka te dashur, Ndaj gruas se dyshohet mos e tradheton dhe te gjitha format e dhunes qe nga forma me e lehte dhe deri tek me e renda bazen e kane tek perkatesia gjinore.

Ai rreh vajzen se ajo e ka turperuar dhe cnderuar. Me te vertete tronditja eshte e madhe ne shume vende tonat per nje rast te tille, dhe kjo duhet te merret parasysh pavarsisht se femrat nuk mund ta kuptojne kete. Por duhet te njihet si veprim ilegal dhe cnderimi i familjes te mos zgjidhet me forma mostruoze te pahijshme per krijesat njerezore.

Me keto duhet ndryshuar mentaliteti patriarkal qe femrat qe i thone po nje marredhenieje me nje mashkull te mos shihen si turpe dhe cnderime, por si te natyrshme dhe te mos kete reagime patriarkale qe jane shtypese per gjithe seksin femer.

Por nga ana tjeter me kete nuk duhet te kuptojme se ne emer te ketij modernizimi gjendja te kaloje ne ekstreme te kunderta si format e jeteses te sugjeruara nga nazistet dhe fashistet.

Nuk duhet te shkoje deri aty mentaliteti sa te lejohen femijet qe 10 vjec te kryejne lirisht marredhenie seksuale, te shohin porno, te lejohet poligamia si forma kryesore familjare, te kaloje nga nje forme frenuse ne nje forme qe lejon shthurje te gjitheanshme te femres dhe te mashkullit.

Edhe tradhetite e gruas jane forme dhunuese ndaj dinjitetit te burrit pavarsisht se nuk ka ligj per ti denuar. Prandaj ligjet e nxjerra nga teorite e feministeve duhet te shikohen me kujdes. Nuk duhet denuar me vite burgim per disa shpulla qe mund ti jape nje burre gruas se tij sic behet ne disa vende Europiane. Nese do te behet kjo atehere le te behet per te gjithe perndryshe aty nuk ka as barazi as drejtesi.

Nje grua e dhunuar nga i shoqi se kjo kishte refuzuar kerkesen e tij per divorc nuk kishte pse te denonconte per dhunim sepse kjo duket hapur se behet per inat. Pastaj ajo mundej shume mire ta ndalte dhunen kur te donte duke pranuar divorcin. Prandaj denimi qe ju dha burrit ne nje vend te Italise ishte egzagjerim.

Mentaliteti duhet te shkoje deri aty sa te eliminohet diskriminimi gjinor, te lejohen role dhe statuse te barabarta si per grate dhe burrat, te mos shikohen me natyrshmeri inferioriteti i pozicionit te gruas ne familje. Keshtu do te eliminohet edhe dhuna.

Cdo veprim sulmues ndaj grave i ka rrenjet ne bindjen se ajo nuk eshte e barabarte me burrin. Vetem me pas kalohet ne dhune fizike. Mungesa e diskriminimit do te thote paqe dhe qetesi ne familje. Nese do te respektohen te drejtat dhe vlerat reale te femrave nuk ka asnje arsye pse burri te dhunoje gruan, pasi dhuna behet vetem se mashkulli ndihet i kercenuar nga lirite dhe te drejtat e femrave, duke tentuar me dhune qe ta mbaje ate te varur dhe tja heqi keto te drejta.

Standardet ligjore ndërkombëtare ndalojnë qartë dhunën në familje, si dhunim i të drejtave njerëzore kryesore dhe lirive themelore, të mëposhtme, të garantuara nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut për të gjithë individët:

-E drejta për barazi (neni 1).

-Liria nga diskriminimi (neni 2).

-E drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë personale (neni 3).

-Liria nga tortura dhe trajtimet mizore, jonjerëzore ose poshtëruese (neni 5).

-E drejta e njohjes si një person para ligjit (neni 6).

-E drejta për barazi përpara ligjit (neni 7).

-E drejta për mjete juridike nga gjykata kompetente (neni 8).

-E drejta për barazi në familje (neni 16).

-E drejta për standard më të lartë të arritshëm, për shëndetin fizik dhe mendor (neni 25).

Dhe fajtori kryesor per mosrespektimin e ketyre te drejtave eshte vete shteti. Ai i ben nje ndarje ne publike dhe private te problemeve qe trajton. Nese nje grua sulmohet ne rruge atehere ajo gezon akses te akuzoje dhunuesin, por nese ajo rrihet ne shtepi atehere shteti nuk nderhyn sepse respekton te drejten e privatesise se burrit.

Mirepo njohurive per pasojat e dhunes familjare nje tolerim i tille mund te krijoje neser dhunues te rinj qe sulmojne edhe rruges. Pra ne kete menyre dhuna duke qene brenda ne familje me e pranishme se kudo ajo behet burim i te gjitha formave te dhunes ne te gjitha vendet edhe ne publik.

Mosveprimi i shtetit sigurisht eshte faj njelloj si i atyre qe dhunojne. Nese shteti vepron kunder diskriminimit dhuna nuk do te jete e pranishme me ne familje.

Ne Shqiperi te vetmet institucione te cilat bejne dicka per dhunen ne familje jane qendrat e keshillimit si qendra Medica ne Tirane, qendra e keshillimit Elbasan, organizata une gruaja ne Pogradec, qendra e keshillimit durres, etj.

Ne Shqiperi dhuna eshte akoma me e theksuar sepse mentaliteti eshte me paragjykues dhe shume diskriminues ndaj femrave, dhe varferia ka bere qe shume gra te mbeten te varura nga burrat e tyre ekonomikisht.

Qendra te ndryshme kane dhene informacione dhe te dhena per perhapjen e ketij fenomeni.

Nga studimet ekzistuese mund të renditim disa të dhëna që dëshmojnë se dhuna në familje është mjaft evidente në Shqipëri.

Në studimin e realizuar në vitin 1996, në 11 rrethe të vendit, nga shoqata Refleksione, janë plotësuar 1035 pyetësorë, nga të cilët 849 nga femra dhe 184 nga meshkuj. 40 për qind e grave të vëzhguara dëshmuan se mbi to ushtrohej rregullisht dhunë fizike, 64 për qind dëshmuan se i ishin nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike73.

Sipas të dhënave nga qendrat e këshillimit për gra dhe vajza, në Tiranë, Shkodër, Berat dhe Pogradec, gjatë viteve 2000 – 2001, këto qendra kanë marrë gjithsej 4670 telefonata nga gra dhe vajza në të gjithë vendin dhe janë këshilluar ballë për ballë me rreth 1086 prej tyre për probleme të dhunës me bazë gjinore . Në rreth 60 për qind të rasteve abuzuesi ka qenë bashkëshorti ose partneri74.

Gjatë viteve 1998-2003, Strehëza për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara u ka ofruar shërbim rreth 160 grave, vajzave dhe 220 fëmijëve75. Rastet e trajtuara në këtë Strehëz dëshmojnë për një dhunë të skajshme fizike, seksuale, emocionale apo ekonomike ndaj grave dhe vajzave, e ushtruar kryesisht nga bashkëshorti, partneri, babai apo vëllai, si dhe nga persona të tjerë të familjes.

Në raportin përfundimtar për “Studimin rreth shëndetit riprodhues, Shqipëria 2002”, ku janë analizuar përgjigjet e 5697 grave dhe të 1740 burrave, rezulton se 30.4 për qind e grave të anketuara kanë përjetuar gjatë jetës dhunë të ushtruar nga partneri i tyre në formën e dhunës verbale, 8.2 për qind dhunë fizike dhe 2.9 për qind abuzim seksual 76.

Në një anketim me kampionë, të realizuar në Tiranë me gratë e martuara të moshave 25-65 vjeç, në periudhën korrik- tetor 2003, rezulton se më shumë se një e treta (37%, 384/1039) e grave të intervistuara kishin përjetuar të paktën një rast dhune nga bashkëshorti gjatë vitit të mëparshëm. 267 (26%) prej tyre kishin përjetuar tri apo më shumë raste dhune, 655 (63%) pohuan se nuk kishin përjetuar asnjë rast dhune, 45 (4%) dy raste; 97 (9%) tri raste: 104 (10%) pesë deri nëntë raste, 27 (3%) dhjetë apo më shumë raste dhune77.

Nga një testim përmes pyetësorëve të realizuar në vitin 2004 me një kampion prej 400 gra dhe vajza të moshave 18-65 vjeç, banuese në zonat periferike të Tiranës, si Kombinat, Laprakë e Kamzë, Tiranë e Re etj., rezultoi se 50 për qind e të intervistuarave (pasi pjesa tjetër rezervohej për t’u përgjigjur) kanë qenë viktima të kërcënimit apo të abuzimit fizik në familje78.

Në studimin eksplorues “Dhuna ndaj grave në Shqipëri” (2003), në të cilin janë intervistuar 55 gra (kampionët janë zgjedhur me synim identifikimin e grave-viktima të dhunës në familje me prejardhje shoqërore të ndryshme si dhe me karakteristika të ndryshme demografike) një e treta e këtyre grave të dhunuara kanë pohuar se kanë frikë për jetën e tyre79.

Të dhëna të tjera dalin edhe nga monitorimi i vendimeve gjyqësore për vitet 2001-2002 në rrethet Tiranë, Shkodër dhe Vlorë ku rezulton se nga 1890 vendime, vetëm 128 vendime të çështjeve civile dhe 149 vendime të çështjeve penale kanë pasur të përfshirë komponentin e dhunës. Pra, 17,10 për qind e tyre kanë qenë të lidhura me dhunën në familje. Të bie në sy fakti që 92.10 për qind e personave të pandehur që ushtrojnë dhunë, janë meshkuj dhe vetëm 7.90 për qind femra80. Nga tërësia e këtyre vendimeve gjyqësore rezulton, gjithashtu, se të dëmtuarat nga dhuna në familje në masën mbi 90 për qind janë femra81.

Fakti që dhuna në familja është një problem shumë i madh në Shqipëri, tërthorazi pohohet edhe nga numri i grave që kanë kryer krime ndaj bashkëshortit. Përballë dhunës së vazhdueshme të ushtruar nga bashkëshortët e tyre, ato nuk janë përmbajtur dhe i kanë vrarë ata, edhe pse krimi është i pajustifikueshëm.

Në botimin “Monitorimi i shtypit mbi dhunën në familje, 2001-2002”, autoret paraqesin një shifër prej 90 për qind të grave të cilat vuajnë dënimin në burgun 313 në Tiranë për arsye se kanë vrarë bashkëshortët e tyre, pasi për vite me radhë kanë qenë pre e dhunës fizike dhe seksuale82.

Kjo e dhënë vërtetohet edhe nga studimi i kryer nga shoqata Përthyerja. Nga të dhënat e këtij studimi rezulton se shumë nga këto gra e vajza nuk kanë qenë dënuar më parë dhe se krimet e kryera, në shumicën e rasteve, kanë ardhur nga dhuna. 70 për qind e tyre kanë përjetuar dhunë fizike dhe 30 për qind abuzim seksual.83

Në një studim të realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare në vitin 2004, në 9 rrethe të Shqipërisë u plotësuan 1895 pyetësorë dhe 85.17 për qind e të anketuarve kanë pohuar ekzistencën e dhunës në familje 84.

Janë realizuar studime në bazë intervistash edhe në rrethe të veçanta, p.sh., në Shkodër, në vitin 2002, dhe ka rezultuar se 94.8 për qind e të intervistuarve kanë pohuar se gratë dhunohen në familje, vetëm 4.4 për qind e kanë mohuar një gjë të tillë 85.

Në një vlerësim të dukurisë së dhunës, të kryer nga Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza në Durrës, në vitin 2003, rezulton se 83.6 për qind e kanë pranuar ekzistencën e dhunës në familje në qytetin/komunën ku banojnë: 27.9 për qind dhunën fizike, 39.7 për qind dhunën psikologjike dhe 10.6 për qind dhunën seksuale86.

Të gjitha këto shifra flasin qartë për përmasat e shtrirjes së dhunës në familje në Shqipëri. Po kështu, të dhënat tregojnë se kjo dhunë nuk është e shtrirë vetëm në zonat rurale, por edhe në qytete, madje edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë .

Kjo dukuri nuk kishte si të kufizohej, përderisa migrimi i brendshëm ka prekur të gjithë vendin. Nga përzierja e popullsisë, problemet socialekonomike dhe përplasja e nënkulturave të ndryshme i nxorën më me forcë në sipërfaqe problemet e dhunës. Kjo dukuri lypset të bëhet objekt studimesh për të njohur jo vetëm gjendjen dhe shkallën reale të dhunës në familje, por dhe për të përcaktuar më drejt rrugët dhe mjetet e nevojshme për kufizimin e saj.

About these ads

Të etiketuara:, , , ,

11 mendime mbi “Dhuna ne familje rezultat i diskriminimit gjinor.

  1. I paemër Tetor 30, 2011 te 2:36 pm Reply

    okkkkk bukur fare

    • Admin8 Tetor 30, 2011 te 4:30 pm Reply

      Flm mik :)

      • sssss Prill 17, 2013 te 2:46 pm

        :)

  2. Klara Shkurt 18, 2012 te 2:59 pm Reply

    Si mund te parandalohet dhuna ne familje?ku ndodhen shoqatat qe ndihmojn ato femra qe keqtrajtohen nga bashkeshortet

    • Klara Shkurt 18, 2012 te 3:02 pm Reply

      Kur do vi dita te shfarosen keto perbindesha qe keqtrajtojn ne familje

    • I paemër Shtator 25, 2012 te 9:21 pm Reply

      shteti dhe shoqatat e grave duhet te japin shpjegime here mbas here se sa zgjidhje jane bere realisht

  3. xhema Mars 8, 2012 te 12:49 am Reply

    per fat te keq ne kosov ka dhun ne familje e cila nuk esht as pak e mir por mendoj se femrat kosovare 80 % jan me mentalitet te ult nuk ka dijoni sa duhet me pas femra edhe qka din te bej veq te ankohen edhe as nje ehr nuk lodhin koken se si te zgjidhet problemi i dhunes si te jemi ajo qe mos te ka shkas per dhun por prej mos dijonis te evt grat jan ato qe e nxisin dhunen burrat jan te lodhur nga puna per te nxjerr kafshaten e gojes kurse grat punet e veta nuk i perfundojn duke shikue seriole edhe kur vjen burri ne shpi as nuk i thojn a u lodhe o njeri a pate puna a diqka a pos i thot ulu qatu edhe mos ben zhurum se spo durohesh e valla ate grue jo me rreh por me shashtris tu e rreh stups pak esht grat jan mendje mdhenje edhe te pa dishme duhet me lodh koken pak e jo veq me shkue mu trash mu ba 100 killa mos me i nxan dera e kendej ankohen valla po ban burri dhun lene bre se sju ban dhun kerkush kerkujt pa arsye po grat e lypin me heret kan than grues edhe vendin duhet me ja rrah ku ulet se le me ate se skan mend ne kok kok boshe jan jo te gjitha por shumica hajt tash kaloni mire

  4. I paemër Shtator 25, 2012 te 9:27 pm Reply

    dime se jane bere perparime ne teori kunder dhunes ne familje por persa i perket praktikes …kete nuk e dime

  5. I paemër Nëntor 16, 2012 te 1:23 pm Reply

    thuna ndaj krus ndalohet se nese duhen nefillim duhet gjith se nuk usht mir sitmujsh mijaban tekeqen nuk ban as burri grus as gruja burrit keq

  6. I paemër Nëntor 16, 2012 te 1:32 pm Reply

    pom dhimen grat ne kosov se skan boll drejta se burrat ekosoves shiten trima para grave nuk ban se nukush mir po me dijalog gjdo send rregullohet mete fort kurgja sban vet veten eposhterson permu usht kshtu jam per mir vala

  7. I paemër Shkurt 6, 2014 te 7:28 pm Reply

    i themi stop dhunes

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

%d bloggers like this: