Si te lesh duhanin

Nje metode per te lene duhanin

Si nuk mund te lihet dot duhani.

Dua ta filloj me menyrat e gabuara qe perdorin shume duhanpires per ta lene ate, ne menyre qe ruheni prej ketyre gabimeve dhe te mos i perserisni. Te lesh duhanin eshte e lehte, por megjithate eshte dicka qe duhet marre seriozisht. Sepse eshte shume e lehte te zhgenjehesh nese tentativa do te te deshtoje, dhe cdo zhgenjim vetem sa do te zgjase daten tjeter qe ju do te vendosni ta lini. Une vete pas deshtimesh te tilla nuk e kam marre me guximin ta le per 6 muaj.

Ka njerez qe mendojne se mund ta lene duhanin duke e zevendesuar ate me dicka tjeter, si psh me cokollata, karamele apo me ndonje gje tjeter. Ne fakt ju nuk keni se cfare te zevendesoni, sepse realisht ju nuk po lini asgje, po po, ju nuk po humbni asgje. Ju po fitoni, ju po beheni njehere e pergjithmone mospires i duhanit.

Duke ngrene karamele provoi ta linte nje shoku im, pa u munduar me pare te punonte ne mendimet e tij. Dhe rezultati: Jo duhanin qe nuk e la, por nuk po linte dot as karamelen me. Po kaq qesharake mund te jete cdo perpjekje joserioze dhe jo e bazuar ne kontrollimin e mendimeve ne kte drejtim.

Disa te tjere mendojne se mund ta lene duhanin duke e pakesuar numrin e cigareve cdo dite. Teorikisht kjo mund te duket e lehte. Por ne praktike cdo duhanxhi tmerrohet kur sheh se po i mbarojne cigaret dhe do ti duhet te rrije per shume kohe tani pa tymosur. Kjo vuajtje rezulton ne rritjen e numrit te cigareve ne dite.

Vesi krijohet si rezultat i perseritjes se nje veprimi deri sa behet pasion. Nga ana tjeter pasioni te shtyn te perserisesh akoma ate veprim. Per ta thyer kete cikel ju duhet ta lini njeheresh duhanin, keshtu pasioni do te zhduket dalengadale deri sa te humbe fare si rezultat i mungeses se veprimit te perseritur. Por me menyren e zvogelimit te numrit te cigareve ju thjesht do te ndjeni se nuk keni asnje kontroll mbi vesin. Kjo ndjenje pafuqie mbi vesin do tju jape nje zhgenjim te mad dhe mbase mund tju frenoje per shume kohe qe ta lini duhanin.

Nje tjeter metode e gabuar eshte ta lesh duhanin me mendimin se ashtu i pelqen dikujt tjeter. Kjo metode ne fakt bie shume shpejt ne deshtim. Asnje nuk mund ta lere duhanin sepse i pelqen nje te afermi. Keshillat e tyre vijne si forme detyrimi dhe do te bejne efekt te kundert ne kte qellim.  Ju mund te beheni shume lehte joduhanpires vetem duke e lene ate per veten tuaj ne rradhe te pare. Me deshiren tuaj, per nje jete me te bukur dhe me te kenaqshme, do tia dilni fare lehte.

Nje menyre per ta lene

E kam shkruar titullin “nje menyre per talene” qe ju te kuptoni se une nuk ju kufizoj edhe ne perdorimin e nje metode tuajen personale bashke me kte qe une po ju sjell. Megjithate kjo duhet bere sesben qe gjthcka te funksionoje per mrekulli. Do te shihni se do te duket si dicka magjike, dicka qe ju nuk e kishit imagjinuar kurre te ndodhte. Dhe do te jeni shume te lumtur per kete.

Kjo metode nuk ka asnje mundesi deshtimi sepse ju meson te kontrolloni procesin e te menduarit gjate egzekutimit te vendimit. Ne kte forme asgje nuk mund ta thyeje me vendosmerine tuaj. Eshte procesi i mendimit ai i cili ben qe ju te kontrolloni me deshiren tuaj nje veprim tuajin. Pra nese ju do ta mesoni kte proces mendimi atehere do te jeni shume te afte qe te zhdukni vesin e duhanpirjes.

Mendimi pozitiv eshte nje ane tjeter e mire e kesaj metode. Sepse ju do te perqendroheni ne gjerat qe do te fitoni prej kesaj jete te re qe ju po hyni. Per kete menyre te menduari ju mund te beni listen e gjerave pozitive qe do te ndodhin pasi ti hyni kesaj jete fantastike, por mund te lexoni edhe disa gjera qe kam shkruar une per kete tek: Cfare ndodh pasi le duhanin. Kur ju te shihni se ne praktike gjerat pozitive do te perjetohen ne nje menyre akoma me te bukur se e kishit imagjinuar, atehere ju nuk do tju veje me ne mendje ta filloni perseri ate.

Si fillim rrethoni me te kuqe nje date ne kalendar kur ju mendoni se do te ishte dita me e bukur dhe me e qete qe ju te beheni joduhanpires. Vereni afatin me largesi nga dita e sotme sa te doni, mjafton qe ajo dite te jete e qete dhe e bukur qe ju te perqendroheni plotesisht ne shijimin e asaj jete te re aq te bukur. Subkoshienca juaj do te pergatitet cdo dite, sa me shume afrohet data. Kur te vije dita, subkoshienca do te jete plotesisht e programuar me idene se ju nuk pini duhan. Do te jete e mrekullueshme sepse do te shihni ate dite se ju duket sikur nuk e keni pire kurre duhanin. Ky perjetim fantastik do te jete jashtezakonisht inkurajues per ju. Gjithe keto gjera te mrekullueshme do te ndodhin vetem sepse ju do te perdorni metoden e mrekullueshme qe une po ju sjell ketu.

Ate dite kur te zgjoheni dhe te keni mbaruar ditet rutine, ju mund te shkoni me nje shok apo nje shoqe per te pire nje kafe. Mos u frikesoni se kafja do tju shtoje deshiren per cigare, sepse kjo nuk do te ndodhe. Nuk ka asnje problem edhe nese shoku apo shoqja juaj e pijne duhanin dhe do tjua hedhin cdo cast tymin ne fytyre. Nuk do te jete problem fare jua garantoj kete, sepse menimet tuaja e kane thyer varesine psikologjike. Varesia fizike nuk ka asnje efekt te madh mbi vesin, jane mendimet ato qe ju kane bere ta pini deri tani.

Pra pini kafe dhe mundesisht pijeni ate me dike qe e pi duhanin dhe ju e njihni mire natyrisht. Sapo te uleni ne tavoline fillojini ti beni moral shoqeruesit tuaj se nuk duhet ta pije duhanin. Thojini atij se eshte shume e lehte ta lesh ate dhe se nuk ka pse te torturohet gjithnje duke qene duhanpires, thojini thjesht te ndjeke shembullin tuaj qe dje e pinit dhe tani e tutje nuk e pini dhe as nuk keni per ta pire me.

Me shume mundesi shoqeruesi juaj do te habitet jashte mase, do te kujtoje se keni ikur nga trute, ska gje, vazhdoni ti thoni se nuk ka asnje arsye pse ta pini duhanin, dhe pasi te bindet qe nuk keni levizur nga mendja, do te filloje tju kundershtoje se duhani nuk mund te lihet. Nuk ka asnje problem, vazhdoni te argumentoni tezen tuaj se duhani mund te lihet dhe se ju e keni lene ate, se ju jeni joduhanpires tashme. Thojini keto me siguri absolute, sepse jua siguroj une qe me te vertete jeni bere joduhanpires tashme.

Kjo kafe kaq e cuditshme qe ju do te realizoni ne fakt eshte dicka qe ju nuk e keni menduar se mund te jete. Ne fakt gjithe fjalet qe ju do ti thoni bashkebiseduesit tuaj do te jene nje forme autohipnoze, qe do te nguliten ne trurin tuaj per dite dhe jave me rradhe. Dhe ju mund ti ruani dhe ti forconi keto autosugjestione pas disa kohesh kur ju i mendoni te nevojshme. Thjesht hapeni ate teme bisede perseri dhe thojini ato fjale prape, me qellimin me dy presa edhe te bindni shokun tuaj te mos pije duhan, por edhe te bindni subkoshiencen tuaj. E gjithe kjo mrekulli ndodh sepse subkoshienca nuk dallon dot nese fjalet qe degjohen jane tuajat apo te dikujt tjeter. Mjafton qe keto fjale te thuhen me bindje dhe te ndihen si te tilla. Duke qene se ju ate dite do te jeni te lumtur dhe fjalet tuaja do ti thoni me bindje, qetesi dhe siguri, atehere nenvetedija juaj do ti thithe dhe do ti mbaje te ngulitura per shume kohe, njelloj si sugjestionet e marra nga nje hipnoze.

Nese edhe pas ketyre deshtoni….

Kur ju tentoni dhe nuk ndodh ajo qe ju prisnit, nje mendim negativ pushton mendjen tuaj per momentin dhe ju pini perseri, atehere ju do te perjetoni zhgenjim. Kjo eshte normale, por mos kujtoni se keni deshtuar. Jo, ju as nuk keni deshtuar as nuk do te deshtoni, ju thjesht keni mesuar. Ne cdo tentative ju e persosni procesin e te menduarit te kesaj metode akoma me mire. Dhe sa me mire ta pervetesoni kte proces te te menduari, aq me te afte do te jeni per te kontrolluar mendimet tuaja, rrjedhimisht te shkaterroni vesin e demshem.

Eshte normale per njerzit te bien perseri ne ves. Kjo mund tu ndodhe te gjitheve. Dhe me shume ka te beje me problemet qe mund te kesh me boten e jashtme sesa me aftesite personale. Te gjithe jane ne gjendje ta lene duhanin, edhe nje plak 70 vjec qe pi 40 apo 80 cigare ne dite. Kjo metode funksionon per mrekulli sepse shkaterron varesine psikologjike sado e forte te jete ajo. Pra nese keni rene serish ne ves, kjo nuk ka qene per fajin tuaj, thjesht ju duhet ta provoni perseri dhe do te jete nje sukses dhe lumturi e sigurte.

Bashkohu me mua ne FB ketu—-> Mbledhje Lideresh

About these ads

Të etiketuara:, , , ,

10 thoughts on “Si te lesh duhanin

  1. ajshe jashari Tetor 9, 2012 te 10:39 am Reply

    dote isha njeriu me i lumtur sikur ta lisha duhanin

  2. ridi Nëntor 1, 2012 te 5:21 pm Reply

    mir ish kan me ja hup fijen duhanit

  3. ridi kerrnaja Nëntor 1, 2012 te 5:22 pm Reply

    duhani eshte gjeja me e keqe edhe pse e pim

  4. emir Dhjetor 20, 2012 te 3:37 am Reply

    kisha me i dhan 10.000 euro për largimin e duhanit

  5. muzikanti Mars 19, 2013 te 6:41 pm Reply

    do ta kisha len por nuk mundem

  6. bana albana Mars 23, 2013 te 7:54 pm Reply

    une jam 18 vjece kisha 8 vjet qe e pija duhanin ndersa tani vajti 16 muaj qe ekam lene dhe jam e lumtur qe se pi

  7. I paemër Prill 6, 2013 te 4:35 pm Reply

    duhani eshte njejt si cdo lend tjeter narkotike vetem per dallim se tjerat jan te ndaluara ndersa duhani jo,dhe tjerat i ekzagjerojn ndersa duhanin nuk e llogaritin si nje gje a jashtligjshme e demshme per tgjith

  8. I paemër Maj 13, 2013 te 11:25 pm Reply

    UN E KAM LEN QE 1 MUJ POR VEQ PO LEXOJA KOT PROVOJENI E LINJA DHE JU GJA MA TE BUKUR NUK KA NDRYSHON 100QIND PER QIND

  9. I paemër Shtator 27, 2013 te 1:20 pm Reply

    hiq pa e dhan asnji munesh me lan, vtem te duhet karakteri i fort, sukses

  10. I paemër Shtator 27, 2013 te 9:04 pm Reply

    HANI CAMCAKIZA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: