Ndotja e mjedisit problem serioz

Agjencia Mjedisore e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur Shqipërinë, strehën e disa nga problemeve më të mëdha të mjedisit në Ballkan.

Zhvillimi i tanishëm ekonomik në Shqipëri, ka përparësi më shumë se, çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon hapësira për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi çështjet e mjedisit, problemi qëndron tek implementimi i këtyre ligjeve. Përshembull, Shqipëria ka ratifikuar neëvitin 2000 Konventën e Aarhusit, që u jep të drejtë qytetarëve të marrin informacion për mjedisin dhe të marrin pjesë në vendim-marrje mjedisore, por kjo Konventë nuk mund të zbatohet kur Agjensitë Rajonale të Mjedisit, nuk kanë as numra telefoni fiks ku qytetarët mund të marrin për të kërkuar informacion. Aksionet e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, nuk duhet të jenë sporadike dhe të veçuara, por pjesë e një strategjie dhe e politikave të mirëfillta profesionale.

Problemi i ndotjes së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatura për mbrojtjen e mjedisit, i cili në Shqipëri është mjaft i ndotur, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes së tij. Unë mendoj se çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk po trajtohet ashtu si duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të zërë dhe ralisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. Dhe mendime të qarta për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen ne tij në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi shqiptar është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë. Mungon edhe transparenca, sepse dikasteri përkatës nuk publikon të dhëna dhe konceptet e tij.

Sa kohë do të zgjidhet ky problem? Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur. Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri. Në këtë pikë, shikoj se vazhdon përsëri metalurgjiku të jetë një ndotës i madh i ambjentit dhe nuk shoh asnjë masë të shtetit për të detyruar kompanitë për pengimin e ndotjes që vjen nga metalurgjiku, ose nga fabrika e çimentos. Është një përgjegjësi e madhe e ministrisë që nuk po di t’i imponojë kompanitë që të sigurojë mos ndotjen e mjedisit nga gazrat.

Së dyti nuk po tentohet të pengohet ndotja e mjedisit nga makinat. Nuk ka një politikë doganore që të favorizojë makinat reja. Duke e lidhur edhe eme TVSH-në. Sepse taksa doganore është shumë e vogël dhe të bllokojë makinat që kanë së paku mbi 7 vjet që kanë hyrë në Shqipëri.

Së treti ndotja e mjedisit nga pluhrat me grimca të mëdha që vijnë nga ndërtimet pa kriter. Kompanitë që ndërtojë nuk kanë asnjë detyrim për të krijuar një punë me një ndotje sa më të vogël të mejdisit, përkundrazi baltrat dhe pluhurat janë të kudogjendshme. Nuk ka asnjë interesim të ministrisë për detyrimin e kompanive që të zbatojnë të gjitha normat që duhet për mbojtjen e mjedisit. Punimet kryhen në kushtet e trafikut në rrugë.

Së katërti ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë masë sensibilizuese ndaj opinionit publik.

Së pesti ndotja vjen edhe nga materiale qe kanë mbuluar lumenjtë dhe pyjet në Shqipëri. Nuk sheh asnjë masë për t’i mbledhur dhe për krijimin e impjanteve. Problem serioz është edhe problemi i erozionit të lumenjve. Ne po shkatërrojmë lumenjtë dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me mjedisin. Nuk shoh një vullnet dhe qoftë një zbatim të masave që mjedisi jonë të mos vazhdojë të shkatërrohet, ashtu siç po ndodh çdo ditë.

About these ads

Të etiketuara:, ,

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: