Planeti Toke ne rrezik te madh

Lulet do te celin me heret, pranvera do te vije me shpejt, furtuna dhe permbytje te medha do te shfarosin cdo gje qe u del perpara.

Tashme eshte vertetuar se nese nuk do te merren masa mbi problemet mjedisore, do te perballemi me katastrofa natyrore te papara ndonjehere ne historine e njerezimit.(Shih: Katastrofat natyrore deshmi e ngrohjes globale)

Nuk e di se me cfare do te luftohet ne luften e III boterore, por di qe ne te IV do te luftohet me gure dhe me shkopinj. A. Einstein.

Ajo qe te gjithe e shohin dhe nuk duan ta kuptojne eshte se keto ndryshime jo vetem kane filluar, por qe ta dini mire, edhe do te vazhdojne, do te behen me te thella dhe me intensive, do te perpijne cdo gjallese qe e deshperuar dhe e alarmuar do perpiqet tu shpetoje. Dhe kjo nuk eshte shaka.

Shume pak specie mund ti mbijetojne nje ndryshimi te tille klimatik. (shih:Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri) Kafshet e medha do ta kene te pamundur te mbijetojne. Dhe njerezit  sado inteligjente te jene, e kane shume te veshtire te mbijetojne pa to.

Pra po behet fjale pikerisht per ato kercenime qe po i vene zjarrin njehere e mire shtepise suaj te vertete, Tokes.  Ambjentalistet dhe lideret e shteteve me te drejte tremben dhe shqetesohen nga keto ndryshime te menjehershme qe po ndodhin ne planetin tone.

Perbindeshi me i madh i kohes mendohet te jete teknologjia. Por ne fakt sic ka thene Ajnshtajni ajo eshte si sepata ne duart e nje krimineli te pa pergjegjshem. Kjo sepate eshte tashme duke rene per te prere njehere e mire qafen e jetes ne Toke, dhe xhelatet jemi vete ne, njerzit. Ky eshte nje realitet dhe jo thjesht disa fjale per tu thene. (Shih:Masaker ne liqenin e Ohrit, shfaroset ilegalisht korani)

Numri i njerezve po rritet ne menyre drastike, shpyllezimi po ashtu, burimet ushqimore po shfrytezohen mbi mundesite e tyre te riperteritjes. Dhe pyetja qe te vjen ne koke eshte: A do te kete numer speciesh te mjaftueshme per rezerva ushqimore pas 100 vjetesh?

Nese do te vazhdoje pune keshtu sigurisht qe jo. Dhe njeriu do te vihej ne situaten e nje kafshe ne xhungel, ku mbijetesa do te ishte ne meshire te fatit. Qetesia e tepruar e njerezimit sot, do te behet ankthi me i madh i jetes per njerezit e neserm.

Sigurisht shqetesimi i njerezve te sotem nuk duhet te jete deshperim dhe humbje shprese, por duhet te jene thjesht disa pyetje qe duhet tja bejne vetes dhe ti pergjigjen sinqerisht. Pyetje si: Cfare mund te bejme qe ti shpetojme ketyre katastrofave natyrore qe na kercenojne?

Keto pyetje duhet tia bejne vetes jo vetem persona te caktuar, pasi kjo nuk do te  ndryshonte gje ne ecurine e te gjitheve, por keto pyetje duhet tia bejne vetes cdo njeri i pajisur me gjykim qe jeton ne planet, dhe ti marre serizisht pergjigjet e kesaj. Mjedisi eshte shtepi, jo thjesht nje hapesire e jashtme qe nuk na perket, dhe qe te themi realitetin eshte e vetmja shtepi pasi ajo ku fleme gjume eshte bota virtuale qe te gjithe e kane krijuar per iluzionin e rehatise dhe te sigurise. (Shih: Mjedisi dhe shendeti)

Njerezit jane zgjuar tashme dhe e kane kuptuar se cfare rreziqesh po i kercenojne, gjithe ato zona te mbrojtura qe marrin nje kujdes dhe nje kosto  nuk po behen per qejf. (Shih: Parqet natyrore dhe kombëtare të Shqipërisë)

Nese pyetja do te ishte: A do te zhdukej ndonjehere njerezimi, une me bindje do te thoja se kurre. Pavarsisht nga rreziqet dhe katastrofat qe mund ta godasin, une besoj se asgje ne univers, bile dhe vete universi nuk mund te jete me i forte se njerezimi. Une besoj se do te gjejme zgjidhje per gjithcka, nese do te veprojme te gjithe si nje. Bashkimi ne Unitet do te na bente Zot dhe te gjithefuqishem, asgje nuk do te mund te na shkaterronte.

Zgjidhjet variojne nga te mirat tek shume te mirat, mbetet vec qe njeriu te veproje. Natyra dhe mjedisi mund te mbahen te paster, jetedhenes kur qendron ne te. Ne mund te relaksohemi ne nje natyre vezulluese nga pastertia, mund te thithim ajrin e saj te fresket, dhe ne te njejten kohe te kemi stilin tone te jeteses qe te gjithe e deshirojme. Ne nuk kemi pse te ndotim mjedisin tone per te jetuar sic duam. (Shih: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër)

Ju ne kte blog jo vetem qe mund te zhvilloni konceptet kryesore te kesaj fushe, por edhe do te gjeni te dhena interesante mbi kto probleme. Ju mund te shikoni se cfare permban blogu edhe duke kerkuar tek Kategorite, keshtu do te drejtoheni me shpejt aty ku doni.

About these ads

Të etiketuara: , ,

14 mendime mbi “Planeti Toke ne rrezik te madh

  1. shume e pa vertete ha ha ha Tetor 26, 2011 te 6:46 pm Reply

    toka heret a vone do te ke te 3 dite vetem diell

    • I paemër Maj 15, 2013 te 9:04 am Reply

      Mos u ofendoni,por ju nuk mund ta dini kete gje,poashtu as une e as askush perveq Krijuesit te kesaj planeti Toke d.m.th Zoti Allahu !!

    • Binjaket Maj 15, 2013 te 9:06 am Reply

      Mos u ofendoni,por ju nuk mund ta dini kete gje se nuk jeni Krijuesi i Tokes,mos jeni gje valle? JO poashtu as une nuk mund ta di e askush tjeter,mund ta dije vetem Zoti pra Krijuesi i saj Allahu!!

    • kasandra zalli Tetor 26, 2013 te 2:40 pm Reply

      jo me budallejne se eshte e vertete :*

  2. I paemër Shtator 18, 2012 te 2:37 pm Reply

    rrotullimi i tokes rreth diellit

  3. I paemër Tetor 9, 2012 te 5:44 pm Reply

    duhet te merren masa sa me shpejt

  4. I paemër Tetor 9, 2012 te 5:48 pm Reply

    edhe nese ndodh permbysja e botes njerzimi nuk do te zhduke ne nje menyr apo tjeter njerzimi do te mbijetoj.

    • I paemër Tetor 9, 2012 te 5:49 pm Reply

      a ka prova per kete fakt?

  5. endri Tetor 27, 2012 te 4:50 pm Reply

    duhet bere gjithcka qe te mos ndotim<>dhe te mos shkatrojm <>

    • kasandra zalli Tetor 26, 2013 te 2:42 pm Reply

      eshte e vertete <3 endri

  6. fllanzaa Prill 23, 2013 te 5:01 am Reply

    omg omgg sa keqqq

  7. kasandra zalli Tetor 26, 2013 te 2:41 pm Reply

    te vjen keq ty kujt I plasi pffffffffffffff -____-

    • kasandra zalli Tetor 26, 2013 te 2:41 pm Reply

      fllanzaa

    • paemer Nëntor 6, 2013 te 3:54 pm Reply

      hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

%d bloggers like this: