Shkenca ne ruajtjen e mjedisit

Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë. Te gjitha proceset qe çojnë në një sistem ekologjik te suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.

Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme, shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore, institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushën e ruajtjes se natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale.

Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së ajrit, ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale. Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytëzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dh të shumë shkencave tjera.

Dy janë drejtimet kryesore: 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të kufizojë ndikimin e ndotjeve te industrisë, bujqësisë, transportit, ndërtimit e veprimtari te njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qellim të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet) siç janë efektet e ngrohjes globale, ruajtja e shtresës së ozonit, pakësimi i emetimit të gazrave, evitimi i shirave acide.

Prandaj ka rendësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Por një gjë e tille fatkeqësisht nuk pasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhënat i përkasin vetëm viteve 1997-98 ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësia dhe plot teorira.

Mendoj se prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, qe të sigurojnë një natyrë e mjedis te pastër. Ndotjet e mjedisit duhen përcaktuar dhe vlerësuar drejtë duke i kushtuar rendësi klasifikimit të tyre në të ngurta (solide), në shkarkimet e lëngëta dhe ndotje të ajrit.

Vetëm në qoftëse marrim industrinë e lëkurëve, shqetësimet janë më të mëdha për mjedisin. Mbetjet e ngurta si copa lëkurësh të paregjura e të gëlqerosura me sulfid ose hidrosulfid Na dhe me gëlqere (Ca(OH)2 pluhur, tallash kromik që del nga barazimi i lëkurave kromike seleksionohen dhe destinohen per prodhim tutkalli dhe prodhim karton fibër.

Derdhjet teknologjike përmbajnë sasia sulfidesh, komponime organike të tretshme, alkalinitet i lartë si dhe mbetje lendësh regjëse të palidhura, të ngjyruesve, yndyrave dhe emulsioneve. Ujërat që dalin nga derdhjet e fabrikave të lëkurave duhet te jenë të pastra para se të futen në rrjetin hidrografik, për të mos prishur balancin ekologjik.

Organizime të tilla janë në Santa Croce, Arzignano Itali, Stahl Waalvijk Hallandë, Kayseri Turqi etj. Prandaj vemendjen kryesore duhet ta përqendrojmë në trajtimin e ujërave të ndotura duke eliminuar sulfidet me anën e oksidimit katalitik në prani të sulfatit të Mn dy valent, 200 gr per m3 si katalizator ose duke e precipituar me anën e sulfatit të Fe dy valent. Por te vjen keq kur, ne vend që një ministri te merret me arritjet e saja e te ndërmarrjeve në këtë fushë ajo mbush faqet e websites me teorirat e 10 viteve më parë.

Përcaktimi i trajtimit të derdhjeve teknologjike duhet të ndiqet konkretisht nga çdo ndërmarrje e industrisë në gjendje pune. Jashtë vendit tonë shteti nuk lejon të punojnë fabrika e ndërmarrje industriale pa patur impiantin e pastrimit te ujërave shkarkuese bile merr të dhëna çdo ditë për përbërësit e pastërtisë së ujërave.

Zgjedhja e metodës së pastrimit si dhe përcaktimi i parametrave të trajtimit të tyre varet nga përbërja e derdhjeve teknologjike. Vlera e pH, përmbajtja e lëndëve organike dhe inorganike duhen mbajtur në nivelet standarde të lejuara. Në rastin e numrit të madh të komponimeve të ndryshme organike që ndodhen në derdhjet, përcaktimi i secilit paraqet problem dhe kërkon shumë kohë prandaj për këtë arsye behet një përcaktim total i treguesve kryesorë të derdhjeve që ndikojnë në
përcaktimin e sasisë së kompozimeve organike dhe aftësinë e tyre për t’u degraduar.

Për këtë ka rëndësi sasia e oksigjenit e domosdoshme për dekompozimin e përbërësve organikë, pra një fenomen i tille është plotësisht në dëm të mjedisit e në tërësi të shëndetit. Për këtë duhen ruajtur vlerat standarde të NBO (BOD) nevoja biologjike për oksigjen dhe të NKO (COD) nevoja kimike për oksigjen dhe këto të mos merren të shkëputura prej prodhimit.

Ashtu siç janë përgjegjës për prodhimin dhe per teknologjinë, drejtuesit dhe personeli ing-teknik janë përgjegjës edhe për ndotjet e krijuara të cilat duhet ti minimizojnë sa të jetë e mundur bashkë me efektet e tyre dëmtuese nëpërmjet përmirësimeve të teknologjisë dhe të përdorimit të kimikateve me efekte sa më pak ndotëse.

Edhe ndotjet e ajrit në vendet e punës të reparteve në industri varen nga proceset teknologjike,lloji i prodhimit, i kimikateve si dhe mënyra e sistemit të zgjedhur në realizimin e teknologjisë së prodhimit. Por çfare është bërë për të përcaktuar një KMV, koncentrimi maksimal te vendi i punës për ndotjen e ajrit. Asnjë parametër i tillë nuk ekziston në vendet e punës në repartet e prodhimit apo atje ku punohet me hidrokarbure dhe mineralet.

Po japim vetëm një shembull: KMV për butilacetatin në ajër në një repart që punon me këtë tretës organik është 950mgr/m3 ne 8 ore punë. Njeriu thithë për këtë kohë 10 m3 ajër. Atëherë maksimumi i butilacetetit që mund të thith njeriu brenda kohës së punës është 9.5 gram e që konsiderohet e pa dëmshme.

Gjithmonë mjedisi mund të jetë shumë i keq ose katastrofik, dhe shumë i mirë. Kjo gjithnjë varet nga kushtet. Në të dy rastet faktorët duhen kërkuar tek njerëzit. Ruajtja e natyrës dhe e mjedisit janë të lidhura me ngrohjen globale pra ndryshimet klimatike duhen marrë si probleme të mjedisit.

Hedhurinat prapë mbeten një problem i pazgjidhur në vend. Ato, si kudo jashtë, duhen klasifikuar të paktën në dy grupe, në hedhurina për asgjësim dhe në hedhurina për riciklim ose ripërdorim ku duhet të bëjnë pjesë hedhurina letre, kartoni,fibre e plastiket.

Por për problemet e ruajtjes së natyrës dhe të mjedisit si dhe të ngrohjes globale nuk duhet të qëndrojë dorëjashtë as akademia e shkencave e cila duhet ti ketë prioritetin e saj te parë.

Themeli i kërkimeve dhe studimeve shkencore të akademisë së shkencave të Shqipërisë është dhe mbetet organizimi dhe drejtimi i studimeve shkencore për të fituar njohuri të reja mbi natyrën, mjedisin dhe ngrohjen globale. Po të vërejmë programet dhe prioritetet e shumë akademive jashtë vendit tonë do të konstatojmë se pothuajse të gjitha kanë në krye të tyre problemet e ruajtjes së natyrës, mjedisit dhe të ngrohjes globale me gjithë planin e raportimeve para qeverive përkatëse.

Le të shohim vetëm një problem që ka të bëjë me angazhimin e kapitalit shkencor të akademisë. Gomat e automjeteve, hedhurina, e ndotin aq fort mjedisin sa që kur digjen lëshojnë blozë, tymra toksikë, dhe nuk janë pak. Për këto, duhet menduar seriozisht se cfarë duhet bërë për të evituar një ndotje mjedisi. Mendoj se ky nuk është një problem i pa zgjidhshëm. Do të kujtoj vetëm një nga variantet më interesante dhe me vlerë ekonomike e shkencore.

Gomat mbasi mblidhen arrihet që të ngrihen në temperaturë shumë gradë nën zero,kalojnë pastaj në proceset e copëtimit, thermimit. Materiali i përftuar i shtohet asfaltbetonit për asfaltim rrugësh. Një asfaltim i tille është më i qëndrueshëm dhe fleksibel. Ky mund të jetë një nga shumë raste tjera kur teknologjia dhe shkenca thotë fjalën e vet.

Pse mungojnë të dhënat për treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike tek ne? Qe nga 1998 e deri sot nuk paraqitet asgjë në websiten e ministrisë mjedisit, sektorit që e drejton ministri Xhuveli.

Media shqiptare, mendoj se duhet të investigojë shumë më tepër për problemet e sipërpërmendura sepse janë aq të rëndësishme edhe për ne shqiptarët, se kanë të bëjë në radhë të parë me ruajtjen
e shëndetit.

Në ngrohjen globale kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë emetimet e CO2, CH4, oksidet e azotit, komponimet e halogjenuara të karbonit. Ozoni, dihet se redukton rrezatimin ultraviolet dhe duhet mbrojtur shtresa e tij sa të jetë e mundur. Shumë kimikate siç janë komponimet e klorofluor-karbonit dhe të tjerë gjatë çlirimit të tyre nga industritë, ngjiten lart deri në atmosferë, shkatërrojnë molekulat e ozonit.

Një fenomen i tille ka filluar të shfaqet me shpejtësi vitet e fundit duke shtuar efektin dëmtues ultraviolet UV. Ngrohja globale prek çdo pjesë të planetit prandaj edhe njerëzit janë të ekspozuar ndaj gjithë efekteve negative kudo që të ndodhen.

Tani çdo ndryshim klimatik është evident dhe pasojat dihen, asgjë nuk duhet nënvlerësuar as tek ne,por çdo situatë duhet mbajtur nën kontroll. Kjo, sidomos për vendin tonë dhe pjesën e Mesdheut që ngrohen më shpejt sesa pjesa e veriut te kontinentit. Një gjë e tille duket fare qartë
nga cikli kaotik i reshjeve vjetore.

Gjithmonë duhet të punojmë për të pakësuar sa më tepër emetimin e gazrave të efektit serë, greenhouse, e që janë CO2, CH4, CFC për atë pjesë që na takon nëpërmjet modifikimeve dhe novacioneve në teknologji për të ruajtur sa të jetë e mundur shtresën e ozonit.

Akademia e shkencave para kërcënimeve të ngrohjes globale duhet që të ndryshojë rrugën e industrisë që është në punë. Nuk ecet më si deri tani. Duhet të ecim në raport me efektet e proceseve të ngrohjes globale, të ndryshimeve klimatike në vendin tonë krahas ruajtjes së natyrës dhe të mjedisit.

Dihet që një pjesë e mirë e emetimit të gazrave në vendin tonë vjen nga djegësja e karburantit te makinave. Por edhe pse nuk jemi vend i industrisë së prodhimit të makinave, ka vend për të bërë një ulje të emetimit të gazrave.

Dy janë problemet më të rëndësishme me të cilat duhet të merret akademia e shkencave. Së pari, studimi i prodhimit të etanolit nga misri,qe realizohet pa ndonjë vështirësi teknologjike.

Së dyti, përcaktimi i nevojave për misër qe behet me anën e një bilanci në bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë. Sasia e etanolit që do të përzihet me karburantin ( benzinë ) do të jetë në 10 deri 15 % dhe më tepër.

Përdorimi i etanolit ka disa avantazhe: Nuk ndikon në ngrohjen globale, nuk ndotë ajrin, nuk është toksik. Përveç etanolit akademiket e akademisë mund të kërkojnë edhe biomasa tjera dhe ti përdorin në një përqindje shumë më të madhe megjithëse etanoli i misrit konsiderohet si më i përdorur.
Kështu, modifikimet teknologjike dhe novacionet duhet të synojnë në pakësimin në maksimum ose zëvendësimin e plotë të gazrave që dëmtojnë shtresën e ozonit, CO2, CH4, CFC, PFC, SF6 dhe patjetër N2O i cili bashkëme SO2 krijojnë shirat acide.

Ishte një revolucion industrial-teknologjik qe përfshiu vendet e zhvilluara në prodhimin e kimikateve të më sipërme dhe ndoshta do të duhet një tjetër revolucion që të sjell një ndryshim rrënjësor në ekuilibrin e gazrave. Duke iu referuar problemeve të ruajtjes së natyrës dhe mjedisit në kuadrin e ngrohjes globale një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar ujërave të deteve Adriatik dhe Jon krahas liqenjve e lumenjve.

Një problem i tille duhet të ketë prioritetin e vet në strategjinë dhe programin e punës akademia e shkencave që në departamentin e natyrës dhe ekologjisë duhet të ketë shkencëtarë të aftë, environmentalistë me përvojë të cilët ti njohin dhe ti vlerësojnë me kompetencë situatat sot.

Se, po të vazhdojë kjo situatë me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e pH të ujërave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid. Por sa për kujtese, që me ndërtimin e TEC ve të famshme ne vendin tonë, asaj sasi te bioksidit të karbonit do ti shtohet një sasi e re bioksidi bashke me pluhura e tymra që do të shkaktojnë rritjen drastike jo vetëm të ndotjes të gjithë bregdetit e më thellë,por edhe uljen e mëtejshme të vlerës së pH.

Kjo e keqe e madhe do të çojë në zhdukjen e algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht edhe të koraleve dhe peshqve. Prandaj kontrolli i pH dhe i pranisë të aciditetit në ujërat e deteve tona në mbrojtje te koraleve dhe të diversitetit biologjik janë detyrat themelore të akademisë së shkencave dhe të ministrisë së mjedisit, që ta përqendrojnë të gjithë shkencën e tyre këtu.

Qeveria,ne këtë situatë duhet të kërkojë raporte të plota, konkrete akademisë së shkencave dhe ministrisë mjedisit për rezultatet e arritura në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit si dhe në ngrohjen globale, krahas publikimit të tyre në gjithë vendin.

Aktivitetet për ato probleme të dy institucionet e mësipërme duhet gjithashtu ti bëjnë të njohura edhe në konferenca,simpoziume të veçanta në shkalle kombëtare. Po çfare do ndodhte me ekosistemin tonë nga një indiferentizëm dhe paaftësi në ndjekjen dhe zbatimin e detyrave për ruajtjen e natyrës, mjedisit dhe të diversitetit biologjik, është e qartë dhe nuk ka nevojë për koment.

Lidhja në mes gazrave “greenhouse” dhe ngrohjes globale duhet te dihet e të njihet nga të gjithë shqiptarët. Në qoftese Brazili në pjesën më të madhe të makinave ka kohë që po përdor etanolin, Gjermania, Amerika, Danimarka e tjerë, i janë kthyer shfrytëzimit të burimeve të pastra energjetike të erërave.

Por interesant mbetet fakti se qeveria daneze bashkëpunon mire me ndërmarrjet e industrisë në këtë fushë dhe prandaj siguron të ardhura kolosale në ekonomi nga ato burime te pastra energjetike, për t’ia lënë vendin brezit të ardhshëm me një natyrë e mjedis të pastër.

Ndërsa brezin e ardhshëm shqiptarë e presin TEC et dhe ndoshta edhe radioaktiviteti pa limit i mbetjeve të CB. Nuk duhet harruar se viti 2009 duhet konsideruar jo vetëm vit i shkencës dhe i nanoteknologjisë por edhe vit i përfshirjes të gjithë shqiptareve në proceset ruajtjes së natyrës dhe mjedisit në kuadrin e ngrohjes globale.

Edhe në bujqësi-blegtori ashtu si në industri studimet shkencore duhet të synojnë në pakësimin dhe kufizimin maksimal të përdorimit të antibiotikëve, pesticideve, herbicideve, prania e të cilëve në ushqime, fruta e perimet paraqet rrezik sëmundjesh kanceroze.

Prandaj kudo sot po i jepet rendësi e veçantë prodhimeve organike të freskëta pa hormone. Të gjitha ato kimikate të dëmshme duke penetruar në tokë ndotin edhe ujërat me të cilat njeriu ekspozohet vazhdimisht prandaj ato duhet mbajtur rregullisht nën kontroll.

Në ato raste ku është i domosdoshëm pastrimi i ujërave duhet të synohet edhe shfrytëzimi e përdorimi i nanomaterialeve dhe nanoteknologjia duhet të futet sa më parë si një shkencë e re për vendin tonë. Nanomaterialet me të cilat merren inxhinierët më të aftë, konsiderohen si materialet më të përparuara dhe me to duhet të merren edhe specialistë të mjedisit, ekologjisë dhe akademia e shkencave. Për këtë qeveria ti krijojë kushte ndërmarrjeve, laboratorëve në universitetet për të kryer studimet në drejtim të trajtimeve që i duhen bërë ujërave.

Dikasteret sipas ndërmarrjeve qe mbulojnë duhet të ndihmojnë për ngritjen e impianteve të pastrimit të ujërave të derdhjeve teknologjike atje ku të shihet e domosdoshme, ndërsa ministria e mjedisit duhet të çertifikojë sipas normave ndërkombëtare sistemet e mbrojtjes e të kontrollit në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit e që duhet të jenë të integruara brenda sistemit të administrimit të cilësisë së ajrit, ujit, tokës sipas ISO9001.

Duke i’u kthyer përsëri detyrave në fushën e teknologjisë dhe novacioneve që duhet të jenë prioriteti më i rëndësishëm i akademisë së shkencave për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit,do të përmend një përvojë e cila vlen shumë sot për prodhuesit e industrisë së lëkurëve.

Dihet se ndotjet prej kromit në këtë industri janë të mëdha dhe megjithë rikuperimin qe behet prapëseprapë nuk arrihet që të eliminohet plotësisht ajo sasi e oksidit të kromit Cr2O3 përveçse 4 deri 6 gr/l bile edhe më shumë. Për arsyet ekotoksikologjike në disa artikuj të lëkurës u bë e mundur që të bëhet zëvendësimi i kromit me regjësa që nuk përmbajnë krom, në vitin 1999.

Zhvillimin më të madh e më të shpejtë e mori prodhimi i lekurës për sedilet e makinave. Sistemi i ri i aplikueshëm përfshinë përdorimin e polimerve, taninave vegjetale e sintetike. Prodhimet e tilla janë paraqitur me sukses në panairet ndërkombëtare të Stambollit, Bolonjes dhe të Hong-Kongut. Sot këto lloj lëkurësh prodhohen në masë në Gjermani,Itali e Kore e Jugut. Vetëm në Korenë e Jugut, afër Seulit prodhohen rreth 2 milion square feet lëkurë sedilesh çdo muaj për veturat.

Strategjia kombëtare dhe programi për ruajtjen e natyrës e të mjedisit të lidhura këto me ngrohjen globale duhet të ndiqen nga një këshill apo agjenci kombëtare e cila sipas kushteve të reja sot, të krijuara nga ngrohja globale,të rishikojë gjithë prioritetet që duhen përcaktuar për vendin tonë duke i pasuruar vazhdimisht.

Persa i takon informimit të opinionit shqiptar me të dhënat e saja në websiten e v. 1997-98 Ministria e Mjedisit duhet sa më shpejt ti freskojë me të dhëna të reja e rezultate e arritje konkrete nëse ka dhe të mos vihen të dhëna që paskan punuar edhe fabrikat e letrës në atë periudhë
raportimi kur ato dhe shumë tjera industri janë shkatërruar qysh në fillim të periudhës së tranzicionit.

Po ashtu në kuadrin e bashkëpunimit bilateral, programin për Ballkanin dhe programin CARDS bashkë me standardet ndërkombëtare që kanë të bëjë me drejtimin e organizimit të ruajtjes natyrës dhe mjedisit, vlerësimin e ndikimit të prodhimit mbi mjedisin e ndotjen si ISO 14001,012,040 si dhe me përdorimin e fondeve financiare të miratuara nga komisioni europian për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit, si një ndihmë tekniko-financiare me afat deri në fundin e v.2006, duhet të jenë të publikuara e me to të njihet çdo shqiptar.

Për të gjitha këto probleme shumë të rëndësishme është e domosdoshme që organet shtetërore dhe akademia e shkencave të bashkëpunojnë rregullisht në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo situatë të shkaktuar nga efektet e ngrohjes globale

About these ads

Të etiketuara:, , ,

10 thoughts on “Shkenca ne ruajtjen e mjedisit

  1. I paemër Tetor 21, 2011 te 10:53 am Reply

    une jam marigleni nga burreli dhe mendoj se njeriu ka shume ndikim ne mjedis dhe ai e ndot shume ate por edhe ka nevojat e tij. prandaj njerz duhet ta mbrojme ate

  2. ASTRITI Tetor 1, 2012 te 9:48 am Reply

    ASTRITI :
    MENDOJ SE PA MJEDIS NUK JETE, DHE DUHET KONTRIBUTI I TE GJITHVE .

    • berku Tetor 7, 2012 te 10:50 am Reply

      po te mos ishte mjedisi ne nuk do te ishim po a nuk po e shihni termocentralet ne kastriot qfar tymy o a p u hek kto na kenmi me mar veq teporzen se nuk kena me u nreq ai to

    • diani Janar 23, 2013 te 5:33 pm Reply

      banja hallall edhe ti o astrit

      • lola Janar 23, 2013 te 5:33 pm

        po zemer e ka te drejt astriti

    • I paemër Maj 21, 2013 te 7:49 pm Reply

      ik o pirdhu

  3. I paemër Dhjetor 16, 2012 te 12:20 pm Reply

    mendoj se njeriu edhe qenia me e rendesishme qe ndikon ne ndotjen e mjedisit pa mjedis ne duhet te jetojm ne harmoni me natyren te kujdesemi per te dhe te shfrytezojm me efikasitet te mirat e saj perndyshe natyra na ndeshkn ne dhe brezat qe do te vjne …

  4. I paemër Dhjetor 16, 2012 te 12:22 pm Reply

    tree is every thing

  5. I paemër Tetor 7, 2013 te 8:31 pm Reply

    ka shume te drejte astriti

  6. I paemër Tetor 7, 2013 te 8:42 pm Reply

    mjedis is green and fresh he has some objects that. . .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: