Parqet natyrore dhe kombëtare të Shqipërisë

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiq (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Berat.

 

Lista e Parqeve natyrorë dhe kombëtarë të Shqipërisë
Parku natyror i Dajtit
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet “Ballkoni natyror i Tiranës”. Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante.
Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.
Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specia e rrezikuar

: Parku Kombëtar i Lurës
Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit “Kurora e Lurës”. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.
Parku “Mali i Tomorrit”
Ka një sip 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.
Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës”
Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi ne europe.
Parku “Llogarasë”
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.
Parku “Bredhi i Hotoves”
Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.
Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij.
Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem, pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë.
Flora dhe fauna

Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.
Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedër etj. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.
Parku “Qafe Shtama”
Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e “Nënës Mbretëreshë” me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që ajo ofron
Parku Kombëtar Zall Gjocaj
Ka një sipërfaqe prej 140 ha dhe ndodhet afro 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e këtij parku është mjaft piktoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit të përroskave.
Parku Kombetar “Prespa”
Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te Shqiperise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.
Parku Kombetar “Butrinti”
Artikull kryesor : Parku kombëtar i Butrintit
Ky park perfshin një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.
Lugina e lumit të Gashit
Kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit. Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë. Shpatet e luginës janë të veshura me pyje dushku, ahu dhe sidomos me halorë. Kjo zonë është strehë edhe për kafshë të egra si ariu i murrmë, dhia e egër, ujku, ketri, shqiponja e malit etj. Zona e luginës së lumit të Gashit shquhet për reshjet e dendura të dëborës. Një ndër atraksionet më të bukura të kësaj zone janë edhe prezenca e kompleksit të liqeneve akullnajore të Dobërdol – Sylbicës, ku gjenden 8 liqene të tilla.
Biza
Pika malore e Bizës, gjendet në rrethin e Tiranës, në komunën e Shën Gjergjit. Largësia nga kryeqyteti është 85 km. Për të shkuar atje ndiqet itinerari Tiranë-Linzë-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Bizë. Ajo është një fushë karstike e ndodhur në skajin juglindor të malit me Gropa. Fusha e Bizës shtihet në lartësinë 1.200 metra mbi nivelin e detit. Ajo është 4 km e gjatë dhe 2 km e gjerë. Ky është një vend mjaft i këndshëm dhe me ajër të pastër. Fusha rrethohet nga shpate mali të thepisura sidomos nga krahu juglindor dhe veri perëndimor. Në perëndim fusha ka forma të zhvillimit të fenomeneve karstike. Fusha e Bizës përshkohet nga lumi me të njëjtin emër, i cili më pas zhduket brenda një shpelle karstike pranë fshatit Val.
Zona e Bizës është e pasur me pyje të shumta, sidomos të dushkut dhe ahut. Në këtë zonë gjejnë strehë kafshë të egra si ariu i murrmë, ujku, dhitë e egra, dhelpra, lepuri i egër, derri i egër, lakuriqet e natës, skifteri etj. Zona karakterizohet nga reshje të konsiderueshme dëbore gjatë stinës së ftohtë.
Biza ka shërbyer edhe për shfrytëzimin e lëndës së drurit. Gjithsesi ajo ofron kushte mjaft të favorshme natyrore edhe për organizimin e aktiviteteve turistike ku mund të përmendim turizmin me çadra gjatë stinës së ngrohtë, skitë në pistat natyrore, speleologjine në shpellën e Valit etj. Zona e Bizës përbën një park natyror, e cila ka statusin e zonës së mbrojtur me një sipërfaqe prej 1.370 hektarë.
Rrajca

Zona e mbrojtur e Rrajcës ndodhet në rrethin e Librazhdit. Format glaciale ku gjendet Rrajca janë të vendosura në shpatin verior e lindor të malit të Shebenikut ku gjendet kompleksi i cirqeve akullnajore të Rrajcës. Në këtë cirk akullnajor janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një atraksion natyror për tu vizituar. Këto liqene kanë një gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi mesatare prej 80 metrash. Ato gjenden të vendosura në lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e asfaltuar Përrenjas – Rrajcë dhe më pas, nga fshati Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë.
Lagunat e Kune – Vainit
Ky sistem lagunor dhe njëkohësisht zonë e mbrojtur gjendet në grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë shpendë ujorë dhe gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sip 235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. Surpriza më e këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sip prej 125 ha në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur hidrofile. Aty rriten shkurre të gjelbërta mesdhetare, liane, shelgje, Frashëri etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunës nga shpendët përmendim rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, çapkat, rosën e madhe krye kuqe etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh, 22 reptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6 lloje amfibësh nga 15 që ka Shqipëria dhe disa lloje gjitarësh. Aktivitet kryesore që mund të zhvillohen janë observimi i shpendëve dhe eko turizmi.
Parku Rinia

About these ads

Të etiketuara:,

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

%d bloggers like this: