Motivimi dhe vendosja e qellimeve

Nese nuk ke nje qellim qe deshiron ta arrish, a do te vesh ujin ne zjarr te besh ndonje perpjekje?

Pse duhet ta veje ujin ne zjarr subkoshienca jote qe te te dergoje ty emocione motivimi si forme sinjali qe duhet bere dicka, kur ne fakt subkoshienca nuk sheh asnje arsye pse ai aktivitet duhet bere.

Nese ti ke ndermend te sakrifikosh disa nga burimet e tua si kohen apo parate, atehere ti duhet te kesh nje qellim pas te cilit te shkosh, perndryshe nuk do te ndjehesh i motivuar per te bere asgje.

Cfare problemi ka te mos kesh qellime?

Te mos pasurit qellime eshte ne fakt gjendja me e keqe qe dikush mund te perjetoje. Disa njerez kryejne vetevrasje pikerisht prej ketij shkaku, sepse nuk dine cfare te bejne ne kte bote, e ndjejne veten te merzitur dhe te humbur. Te kesh qellime e ben jeten me sfiduese, e ben jeten plot ngjarje dhe plot kenaqesi kur i arrin ato qellime.

Njerzit qe i vene vetes qellime, kontrollojne dhe jeten e te tjereve pas disa vitesh

Ne nje kerkim qe eshte bere per kete ceshtje ne nje kampion njerzish, u pa se vetem 3% e njerzve e planifikonin te ardhmen e tyre dhe i vendosnin vetes qellime, dhe gjeja me interesante qe u zbulua ishte se ky 3% kontrollonte jeten e atij 97% tjeter pas disa vitesh.

Mendoje si ne nje pune, ku njerzit punojne te gjithe ne skuader dhe asnjeri pre tyre nuk eshte i motivuar per te qene lideri i grupit pervec nje personi i cili planifikon me kujdes per tu bere lideri i atij grupi. Ai ben disa kurse dhe studion pak me shume se te tjeret dhe pastaj propozon para skuadres qe te behet lideri i tyre. Tani e vendos ai programin sesi duhet te veproje gjithe skuadra, sa ore duhet te punojne, ne c’ore te vijne dhe kur duhet te bejne ca dite pushim. A e vini re qe personi tani po kontrollon jo pak, por nje pjese te madhe te jetes se tyre. E njejta gje ndodh kudo, shefi yt kontrollon nje pjese te madhe te jetes tende, krytari i bashkesi gjithashtu kontrollon disa aspekte te tjera te jetes tende, presidenti i republikes gjithashtu ndikon ne shume aspekte te jetes tende.

Eshte e vertetetuar qe njerzit qe kane qellime dhe plane te qarta jane shume me te motivuar sesa njerzit qe nuk kane plane fare, thjesht sepse ne ato plane qe vendos, ti i thua subkoshiences tende qe je shume serioz ne berjen e atij aktiviteti, dhe kjo do te te beje qe te jesh gjithmone i motivuar.

Artikuj te ngjashem

Motivimi

Humbja e motivimit ne mes te rruges

About these ads

Të etiketuara:, , ,

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: