Biodiversiteti dhe rëndësia e tij

Çfare është Biodiversiteti ?

Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiverziteti paraqet llojllojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojllojshmërisë duke filluar nga ADN-ja , llojet, popullacionet dhe ekosistemi.

Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara , shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).

Humbja e biodivesitetit si problem global

Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.

Ndonëse kanë kaluar 14 vite që nga nënshkrimi i Konventës ndërkombëtare për Biodiveristetin te mbajtur ne Rio de Janeiro ku nder parimet kryesore te miratuara ka qene edhe “ruajtja e vitalitetit dhe shumëllojshmërisë biologjike te jetës ne tokë dhe përdorimi racional i resurseve natyrore” , problemi i ruajtjes se biodiversitetin vazhdon te jene edhe sot shumë i theksuar.

Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11.4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm ne 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kane ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etape tjetër te historisë se njerëzimit.

Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.

Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në
planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes se llojeve, por më të theksuarit janë: rritja e numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve te pyjeve, tharja e moçaleve, zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidike etj.

Domosdoshmëria e ruajtjes se biodiversitetit

Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:

o Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,

o Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri,

o Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere,

o Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë,

o Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,

o Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,

o Dhe mbi të gjitha vetë Jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti- shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.

About these ads

Të etiketuara:, , , ,

6 thoughts on “Biodiversiteti dhe rëndësia e tij

  1. I paemër Prill 25, 2013 te 4:33 pm Reply

    Ajmdgjmd

  2. luli Maj 22, 2013 te 3:44 am Reply

    Biodiversiteti shqiptar po rrenohet nga pakujdesia

  3. I paemër Maj 27, 2013 te 5:19 pm Reply

    rughemdrgfsdrge

  4. paemer Tetor 23, 2013 te 2:44 pm Reply

    biodiversiteti ne shqiperi eshte per te ardhur keq duhet te kete me shume kujdesje

  5. ai djali Tetor 28, 2013 te 7:55 pm Reply

    vari karin

  6. I paemër Dhjetor 9, 2013 te 1:29 pm Reply

    vk esht kur ngaterrohen role, ku femrat bejn si cuni , sikur kan ato Bolet! Cunat bejn si pidha duke ven canta grash, gjoja per te mbajtur pistoleta dhe Hashash .. Erdhi fundi botes vlla , ktu po behet nami ,Sot qin gjithkush me lek, po pate ballin si Cekani.
    Vk !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: